Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cfare te ardhme na ofron shqiperia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16615)


Postuar nga buzeqeshja datë 23 Nëntor 2008 - 17:31:

Cfare te ardhme na ofron shqiperia

Prsh te gjithe forumisteve

Ateher un do doja te diskutoja me te gjithe ju ktu,se a ja vlen qe nje dite te kthehemi ne shqiperi perfundimisht per te punuar dhe jetuar ,e kam fjalen me shum per ne studenteve qe studiojm jashte,cfare te ardhme mund te na ofroje ne shqiperia?
Mua do te me pelqente shum qe mbas qe te mbaroja shkollen te kthehesha ne shqiperi po kjo me frikeson shume sepse se di cfare mund tme ofroje.Te bej te gjitha kto vite shkolle dhe pastaj te perfundoj te punoj ne nje fshat sma ka enda.

Ju ftoj te gjithve te jepni mendimet tuaja si ata qe jan jashte shqiperise dhe ata qe jetojn ne shqiperi te na pasqyrojn pak gjendjen atje.


Diskutim te mbare


Postuar nga Fajtori datë 23 Nëntor 2008 - 19:58:

Fillojme me anen ekonomike dhe vendin e punes. Ka dy istitucione qe mundohen te krijojne kushte te favorshme.

Njeri eshte Sorosi dhe eshte shume i leverdisshem (www.soros.al). Tjetri eshte program i shtetit shqiptar i krijuar enkas. Mund ta lexosh ne www.braingain.gov.al. Nderkaq mesa di une shteti ka krijuar mundesine qe ata me doktorate te hyjne menjehere ne shtet pavaresisht a ka pozicione te lira. Kjo domethene qe po ti tregosh dokumentat e karrieres akademike shteti hap pozicion kastile edhe kur nuk ka asnje te lire. Tani, se ku dhe cfare tamam se di, por jane duke bere te veten qe studentet te kthehen pasi mbarojne shkollerat jashte.


Postuar nga JONIDA UK datë 23 Nëntor 2008 - 23:59:

Nese ai vend nuk arriti te te mbante aty,kur per shkak te moshesh,mendoje me hapa te vegjel,si mundet te te joshe tani kur mban mbi supe disa vite jo shqipe,minimalisht vite te ketilla....?!

Mgjth,vetem ekonomikisht qe nuk vendoset mbi kete gje,ka nje mesele arsyesh.Personalisht, do vazhdoj te investohem ne kete vend,deri sa te linkohem me perandorine albo te prinderve te mij


Postuar nga sajmolabi datë 10 Janar 2009 - 01:27:

Jeni ne vete,...te kthehesh ne nje vend ku shteti eshte mafiozi nr 1,....ku akoma ne ditet e sotme injoranca gllaberon edhe driten e diellit,....nuk e di po une vete po me kthyen e quaj denim te rende,....e kuptoni apo jo cdo te thote ti pershtatesh atij mentaliteti korrupto-fshataro-kriminel,...aty nuk dine rregullat me elementare as policet e trafikut,..une vet edhe kur te shkoj me pushime do ta kufizoj kohen me sa te mundem.


Postuar nga ColdFire datë 10 Janar 2009 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Fillojme me anen ekonomike dhe vendin e punes. Ka dy istitucione qe mundohen te krijojne kushte te favorshme.

Njeri eshte Sorosi dhe eshte shume i leverdisshem (www.soros.al). Tjetri eshte program i shtetit shqiptar i krijuar enkas. Mund ta lexosh ne www.braingain.gov.al. Nderkaq mesa di une shteti ka krijuar mundesine qe ata me doktorate te hyjne menjehere ne shtet pavaresisht a ka pozicione te lira. Kjo domethene qe po ti tregosh dokumentat e karrieres akademike shteti hap pozicion kastile edhe kur nuk ka asnje te lire. Tani, se ku dhe cfare tamam se di, por jane duke bere te veten qe studentet te kthehen pasi mbarojne shkollerat jashte.



Interesante. Vendi i punes gjendet menjehere, dhe po nuk ekziston krijohet. Eshte per tu konsideruar, megjithate ka disa nevoja me elementare sesa vendi i punes, qe nuk jane plotesuar dhe nuk shikoj se do plotesohen se shpejti ne shqiperi. Disa nga ato i permendi Sajmolabi me lart (ligjet e forta, po uji dhe elektriciteti i panderprere). Ne fund te fundit mendjen nuk e kemi vetem sesa para do fitojme me poziten e mire qe kemi. Duam dhe nje sigurim jetese. Nuk duam te perfundojme si prinderit tane qe punuan per 30 vjet dhe nuk arriten te marrin nje pension, ashtu si u takonte, sipas shkolles dhe punes qe bene.
Megjithate te faleminderit per informacionin interesant. Une do ta konsideroj


Postuar nga Enya datë 27 Korrik 2009 - 06:53:

Ca te ardhmeje flisni ju.
Edhe PHD te kesh ne Shqiperi nuk paguheshin me shume sesa 300 mije lek ne muaj. What the heck man! Atje jetohet o me droge o me femra! Rruge te ndershme s`kishte!
Vilat ne pergjithesi ishin te pabanueshme, perse valle?!


Postuar nga Petter datë 27 Korrik 2009 - 07:06:

Pasi mbarova studimet ne 06-n, u ktheva ne shqiperi, dhe kerkova per pune ne degen qe mbarova shkollen. Nuk me nxoren probleme apo sorollatje, vendi i punes u hap shume shpejt, por rroga ishte 420 mije lek te vjetra. Ktheva majat nga thembrat dhe erdha serisht ketu


Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2009 - 15:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Pasi mbarova studimet ne 06-n, u ktheva ne shqiperi, dhe kerkova per pune ne degen qe mbarova shkollen. Nuk me nxoren probleme apo sorollatje, vendi i punes u hap shume shpejt, por rroga ishte 420 mije lek te vjetra. Ktheva majat nga thembrat dhe erdha serisht ketu


Boh, cfare paske mbaruar ti lum miku qe merr kete rroge. astronaut?


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Korrik 2009 - 22:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Ca te ardhmeje flisni ju.
Edhe PHD te kesh ne Shqiperi nuk paguheshin me shume sesa 300 mije lek ne muaj. What the heck man! Atje jetohet o me droge o me femra! Rruge te ndershme s`kishte!
Vilat ne pergjithesi ishin te pabanueshme, perse valle?!



Sorry Enya po e ke gabim. Te pakten per pune te specializuara si finance, accounting apo cdo lloj inxhinjerie besoj se mund te gjesh vende goxha te mira ne Shqiperi. Une nuk po flas per njerez qe kane dredhur zinxhirin kur kane qene ne universitet, por po te kesh nje mesatare te mire dhe te vish nga nje shkolle e njohur gjen pune kollaj fare. Une nqs nuk do te vazhdoj masterin do te mendohesha seriozisht per tu kthyer ne Shqiperi edhe nqs do te merrja nje rroge me te ulet se ketu ku jam.


Postuar nga amor alucius datë 27 Korrik 2009 - 22:46:

Ingmetalboy, faktori kryesor i kthimit (ose jo) te njerezve eshte grada e integrimit ne vendin ku banojne/studiojne si dhe perkufizimi qe i jep ai karrieres dhe mireqenies.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.