Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 09 Tetor 2005 - 22:49:

Poezi Dashurie Të Shkruara Me Lotë E Dhembje...

-------------------------------------------------------------------------------------
( Loti dhe dhembja janë simbole të dashurisë për mua që më mbetën si kujtesë e vjetër për ty...)





KAM ËNDËRRUAR...


Kam ëndëruar shkëlqimi i dellit të jesh
Urata ime kurrë nuk u plotësua
Shpresat e mia i ngulfate përgjithëmonë
Ti kur ishe kalliri i papjekur në rini
Ulërima jote malet i shurdhëroi
Adhurimin tim padashje e përdhose
Rëra nga deti në shkumë u shëndrua
Dielli e humbi shkëlqimin e tij
I hubmur në thellësin e qiellit
Lulja më e bukur mbeti në shkretirë
Eh sikur të lindësha edhe njëherë
Natyrës bukurinë do t’ia shtojë
Ëndrrën e ëndrrës do t'a rikthejë
Sërish dielli shkëlqimin do ta kishte
Sonte do të kënaqem me rreze të hënës
Imagjinatën e parealizuar do ta imagjinojë
Me te tërë natën do të qëndrojë
E në mëngjesë ta fillojë jetën e re.


Lexoni vetëm shkronjat e para vertikalisht dhe do ta kuptoni...



** ** **



ISHULLI I DASHURISË


Ditë e bukur vere
Më mashtrove edhe kësaj here

Oh i madhi Zot deri kur do të më mashtrosh
Athua je ti ai që edhe lumturinë do të shuash?

O i madhi Zot kur do të të harroj?
KURRË, KURRË, KURRË!

Me ty më qeshte zemra
Edhe kur ajo qante...

Me ty më ngrohte dielli
Edhe kur biente shi...

Ty të besoja,
edhe kur më gënjëjshe...

Me ty bisedova,
edhe kur ëndërrova...

Me ty isha më e lumtura në botë
Tash pa ty mbeta si jetim i shkretë
Vetëm me dhembje e lotë...


** ** **


SYTË E TU...

TI MË THE HARROI SYTË E MI
SE NUK KANË MË PAMJE NJERZORE,
TI MË THE HARROI SYTË E MI SE MË TRISHTOJNË.
E UNË NUK DUA T'I HARROI;
I KAM DASHUR SYTË E TU
EDHE PSE NUK
KANË PASUR KURRË SHIKIM NJERZOR!

VETËM SYTË E TU
SONTE DUA T'I PUTH O SHPIRT,
E T'I KTHEJ VITET PAS,
VITET QË T'I KAM KUSHTUAR TY,
VITET QË U DHASH SYVE TU DRITË...


I DUA SYTË E TU DHE NUK TRISHTOHEM
T'I SHIKOJ SIQ MË THUA TI,
AS TASH E AS KURRË,
SE E NJOH ATË SHIKIM...
MOS MË THUAJ T'I HARROJ,
SE KURRË NUK MUNDEM!


** ** **


MOS MË IK ME ERËZËN E MALIT


Thurret ëndrra me pamjen mbi bar
Me rini gazmore e me ëmblësi
M'u në mes të saj me shfaqet ai si ylli i parë
Më afrohet me trëndafil në buzët e tij qershi
Duke derdhur buzëqeshjet si stoli me ar
Në skajin e blertë që e lan pasdita me shi
Tash nga kopshti përhapet bukuria e paparë
Mbulon apolloninë e rrënuar e hallin e strukur
Si lulet e fushës djerrina e ara
Hapet çdo shteg i ëndrrës e ai vjen
I lehtë flutur...

I dal unë përpara
A erdhe...
Ai më thotë po shkoj tash
I them zë pak vend në këtë çerdhe
Më thotë ai po unë të pashë...

E merr udhën ai bashkë me erën
Me shpresë se do të kthehet
Do të më kesh pranë thotë me pranverën...
E posi qelqi nga gur i një çapkëni ëndrra
Më thehet
Ai tretet në elegjinë time hipur në erëzën
E malit...
Mbetet ah ...mbetet heshtja në kullën time
Të bredhë
Ta ruajë anën e zezë që i shkakton gocës ikja
e djalit
Ta ndezë e t'i japë figurës me një derdhë
Më mbetet koka mbështetur në faqen
e fatit të zi
Me shikimin kah rëra e pafund që mbush
shpirtin tim të ri...


