Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Si mendoni a duhet apo jo te liberalizohen universitetet ne shqiperi....?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9022)
Si mendoni a duhet apo jo te liberalizohen universitetet ne shqiperi....?!
5 Gusht Pas përfundimit të procesit të votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, partitë më të mëdha të vendit propozojnë njëra liberalizimin e universiteteve dhe tjetra çeljen e tre universiteteve të reja publike.
Të dyja këto propozime konsiderohen si të domosdoshme dhe si indikatore zhvillimi për Arsimin e Lartë nga vetë këto parti.
Propozimi i parë, ai i liberalizimit të universiteteve, ka hasur me sa vërehet në pak mbështetje dhe më tepër hezitim nga drejtues të universiteteve dhe fakulteteve publike. Duhet thënë se ky propozim bëhet jo pas përpunimit dhe ekzekutimit të disa reformave nga partia që po merr pushtetin, por si mbajtje e një premtimi elektoral, i cili për momentin, veç se dëmton Arsimin e Lartë.
Së pari, universitetet shqiptare vuajnë nga mungesa e infrastukturës si në aspektin e ambienteve dhe në atë mësimor, duke ndikuar në nivelin e cilësisë së procesit akademik brenda këtyre institucioneve. Vihet re qartë se kjo gjendje e ndërthurur dhe me një vendim për hapjen e universiteteve për çdo individ të interesuar, pa përdorur ndonjë filtër seleksionimi, shumëfishon problemin e infrastrukturës dhe, gjithashtu redukton akoma më tepër cilësinë e atyre universiteteve, ku ideja e liberalizimit do të aplikohet.
Së dyti, është e njohur që një tjetër arsye që arsimi ynë i lartë nuk i përgjigjet plotësisht nevojave të tregut të punës dhe gjithashtu cilësisë së njohurive të nevojshme është dhe ai i nivelit të përgatitjes së stafit akademik, si në Tiranë dhe në qytetet e tjera universitare. Përgatitja akademike dhe pedagogjike e stafit mësimdhënës dhe kërkues, është një faktor kyç në mbarëvajtjen dhe arritjen e qëllimeve të institucioneve të Arsimit të Lartë.
Hapja e universiteteve dhe një prurje e madhe studentësh si pasojë e kësaj do të thellonte akoma më tepër këtë problem, duke ulur ndjeshëm mundësinë e studentëve për t’u shkolluar me cilësi. Edhe pse propozohet se komuniteti i stafit akdemik do të rritet në kuadër të liberalizimit, një gjë e tillë përveç buxhetit kërkon edhe kohë në mënyrë që të përthithen individë, të cilët mund të transmetojnë dije dhe jo të tillë që i bashkangjiten këtyre institucioneve për të marrë një pagesë.
Në këtë moment lind një pyetje, a mund të sigurojë pagesa e kënaqshme për një pedagog po një punë cilësore prej tij? Eshtë e njohur ndoshta dhe nga çdo student, që greva e stafit akademik në nëntor-dhjetor të vitit të shkuar, përveç rritjes së rrogave të këtij stafi, nuk pati as impaktin më të vogël në cilësinë e procesit akademik.
Ky eshte nje shkrim qe ka botuar nje shoku im ne nje prej gazeta ... .
Nuk e di nqs eshte hapur kjo teme por,nqs keni ndonje mendim....?!
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.