Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- ka 3 dite ne krevat (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16390)


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 00:49:

ka 3 dite ne krevat

te nderuar forumista dhe jo..

halli hallit nuk i ngjan
por mikut tim po i djeg xhan

ka 3dit e 3net
ka rene permbys si ne "ato jet"
i digjet shpirti per nje "xhane"
per dite pi kafe e shikon filxhane

ma beni hallall te nderuar forumista
zamet e keni,por mos e gjykoni si nazista
e ndihmoni te dal nga merseleja
se eshte fryr nga marazi si ""hasudeja"




athere hidhemi dhe vime.....

ja se ci ndodhi mikut tim...
pas nje takimi njohje-kombinim me nje goc te bukur (petagoge,shqipetare)
ku kalojne nje darke te kendeshme ne nje nga restorantet e kryeqytetit
ku me mbas shkojne ne disko-pub ..Duket se cdo gje kalon per se mbari ndihje ajo atmosfera
e pershtatjes se karaktereve..i lumtur i gezuar ndoshta i dehur nga situata qe ishte krijuar,sepse normalisht mendoi qe kishte gjetur njeriun e jetes,per te cilen enderronte...

eh nejse...
cdo gje mbaron per bukuri ate nat,edhe "xhania"dukej shume e lumtur ,si ne qiellin e shtate
punet shkuan ashtu si donte zoti me nje fjale....
Ne perfundim te asaj nate te mbrekullushme
"xhania" e lejon jaranin ta percjell deri tek shtepia.,si 2 zogj te kapur njeri me tjetrin per dore humben ne rrugicat gjarperushe te qytetit ne drejtim te shtepise se saja...

tani....

Jarani mbas sec e percolli
kur shkoi ne shtepi i shkruajti nje mesazh
si me posht;

Ne jeten time ka pas shume pak momente,
caste gezimi,ose per te mos thene; aspak fare.
Po ndiej nje nje vullkan ne shpirtin tim qe eshte gati te shperthej
kete moment e kam pas ndjek e kam pas enderruar ,kerkuar,pershkuar
ashtu si pershkon flaka olimpike cep me cep te botes ,deri kur arrin ne vendin e duhur e Cila fillon te shperthej..
prandaj nuk dua te te humbas kurre
keto jane fjalet e njerit qe po VUAN per dashurine tende
te fala jarani ne fund

tani te vim tek fundi muhabetit per te cilen kerkoj keshilla dhe mendime
pas ketij mesazhi "xhania " nuk u be me e gjalle,si qe puna asnje nuk e di ...

mori frik,apo si e pati hallin...hajdeni ta pleqerojme bashke qe ta nxjerrim nga situata
ju faleminderit :p


Postuar nga Piktor datë 20 Shtator 2008 - 00:55:

Dreqi i merr vesh keto profesoret e di ti se nganjehere na jepnin detyra qe nuk mund ti zgjidhnin as vete .
Mendoj se ajo goca (nqs goce) nuk ka kerkuar njeri por thjesht dashuri ndoshta per ate nate, per nje nat, ose nuk i ka pelqyer ai tipi qe shkruan mesazhe me vullkana, zakonisht rreziku eshte i madh.


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Shtator 2008 - 01:01:

Me thone te drejten, ai robi duhej te ishte permbajtur pak. Sepse ai lloj mesazhi mbas takimit te pare ........... jo cdokush mund ta perceptoje sic duhet. Ndoshta eshte trembur. Une e kuptoj qe robi eshte nisur nga ndjenjat dhe ka dashur te shprehe ate qe mendonte per momentin ........ por robi nuk njihet me nje darke dhe me nje disko.
Keshilla ime ??????? Te shkoje ta gjeje zyshen, ti flasi dhe t'i kerkoje falje qe u tregua i paduruar, t'i kerkoje qe te kalojne disa kohe bashke, te njihen mire dhe pastaj te fillojne te mendojne per ndjenja .......... .


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Shtator 2008 - 01:14:

Ahhh xhania e shkrete.
Per mendimin tim, kjo zysha, nuk ka pasur asnje interes te dashurohej mbas Jaranit, dhe kur ka pare qe Jarani kishte rene brenda, ajo u largua pa asnje shpjegim.

Femrat kur nuk e pelqejne mashkullin qe me heren e pare, zor se kthehen :p:p:p

O Aro mos ne le ne gjemba, na jep ndonje drejtim te historie


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 20 Shtator 2008 - 01:15:

Puuuuuuuuuuuuuuu sa druuuuuuuu!