** ** **


S'MUND TË VIJ ME TY


Ti më vjen mbështjellë me kinda paqartësie humbur
E më sillesh krekosur si noti në sheti
I fërkon sytë të më gjesh mua lart...

Shikon papërcaktueshëm ti
Po e shoh se s'ta kap syri yllin e mëngjesit
Ende sillesh kohëve të kuqe
E më flet për bukurinë nga rruga
Pastaj më fton të rrimë
Me fjalët e zbrazura të dua
Hajt të pushojmë nën hije të arrës
Më thua
Derisa je i zënë me varrimin e viteve
Rrugëve të verbëra të botës
Ti më fton nëpër evropë
Ta bëjmë një sheti vetëm ne dy
Nga Gjermania ta mbrojmë Atdheun
Ndoshta do të dëshpërohesh sy shkruari im
Por unë s'mund të vij me ty
Shkova mbi këtë re të bardhë
T'i shoh gjurmët e kadmit plak
Atje të shkoi koha më ka ardhë...


** ** **


KËNGË MALLI


Unë erdha atje,
por ti nuk ishe…



Zëri yt si akord violine
pat humbur në shushurimën
e gjetheve të fundit



Uji i lumit vuvurinte
si një sinfoni e trishtë
dhe gurët që rrokullisëshin nëpër të
dukej se godisnin dhembjen time...



Unë erdha atje,
por ti nuk ishe…



Shëtiste brigjeve veç vetmia ime
duke kënduar këngë të përmallshme
me një timbër si të zërit tënd.



Unë erdha atje,
Erdha!
E ti më nuk ishe...



** ** **

( Vetës)



THYERJE


-Do të vazhdosh të derdhesh ende ata lotë
derisa shpirti të të thahet si gjethe vjeshte
mbetur mjeranë maje një peme
në rrezik për ta rrëmbyer një erë parandjenje?!



-Ndihem bosh
as s'kam parandjerë, as s'kam ëndërruar
thërmuar mijëra copa si kristal i thyer
ngado shoh vetëvetën të pasqyruar...


** ** **


DUKE TË TË PRITUR


Miliona shekuj këngët i këndova
duke të të pritur
i vura notat në pentagramin
e dashurisë
për të hedhur valle
në përjetësi
me shpirtin e njomë përbrenda

Shtatë palë ëndërrat i thura
e ish'thura
nën hijën e mungesës tënde
qielli sikur përgjysmë u qa
merr flakë të gjaktë
ditët i palosa plotë me mallë
në mendje pikturova shpirtin tënd

Mëngjeseve të bardha
duke të pritur
gjurmët e fantazisë më shpjerën
deri te gjokset e guacave
i m'plaka netët e vetmuara
bashkë me margaritarët.

Duke të të pritur vetëm ty...!?


** ** **



PRITJA NË HESHTJE


Në këtë natë pa gjumë vetëm heshtja më shoqëron ,
humbas në kujtimet e mia e zemra ty të kërkon ...
Të thërras ty i dashur e më përgjigjët heshtje:
pra , shoqërohemi ne dy,
heshtja dhe unë ... vetëvetja !...

Shoh hënën në qiell dhe rrezet e saj s'i shkëlqejnë,
unë i lusë ato që ty të të gjejnë ...
E lusë te bukurën hënë një dëshirë të ma plotësojë ,
që të dashurin tim pranë t'ma dërgojë ...

Papritmas hëna u zhduk humbi edhe ndriçimi ,
e unë kisha harruar se po vije agimi .
Agoi mëngjesi kudo zbardhi drita ,
me rrezet e diellit i dashur të më vije të prita!...

Por kotë të prita se ti nuk erdhe ,
e unë mbeta e vetmuar si një zog shtegëtar,
e mbyllur në çerdhe...
Prapë shoqëria e vjetër pritja , heshtja ...
dhe unë ... vetëvetja !...
E unë sërish pyes vetën në vetmi,
vallë , kur do te bashkohemi UNË dhe TI ?!...



** ** **



NETËVE TË ÇMENDURA TË VERËS


Sa herë në netët e çmëndura të verës,
Kemi ëndërruar për gjëra që kurrë nuk do t'i arrijmë.

