Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- te shkruash a te mos shkruash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9218)


Postuar nga orig datë 22 Gusht 2005 - 08:10:

te shkruash a te mos shkruash

Mekat i shenjte

Mekati yt shtojzavallja Eve
farfurin nuance e blerte gjethesh lemuar
mbi majen me te larte te cdo palme buze detit.

Luhaten qiejve te perjetsise
mbi djepin e cdo moshe
endrrat e pavdekshme te tua
lindur neper shekuj
brigjeve te diellit, praruar

Ne mund te quhet mekat
te thuresh gershetin
me duart e jetes
me mire shtojzavallja Eve, Hyjnia te mos kish krijuar,
Oh jeta jote, gjendra e dhimbjes se lindjes,
bymehet , me lote lumturie qesh e qan,
asnje shtrat burreror, nuk duron , vujatjen e vazhdimesise
eshte peshe e rende , mbi shpatualla dot nuk e mban
Ja pse mekati qe te veshen me dredhi si qyrk,
per ty grua ,sa here dashurise tende i folen me perbuzje
ngrihet mbi cdo akuze njerzore
qe mbart mendimi mjeran.

Shtojzavalle -grua mos mallko gjunjet
vetem nga egersia e nje fjale 'mekat"
qe varur ta kane si ikone e nencmimit
mbi shtratin tend , ku ardhmeria fle cdo nate.

Ti arome livandoje , mbjellur
ne kopshtin e perjetsise
push pjeshke me prekje nazike
mbi nje pelhure te kadifenjte
ti kenga e mjelmes , qe cdo shpirti
i dhe rrenqethje
deshira per te rilindur ,te vjen nga pafundesite.

Ti mekatare qe vrapon si nje baresh e marrosur
fushave te pamata te universit
te zaptosh prej krife , kalin e jetes,

Je me i bukuri
je me i magjishmi
je me i bekuari kafshim
qe iu be molles se tundimit
nga e shtrembta brinje,
mbi truallin ku me te njejten gjuhe flet
dhe jeta , dhe vdekja
Grua
ti suvenir pa cmim ne sy te botes
mal mijravjecar, ish udha e vuajtjes
pershkuar ne ecjen tende ,
shtresave shkembore me te perpjeta .

Zeusi permes dashurise per njeriun
hiret te mbuloi
me me te pasfidueshmin
petk mekatar ,
nje filiz vazhdimesie mbi preher te mbolli
e ne vesh te fshehten e tij te peshperiti:

Bija ime bekimin tim ne shpirt ta treta
mbi trupin tend per sa te rroje gjithesia
ne kopeshtin tend eternal, me ze foshnje,
preludin e rilindjes, do te kendoj jeta.



Lote ikjesh

Ikja tashme ka marre intinerarin e gjate te udhes ,mike
relike e lote presin brenda ne kutija kartoni, nisjen
ne cdo cep te dhomes mbreterin do te ngreje heshtja
paketuar jane ditet-netet e tua qe kane shkuar
zermra ne gjume trishtimi do me bjere nga e jotja mungese
me mallin si jastek me boshllekun tend mbuluar.

Sa shume enderruam e sa pak na ofroi jeta, mike
ne lindem ne nje kohe kur mjerisht dhe ajri blihej
o brez i djegur i traseve , se enderruari nuk rreshte
edhe pse me qiejt e kycur ,nder pranga dhe dielli e hena
ku mjalti skish nektar e uji jetes s'kish te emblen shije

Fshiji lotet me mallin e hidhur qe le pas ndarja,mike
shpirtin mbuloje me penuarin e lumturis, se mes miqsh
dashuria mbijeton ,ne muzgjet e harrimit shperndare dherave,
nder syte e tu yllesine e sinqerte te buzeqeshjeve dua te kujtoj
si eren e mbremjes qe ngre keshtjella vorbujsh me gjethet e endrrave .


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.