Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- denimi me vdekje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16684)


Postuar nga kotka datë 21 Dhjetor 2008 - 08:20:

denimi me vdekje

e pranoni denimin me vdekje????


Postuar nga Piktor datë 21 Dhjetor 2008 - 12:26:

Fillimisht jam totalisht kundra denimit me vdekje.
Une jam per denime te egra e çnjerzore per ata qe kryejne krime por kurrsesi te vritet.
Nje nga menyrat ideale te denimeve do te ishte denim i perjetshem pa mundesi faljeje apo amnistie. Burgje te tipit nazist apo stalinist. Ne zona te izoluara pa asnje lloj komunikimi absolut me boten e jashtme pa drite elektrike pa çezme e pa banjo dhe ta fitoje copen e bukes me djerse e pune e te fleje ne kushte mizerabel, aty te zgjedhi ose te jetoje ose te vrase veten.
Kush duhet te denohet ne kete menyre?!!!
Hahhahaha ky eshte problemi se vrasin ose denojne ndonje qe edhe mund te falet e falin kriminele te lindur apo psikopate e manjake.
Nje gje e mire do ishte te behej nje rreforme e mire ne sistemin gjyqsor boteror ku ligji te ishte i barabarte vertet per te gjithe.
Nje nga pikat do te ishte ai qe ka bere krim te vertetuar te plaset atje pa pasur nevoje per gjyq e gjyqtare e avokate. Se avokati i forte leku e miku çojne ne burg ose vrasin vetem ata qe nuk kane ate.
Perfundimisht jam totalisht kunder denimit me vdekje.


Postuar nga Tulipani datë 21 Dhjetor 2008 - 18:13:

Ka dhe nje teme tjeter per denimin me vdekje.


Piktori keto burgjet qe pershkruan s'jane shume per tu duartrokitur e nese reforma do ishte si thua ti me mire te ktheheshim ne epoken e gurit. Gjithsesi e di qe ke marre nje rast ekstrem e utopik


Postuar nga °°°°° datë 22 Dhjetor 2008 - 03:05:

Re: denimi me vdekje

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
e pranoni denimin me vdekje????
pa problem po vrave do te vrasin pse jo e hoqen shqiptaret se donin evrop mire do ishte te ishte akoma se frika e run vreshtin ke ne


Postuar nga IQVLORA datë 22 Dhjetor 2008 - 17:49:

Duke u hequr denimi me vdekje,krimineli thote: Sido qe te veje puna une te pakten jam i gjalle,por kundershtarin tim e dergova ne boten tjeter.Kur je gjalle njeriu jeton gjithmon me shpresa.Une kam qene pro denimit me vdekje edhe per nje kohe te caktuar.Ai qe paramendon apo vendose te vrase dike duhej te matet shtate here e pastaj te pres njeher (me sopate).Pra krimineli i duhet te mendoj per prapanicen e vet;sepse po vrau do ta vrasin.Mendoj se per Shqiperine eshte bere nje gabim qe u hoq ky lloj denimi.Jane shtuar vrasjet si asnjehere tjeter.Ate qe nuk po e bene ligji po e bene vetgjyqesia.
Denimi kapital duhej lene ne fuqi per kushtet , specifikat dhe mentalitetin e moshes se vjeter dhe asaj te mesme,te cilet jane te infektuar keqazi nga e kaluara.Duke mos qene kjo moshe me gjalle,atehere zhduket infeksioni dhe pastaj le te hiqej denimi kapital.


Postuar nga kotka datë 22 Dhjetor 2008 - 19:15:

mos harroni se kriminele nuk behen vete ata qe vrasin kundershtaret, por edhe ata qe vrasin te pafajshmit.


Postuar nga IQVLORA datë 22 Dhjetor 2008 - 20:58:

keta te fundit duhet t'i denosh me bluarje kockash ne mulli.per keta nuk duhet te kete meshire fare.


Postuar nga lost_soul datë 22 Dhjetor 2008 - 21:38:

Une jam pro denimit me vdekje ne parim.

Do te shtoja kushtin qe mund te behet vetem ne ato raste kur faji provohet shkencerisht, dmth me ate ne ADN etj.

Perndryshe, nqs bazohemi vetem tek forca e argumentit, rrezikohet te denohen njerez te pafajshem vetem se mbrojtesit e tij nuk e kane forcen e duhur kunder-argumentuese.


Postuar nga kotka datë 22 Dhjetor 2008 - 22:34:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
keta te fundit duhet t'i denosh me bluarje kockash ne mulli.per keta nuk duhet te kete meshire fare.

nuk jam dakord Vlora, se keshtu i bie qe gjithe njerezit qe behen kriminele per shkak te intelektit te tyre shume te ulet ti vrasim.


Postuar nga kotka datë 22 Dhjetor 2008 - 22:37:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Une jam pro denimit me vdekje ne parim.

Do te shtoja kushtin qe mund te behet vetem ne ato raste kur faji provohet shkencerisht, dmth me ate ne ADN etj.



jo gjithmone ADN provon gjithcka.

une jam kunder denimit me vdekje, jam per ate qe te denohen per tere jeten me privimin e lirise.
denimin me vdekje do ta pranoja vetem per ata qe perdhunojne femijet e vegjel


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.