Sa herë në netët e çmëndura të verës, kemi ecur nëpër rrugë të magjishme,
Që treteshin me shkumë pas hapave tanë,

Sa herë kemi shëtitur lakuriq nën shiun xixëllues të yjeve,
Netët e çmëndura të verës.

Të kujtohet kur flinim bashkë ato netë të mrekullueshme?
Puthjet e nxehta që ngjanin si petale mbi trupat tanë,
Gishtërinjtë e lodhur nga eksaza, që diçka kërkonin nën gjunjët e dashurisë,
Mushkëritë e mbushura plot me ajrin e kristaltë të përjetësisë së panjohur,

Dhe troku i lodhur i yjeve, që ndihej diku larg nëpër natë,
Gjithmonë dhe më i ngadalshëm, më i ngadalshëm më i ngadalshëm...

Ah ato netë,
Kemi prekur gjëra të magjishme dhe të palejueshme
Nën dritën e argjendtë të hënës,
Jemi shtrirë në bregun e detit,
Dhe e kemi lënë atë të na përqafojë me dallgët e ebanozta,
Që të mundnim të kuptonim misterin e pfund të vdekjes.

Sa të frikshme,
Por dhe sa të ngrohta, të magjishme,
Transparente dhe shkëndijore ato përqafime,

Të ndiesh se brënda trupit tënd,
Fshihet një shpirt i heshtur por i gjallë,
Që merr frymë me shpejtësi dhe padurim nga ankthi i të panjohurës,

Të ndiesh se brënda zemrës tënde fle një zemër tjetër,
Akoma më e madhe dhe mrekullisht e bukur,
Që rreh vetëm në çastet e mistershme të dashurisë dhe të ringjalljes,

Të ndiesh se jeta nuk ka vetëm formën tënde,
Ajo ka formën e heshtjes, yllit,
Ose të fijeve të barit, që mund të jesh dhe ti nesër,
Dhe sido që të ndodhë, ti do të jesh i pavdekshëm.

Të mundesh të kuptosh të gjitha këto dhe të buzëqeshësh,
E pastaj të shtrihesh e të flesh me çiltërsinë e një fëmije,
Duke u bërë gjithmonë dhe më i pastër, më i thjeshtë e hënor,
Si një flutur e madhe e kristaltë.

Ah, ato netë të çmëndura të verës...


** ** **


NËN SHI


Një natë kam qënë e trishtuar,
E fshehur në një pus të errët.
Atë natë ti nuk ishe me mua.

Të prita.

Gjithnjë dhe më e dendur rrjeta e trishtimit në sytë e mi,
Gjithnjë dhe më të kuqe gjethet që binin.

Të prita.
Nuk erdhe!

Shiu binte e binte papushim,
Thoje se qindra xhuxhmaxhuxhë të vegjël suitjanë,

Nga qielli i ftohtë,
Derdhnin kovat e tyre mbi fytyrën time të ngrirë.
Pastaj lëkura e pemëve u bë e bardhë,

Pastaj dhe bari,
Pastaj dhe frymëmarrja ime u bë e bardhë, e bardhë,
Sikur të isha në një natë të mallkuar fantazmash gotike,
Ardhur nga ëndrrat e frikshme.

Ora kaloi,
Ti nuk erdhe.

Xhuxhmaxhuxhët ikën të trembur,
Zogjtë u futën në foletë e tyre dhe ranë të flenë pranë e pranë.
Në ikje, shiu binte mbi supet e mia, i rëndë, i rëndë...
E ti nuk më erdhe
Por ndashtë!



** ** **



PSE KËSHTU?


Lamtumirë për herë të fundit
Kthe kokën edhe njëherë
Më kurrë s'do të takohemi
As në vjesht e as në pranverë
Lamtumirë kur t'më thuash
Dorën fort shtrëngoma ti
Mos harro t'më vërshtrosh
Edhe njëherë drejt në sy...
Lamtumirës po i afrohet
Qasti i fundit i së vërtetës
Kisha dashur në atë moment
T'i them lamtumirë edhe jetës
Kurrë se kam menduar
Këtë çast të rëndë e tragjik
Kurrë s'do të kisha besuar
Se ty të kam vërtet armik
Pasi që nuk më dashurove
Përse më plagose
Me shigjetat e dashurisë
Përse ma more gëzimin
Përse m'i ndalove
Ëndrrat e rinis
Askush në këtë botë
Mos përfitoft
Kesi fati të zi
Ndërsa ti u përvlofsh
Me tjetren dashuri
Nuk do të ketë më fjalë
Që shpirtin tim
Të ma ngushlloj
Më mirë tashë të vdes
Se sa akoma
Të jetoj.!



