Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)


Postuar nga Mbreti_ILI datë 01 Gusht 2005 - 14:12:

Mendimet E Kota !!!

MENDIMET E KOTA

Sa keq e ndjej vetën ,
tash,në këtë moment!
Nga mendimet e kota ,
dojnë t'më dalin mendtë.

Mendime të panevojshme ,
mendime të harresës.
Veq mendime të kota ,që mbysin ,
edhe atë fije të hollë ,të shpresës.

Mendime dhe mendime ,
asgjë tjetër,s'kam në botë.
E di se,nuk janë asgjë më tepër,
përveq,se një veprim i kotë.

Por ,kur mendoj t'iu dal në fund,
mendimeve të kota.
Ndoshta do të befasohesh,TI,
e ndoshta edhe... tërë bota!!!

Ah,mendime të kota ,
pse më gjetët mua?!
E shihni edhe vetë ,që ,
unë nuk ju dua .

Shporruni,ju lutem,
së paku veq një natë .
Që,gjumin mos t'ma prishni,
dhe të flej rehat.


  Gjithsej 25 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.