Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Voltaire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9922)
Voltaire
Voltaire
Voltaire, filozof i dalluar në iluminizmin francez. Karakteri i një force karakterizuese, magjia dhe teknika magjike e fjalëve dhe mendimeve të tij, e përbëjnë UNI-n e tij me plot botë filozofike. Oratoria e pajisur më tërë thellësinë dhe mprehtësinë e shprehjeve të arrira, e bën filozofinë e tij të rrahë me melodinë e mjeshtërisë së rrallë, tej filozofike. Ndryshe nga filozofët tjerë, Voltaire është denjësisht i lidhur pas pyetjeve të sforcuara me sens filozofik, madje në çdo çast, kërkon nga mendja e tij përgjigjen dhe idealin e mendimeve të mençura: “Ndonjëherë kemi dëshirë të dimë se si mendojmë, ndonëse rrallë kemi dëshirë të dimë se si tretim ushqimin apo se si ecim”.
Personaliteti i tij është rojtar i përbetuar i mendimit të lirë dhe i liberalizmit. Filozof i etur mbi të drejtën e mendimit të lirë, madje është i pajisur me natyrë të thellë filozofike, ku me qetësinë më të thellë, kërkon të hulumtojë mbi modelin e filozofisë së paditur. Akti i të menduarit i flet me heshtjen e mendjes së urtë, ku një pjesë të mendimeve synon t’i mbështjellë nën hijën e hamandjeve dhe paditurisë. Tensioni i krijimit, ballafaqohet me qetësinë më të madhe shpirtërore, nuk ngacmohet nga infarkti i mendimeve boshe, por gjithnjë është i ngacmuar nga miqësia e mendimeve të re. Voltaire shpesh e ka për zakon ta paraqesë mendimin e tij, thuajse kudo në përmbajtjet e leximeve filozofike: ”Nuk e pranoj atë që e thua, por deri në vdekje do ta mbroj të drejtën tënde që ta thuash”. Me këtë Voltaire shpalon platformën e tij filozofike; duke gërryer të gjitha kanalet e mbytura të mendimeve; duke pështjelluar ndjenjat si një motiv të lartësuar; madje pak e nga pak e fut artin e miqësisë, duke dhënë herë shpresë e herë stimul për të arritur deri tek rruga e vërtetë.
Syri dhe ideali i tij i lartësuar, kurdoherë i është larguar pushtetit të dhunës, s’e ka pasur të zotëruar kurrë vullnetin për të qenë afër problemeve, ai gjithnjë është larguar vullnetit të egër kundër etikës dhe shprehjes së lirë të mendimit. Piramida e trurit të tij, të bukurën dhe qetësinë shpirtërore e ka parë si një mjet që e ngre personalitetin e njeriut në një stad më të lartë kulturor.
Shprehja e lirë e mendimit, liberalizmi, fryma e mendimeve të reja, mbështetja tek filozofia e moralit, arti i të drejtës kanë qenë të nënshtruar gjithnjë brenda ligjit dhe shtëpisë së shpirtit të Voltaire: “Nocioni i diçkaje të drejtë më duket aq i natyrshëm, aq i përvetësuar nga të gjithë njerëzit, saqë është i pavarur nga çdo ligj, nga çdo marrëveshje, nga çdo fe”.
plloshtani..
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.