** ** **


NJË NJË ÇAST MALLI ...

Sa shumë mallë, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë i dashuri im... Sonte ëndërrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjetër, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhelë... Vallë ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRËSH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË? Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mallë e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lotë pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do e mbylli brenda në shpirtin tim dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty....!!!


** ** **



VETËM TY SYTË E MI DO T'I FALI....


Ti je një lotë që pikon në mua,
Ti je një lotë i nxehtë valë,
Një lotë i patharë që shumë e dua,
Kur pikon çdo dhembje m'i n´dalë...

Ti je lotë me plotë hidhërim e gëzim,
Cdoherë pikon i bukur si kristali,
Që kurrë s'pushoj në syrin tim,
Vetëm ty sytë e mi do t'i fali...

Ti je një lotë shumë larg nga unë,
Nga sytë e mi kurrë nuk u trete,
Ti je ai loti që e dua shumë,
Në zemër gjithmonë më mbete...!!!


** ** **



" TI JE LOTI QË MUA M'I LANË SYTË "


Ti je drita që natën ma bën ditë,
Ti je loti që mua m'i lanë sytë,
Ti je larg si një ë´ndërr që më vjen,
Zemrën time pa pritur e rrëmben...

Ti je një lotë i vetmuar për mua,
Ti je një lotë që në sy më ndalet,
Ti je lotë zemre që kurrë nuk u shua,
Vetëm ty tash zemra të falet...

Më fal se ndoshta po të lëndoj,
Me fjalët që tani po t'i shkruaj,
Me këtë vetëm deshta të tregoj,
Se kur të takoj ty harroj që po vuaj...!



** ** **



" SI S'TË DUA PAK MË SHUMË..."


Unë të dua përtej vdekjes,
Ashtu të dashuroj unë,
Edhe prapë s'ia fal dot vetes:
"Si s'të dua pak më shumë..."

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis një jetë tjetër,
Ti që më rri mes engjujve:
"Si s'të dua edhe pak më tepër..."



** ** **



"MË FAL QË TË DESHTA DHE TË DUA SHUMË..."


Cdoherë të thash se shumë të dua
gjersa një ditë ♥ zemra t'u ndal
ty papritur të mori vdekja
e unë mbeta pa të bërë hallall!

Më fal që ende unë ty të dua
më fal që tash vdekjen edhe unë kërkoj
por kështu te Zoti i madhë qenka shkruar
se veç e vdekur mund të të harroj!

Për çdo mëngjes kur nga gjumi zgjohem
emrin tënd të bukur e thërras
e di se tash gjindesh në një botë me shumë lule
e kjo më bën që unë vetveten ta vras!

Më fal që pas vdekjes tënde
tani për ty që po shkruaj
por zemra ime s'pushon dot
sepse e ka vështirë të mos vuaj!

Më fal që të dashurova tepër
dhe tash më afër s'të kam
se di, pse më le mua n'këtë botë vetëm
sa shumë deshta edhe unë pranë teje të jam!

Më fal që s'jam tash atje me ty
por kështu qenka shkruar
ti pa mua në atë botë
e unë këtu pa ty më mungesën tënde duke jetuar
me plotë dhembje e lotë!

Më fal...?!



** ** **



"LULJA"


Një lule e mbolla
dhe me lotë e ujita,
më shumë vaj e vuajtje
lulën në kopsht e rrita.
Lulja ngjyra ngjyra,
për çdo ditë po rritet
nga dashuria që ka për ty,
e mua s'po më pritet!
Lulja veç po rritet,
fare s'po më kupton,
thellë në zemrën time se çka po më mundon?
Atë lule do ta rriti, do e bëj të madhe,
do të rri edhe unë akoma në pritje,
me plotë mërzi dhe halle,
edhe pse kjo lule s'më kupton dot,
por unë do vazhdoj ta rrisë,
do vazhdoj ta ujisë,
me dhembje e lotë,
s'do lejoj që të vyshekt kurrë,
edhe pse u vyshka unë...!!!



** ** **



NJË LULE PËR TY...