Kushedi sa ke pi ate nate plako... dmth... ai... jarani!


Po si mer cun i thuhen keto fjale goces qe ne fillim eeeeeeeeeeeeeeeeee!?
Po pastaj ca do i thuash ti... apo do ringjallesh Sheksipirin ti shkruaji poema dashurie?! ... dmth... ai ... jarani e kisha fjalen :p


Ajo ka menduar, duke pare mesazhin e jaranit :
1- Ky s'ka pare femer me sy ne jeten e tij dhe jeton ne Virginia te USA-ve ... dhe nje burre i tille nuk me duhet!!!!!!!!!!!!!
2- Sa pijanec qenka ky... po une s'e pashe te pinte aq shume... boooooooooo sa keq qe e paska pijen ky...
3- Ca rri e dergon mesazhe tani... kur me erdhe te me percillje deri te shtepia pse s'erdhe lart! Ik tani merru me celularin!




p.s: Ari, pa dashur te ofendoj kend, u influencova nga notat humoristike te postimit tend per te shkruar ne kete menyre!


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Me thone te drejten, ai robi duhej te ishte permbajtur pak. Sepse ai lloj mesazhi mbas takimit te pare ........... jo cdokush mund ta perceptoje sic duhet. Ndoshta eshte trembur. Une e kuptoj qe robi eshte nisur nga ndjenjat dhe ka dashur te shprehe ate qe mendonte per momentin ........ por robi nuk njihet me nje darke dhe me nje disko.
Keshilla ime ??????? Te shkoje ta gjeje zyshen, ti flasi dhe t'i kerkoje falje qe u tregua i paduruar, t'i kerkoje qe te kalojne disa kohe bashke, te njihen mire dhe pastaj te fillojne te mendojne per ndjenja .......... .



ne te vertet nuk ishte dita e pare qe dilnin,por nata e pare qe pranoi per te darkuar bashke...

une i thash merr nje gur vare ne qafe...dhe ik me te shumtit


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 01:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Puuuuuuuuuuuuuuu sa druuuuuuuu!

Kushedi sa ke pi ate nate plako... dmth... ai... jarani!


Po si mer cun i thuhen keto fjale goces qe ne fillim eeeeeeeeeeeeeeeeee!?
Po pastaj ca do i thuash ti... apo do ringjallesh Sheksipirin ti shkruaji poema dashurie?! ... dmth... ai ... jarani e kisha fjalen :p


Ajo ka menduar, duke pare mesazhin e jaranit :
1- Ky s'ka pare femer me sy ne jeten e tij dhe jeton ne Virginia te USA-ve ... dhe nje burre i tille nuk me duhet!!!!!!!!!!!!!
2- Sa pijanec qenka ky... po une s'e pashe te pinte aq shume... boooooooooo sa keq qe e paska pijen ky...
3- Ca rri e dergon mesazhe tani... kur me erdhe te me percillje deri te shtepia pse s'erdhe lart! Ik tani merru me celularin!




p.s: Ari, pa dashur te ofendoj kend, u influencova nga notat humoristike te postimit tend per te shkruar ne kete menyre!



pa problem gjergj..

nuk po shkruajne akoma femrat se vetem tek ato e kam shpresen...


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Shtator 2008 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi

une i thash merr nje gur vare ne qafe...dhe ik me te shumtit



Sapo e pastruan Liqenin tone ketu, para tre ditesh .......... ka vend plot tani

Megjithate ne qofte se muhabeti eshte serioz, e vetmja menyre per t'i dhene drejtim eshte te perballen te dy dhe te bisedojne. Personalisht besoj shume ne zgjidhjen e ceshtjeve me diskutim..... (kot nuk kam 7 vjet martuar )


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Shtator 2008 - 01:26:

Thojne qe viti 7 eshte viti i Krizes...kujdes kur diskutoni


Postuar nga Ari. datë 20 Shtator 2008 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Sapo e pastruan Liqenin tone ketu, para tre ditesh .......... ka vend plot tani

Megjithate ne qofte se muhabeti eshte serioz, e vetmja menyre per t'i dhene drejtim eshte te perballen te dy dhe te bisedojne. Personalisht besoj shume ne zgjidhjen e ceshtjeve me diskutim..... (kot nuk kam 7 vjet martuar )



ah te lumte ajo goj:p

Lela...po pse shkon me nje per darke kur ke dale me te disa here me perpara????


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.