Që atë ditë
një lule e mbjella vetëm për ty...
thellë në trupin tim
edhe thellë në zemrën time tani.
Veç nga gjithë tjerat
në kopshtin e saj
ku lindën kujtimet, dëshirat
ëndërrimet...
E ti nuk e beson dot
s'e beson dot asnjeri
sa e ndjejë, si më vije
si më deh aromë e saj
njomur nga Lotë Dashurie...
E unë çdo çast, çdo natë
me rrahje zemre pres, dëgjoj
kur do të vish i dashuri im
lule e shpirt ty t'i dhuroj
ty Engjull i jetës sime
plotë shpresë e gëzim...
Ty që shumë të dua
ty shpirti im
vetëm ti je për mua
me ty dua të jetoj edhe në amshim...!



** ** **


"S'MUND TË SHKRUAJ LETRA DASHURIE"


Larg jemi sa larg
Një kohë në mes na ndan
Vijat e fytyrës sate s'i qartësoj në kujtesë
Njerëzit që i duam s'i parafytyrojmë dot
Bëj të të shkruaj letra dashurie
Por fjalët mikluese më mungojnë
Sikur çdogjë më duket kot
Bën të ftohtë
Të veshura fjalët trashë me petkun e ashpër
Si dimri që futet pabesisht nën palltë
Të ndjej çmendurisht të ndjej
Fjala " të ndjej" nuk më mjafton
Sa borxh u kam ngelur fjalëve plaka e të harruara
Andaj kur më duhen nuk i gjej, t'u ngjes flatra
Te ti t'i nis
S'di
Ka kohë që nuk shkruaj letra dashurie tani...!?



** ** **


SHIKO...


Shiko... kush të erdh në derë,
Unë mikesha yte, përjetë!
Nuk erdha të të ngushëllojë,
Por vetëm me të përshëndetë!

Shiko... kush të erdh përsëri,
Jo nuk kam ardhur të të kërkoj mëshirë,
Por vetëm të të shoh ty!

Shiko... kush troket pa ndalur,
Të kam thënë të kesh durim,
Se një ditë kam për të ardhur,
Përveç nëse më merr rruga e pakthim!

Shiko... edhe njëherë,
Nëse është hera e fundit,
Dhe më trego a të të pres, a po jo,
Pastaj ma jep ilaçin e gjumit?!

Shiko... si shkoj nga kjo botë,
Pa asnjë frikë nga VDEKJA,
Pasiqë më shumë më pëlqenë kjo,
Se sa pa ty, përplotë t'më është JETA!



** ** **


QETË...


Më erdhe qetësisht,
pa trembur heshtje.
pa bërë zhurmë.
Ishe ëndërra ime e bukur
që vetëm një herë e ëndërrova,
ëndërra ime e shkurtër!
Pastaj ti mbarove,
gjumin ma prishe,
shkove dhe ike...
ashtu sikur që erdhe edhe në heshtje,
pa trembur njeri,
pa trembur heshtje.
Gjithçka tëndën more me vete,
vetëm kujtimin dhe mallin ma le mu,
erdhe dhe ike përsëri,
pa asnjë fjalë apo shpjegim,
më le ashtu në heshtje sikur të shkretë me lotë në sy!
Sikur të kthehesh edhe një herë ashtu në heshtje,
oh sa do të du...?!


** ** **



"VIJAT PARALELE DO ZHDUKEN"


Sot e ndjejë edhe më mirë
pse ende rendi pas
vargjëve të pashkuara
të këngës së ëndërruar,
për ato duar, për ata sy
për atë hijeshi plotë madhështi...
po, po tani e dijë pse
dhe do të rend unë ende
që diellin t'ia marrë ditës
e hënën natës së vonë
të bëj dritë pranë vetes
derisa të nxjerrë nga shpirti
thellë nga brendia
në pentagrame
notat e këngës së nisur
për ty...
Do t'i shkruaj, sigurisht
edhe pse asnjëherë
nuk do të dëgjohet ai zë
i këngës së heshtur
sepse ashtu, njejtë
në heshtje të dashuroja ty unë...
E një ditë
do të mbeten vetëm si hije
pentagramet
e vijat paralele do zhduken
larg njëra pa tjetrën
njejtë sikur do të tretet
dora që i ka shkruar!
Vetëm laps e letër do ngelen si sot
mbuluar me pluhurin e harresës.
Ndoshta ti do mund t'i lexosh edhe atëherë
edhe atëherë...!
Vetëm t'i lexosh... ti
sepse zëri im i ngjirur nuk do të dëgjohet më...




** ** **


NDOSHTA JETA...


Dhëmbja më thotë
se përherë do të mbetesh
vetëm një ëndërr për mua
vetëm një shpresë
një lotë
që ti nuk deshe
të ndalësh dotë.
Dhe këtë që ti ndeze në mua
këtë shkëndijë
nuk mund ta shuaj asgjë
as loti i njomë
as dhëmbja e madhe
as ky largim
mund ta shuash vetëm ti...
Për mua përherë do të mbetësh
ai... që ishe
edhe pse dje të njoha
që të dua sot
ngase zemrën time të zbrazur
ti e mbushe plotë...
Vetminë s'mund ta heq
as dhëmbjen s'mund ta ndalë
shpresat s'do të pushojnë
as me kohën
argësinë
atyre u mbetet të bëjnë ballë...
Atëherë desha të ta them
vetëm të vërtetën që mësova
se me ty...
një minutë do të thotë
më tepër se një jetesë
pa dhëmbje e lotë
e plotë shpresë...
Dua të ta them
për mua mos u brengos
ndoshta jeta do t'më do
edhe mua një ditë
ndoshta...!?



** ** **



ËNDËRRA E BASHKIMIT


A më humbi mua vallë...
Ëndërra e bashkimit,
Ëndërra e dashurisë
Nga jeta e mjerimit!
A më humbi mua vallë...
Ëndërra që unë e kisha,
Tërë jetën e gjatë
Vetëm me ty të isha...!
Ndoshta... kjo ëndërr ekziston...
Ndoshta edhe ti mua ende më don...
Por unë këtë ende nuk e di,
Se nuk më ke shprehur dashuri?!
Le të ndodhë, si të ndodhë,
Ashtu si Zoti e ka shkruar,
Nëse është shkruar që unë të vuaj,
Prapë se prapë kam me u pajtuar.
Nëse është shkruar të jetoj pa ty,
Do të të jetoj me kujtimin tënd,
Por do të jetoj me lotë në sy,
E sikur ty s'do ta dua kurrë më askënd!
Vetëm një gjë, ta mbash në mënd...
Se sikur ty s'do ta dashuroj më askënd.
Pa ty do të mbes derë e mjerimit,
Duke e parë ëndërrën e bashkimit...!?



** ** **


Ti Je Ai Që Për Ty Gjithçka Bëjë

Ti je ai që për ty e jap dhe jetën,
Ti je ai që të dua më shumë se vetën!
Ti je ai që jeton në zemrën time,
Ti je ai që më mbanë në kujtime...

Ti je ai që të dua me zemër,
Ti je për mua i vetmi emër,
Ti je për mua e vetmja shpresë,
Ti je ai që për ty do të vdes...

Ti je ai që për ty gjithçka bëjë,
Ti je ai që çdo natë të ëndërrojë,
Ti je ai që më rri në mendime,
Ti je ai që e shuan zjarrin në zemrën time...

Ti je ai që kurrë s'do të të harroj,
Ti je ai që për ty do të jetoj,
Ti je ai që unë shumë të dua,
E vetmja zemër që më përket mua...

Ti je ai që nuk të harroj kurrë,
Ti je ai që të du përgjithmonë,
E jo për avanturë,
Ti je ai që unë shumë të besoj,
Ti je ai që për të cilin mendoj...

Ti je ai ëndërra që më shoqëron,
Ti je një lotë që nga sytë e mi pikon,
Ti je dielli që mua më rrezonë,
Ti je i vetmi në këtë botë, që zemra ime të dashuronë...



** ** **


SA MË MUNGON BUZA JOTE...


Ishte nata jonë e fundit , kur më the se më s'të dua,
prita se do të rridhnin lotët, por s'pat lotë në faqet tua,
dhe s'të erdhi keq për mua.
Ishte natë dhe shiu binte , shumë n'gadalë dy fjalë i fole,
me dy fjalë ti ma vrave zemrën dhe shpejt ike u largove, krejt çka pata ti m'i more.
Sikur njëherë të flisja, s'dua më asgjë tjetër prej kësaj bote,
sikur veç të më kuptoje, sa më mungon buza jote,
që s'po mund ta puthi sonte...!?



** ** **


S'PASKA MË RËNDË NË JETË!


S'paska më rëndë në jetë,
se të vuash me shpirtë,
s'paska më rëndë në jetë,
se me falë zemrën shpejtë!
S'paska më rëndë në jetë,
se të vuash me zemër,
s'paska më rëndë në jetë,
se ta duash dikënd dhe mos ta kesh afër!
S'paska më rëndë në jetë,
se një zemër të digjët prush,
dhe këtë ta di e gjithë bota
e zjarrin mos ta shuaj askush!
S'paska më rëndë në jetë,
se të jetosh me mallë,
atë... që e do shumë s'mundesh ta kesh pranë,
e zemra ngadalë me t'u kallë!
S'paska më rëndë në jetë,
se një zemër të thehet,
s'paska më rëndë në jetë,
kur dashuria prapa më s'të kthehet!?


** ** **



JETA NË MËRGIM


Jeta në mërgim, jetë e mirë, luksoze,
Por për shpirtin tim është vetëm denim,
Shumë vuajtje kam dhe zemra më është nervoze,
Me shpresë se vjen dita për ne dhë për bashkim...

E dashura vendlindje, shumë larg jam prej jush,
M'u si në shkretirë, në një vend të mirë,
Por i shkretë,
Kur njerëzit s'na duan, si të ishim askush,
Dhe i gjalli vllazërisht s'na përshëndetë.

Jo, këndej s'frynë flladi i pranverës,
Si në vendin tonë Kosovën e gjerë;
Që përgdhelë nëna fëminë në pragë të derës,
Dhe atje, e di se dikush më pret në derë...

Cdogjë para nesh, është nemecë e s;na flet,
Sikurse dhe këto vargje që i shkruaj...
Me fjalë të ëmbëla, këtu askush s'na pret,
Pse jam Mërgimtare në vendin e huaj...
Pse në Ferizajin tim s'mundem e lirtë të vdes...?!


** ** **


PËR DY JETË...


Ah! ...e ndjejë,
në thellësinë e shpirtit
se aq më shumë që më largohesh
edhe më afër të kam.
Por në realitet, jo afër,
ne jem gjithëherë bashkë,
në çdo çast të kësaj jete
që aq ashpër po më lëndon!
Ne ishim dhe jem bashkë
edhe në ëndërrat e mia të netëve të gjata
e pa gjumë.
Dhe tani e pyes veten quditshëm:
" Vallë, deri kur kështu
zemra ime do të rrah
për dy jetë,
për mua dhe për ty...?! "
Edhe pse zemra ime nuk më flet
nga heshtja saj kuptoj
fjalën e fundit sikur më thotë:
" Unë vetëm ashtu dua,
sepse vetëm ashtu mundem,
asnjëherë ndryshe..."!


** ** **



TI S'E DI...!



Edhe sonte
dua që t'më vish ti,
të trembësh heshtjen e thellë,
që shpirtin ma ka plakosë,
dua që dorën tënde fort ta shtrëngoj,
ta mbaj në dorën time
dhe të them se unë po jetoj...
Por ti se di,
sa lumturi më sjellë qenia jote
edhe pa të prekur,
jo, ti këtë nuk e di!
Sikur që nuk e mësove asnjëherë,
që për mua
vetë jeta je ti,
vetëm ti...
Jo, ti nuk e di,
ndoshta as s'do ta kuptosh kurrë,
që të deshta dhe do të të dua edhe më shumë...!


** ** **


A E DINË...

A e dinë sa lotë, në faqën time janë tretur,
A e dinë sa fjalë, pa t'i thënë më kanë mbetur,
A e dinë sa lule janë qelë dhe janë tharë,
A e dinë se kam jetu me ty, edhe pse s'të kam parë!
Jam e ftohtë si dimri që s'mbaron në male,
Se ti zemrës sime vetëm dhembje i fale,
Plaga ime mbeti thellë, sa një detë,
Jo ti nuk je ai... që harrohesh lehtë...!?


** ** **



NËSE...

Nëse kam një lotë
fshije ti o engjull
nëse kam pakë frymë
thithe ti o shpirt
nëse kam një jetë
jetoje ti për mua
çdo gjë timen merre
veç më lerë të të dua....





Shkruan me lotë e dhembje LoTi_DaShUrIsË...


  Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.