Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Arrangement Marriage (martesa me shkese) = Perdhunim me shkese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17500)


Postuar nga Enya datë 06 Dhjetor 2009 - 07:53:

Arrangement Marriage (martesa me shkese) = Perdhunim me shkese

Ne oren e Advanced English, profesorja na dha nje handout per te lexuar  dhe diskutuar ne class. Titulli ishte "Arrangement Marriage in Pakistan". Hajt thashe ta lexoj shpejt interesante. Si ne Shqiperi.
Diku nga paragraphy i trete shkruhej  "Pohoj qe jam martuar pa deshiren time. Nate e pare e martese per mua ishte nje ferr. Mu duk sikur burri po me perdhunonte. Nuk kisha asnje ndjenje per te. Mallkova veten qe kisha lindur femer, dhe mallkova  prinderit qe me varrosen per se gjalli. Une kisha per burre nje kriminel i cili me perdhunoi sepse s`me kishte prekur  as puthur kurre me pare, as e kisha prekur as puthur, virgjeria ime ishte krenaria e familjes sime dhe e burrit tim."

Ju betohem mu mbushen syte me lote. Profesorja me shikon qe une u preka dhe me pyet : "What`s going on Helga? Have you never heard before about the arrangement marriage?" -Po i them kam degjuar. Edhe ne my Country ( Albania)  biles, dhe i tregoj sesi vajzat e reja 15 -25 vjece nga Shqiperia pranojne te martohen me shkese me Mergimtaret Shqipetare te diaspores, kryesisht meshkuj 30- 40 vjec ( te regjur ne mergim!)etc...

 Ate handout e kam ketu afer dhe sonte tek po shfletoja three-ring-binder te shifja se cfare detyrash kisha per te henen.

Pyetja ime per diskutim eshte: "A eshte e drejte qe vajzat kudo qofshin neper bote te detyrohen te martohen pa deshiren e tyre? A quhet perdhunim nje dashuri pa ndjenje, apo nje martese e padeshiruar?"

 

Diskutim te mbare.


Postuar nga Fajtori datë 06 Dhjetor 2009 - 10:14:

Nuk besoj do gjesh njeri qe thote eshte e drejte.

Por duhet pare cfare kuptimi kane keto martesa per kulturen ku jane. Ne nje dokumentar te BBC qe gjendet online, ciganet rumune e thone hapur se ndihen te rrezikuar nga ligjet e qyteterimit. Tentatives qe beri Evropa per te shpetuar nje vajze 14 vjeçare nga nje martese e tille ciganet iu pergjigjen se ajo eshte kultura e tyre dhe nuk duhet te fuse hundet njeri. Pra perplasja ndonjehere mund te jete mes zhdukjes se disa traditave. Jane tradita te mbrapshta dhe te poshtra, por jane tradita ku mund te kapen avokatet e ketyre praktikave per te mbrojtur variacionin kulturor neper bote. Ne fakt vajzat shiten tek familja e burrit, dhe trajtohen si mall i blere. Nese nuk eshte e virgjer mund ta kthesh tek familja e saj brenda "garancise"... Kjo besoj eshte dhe ne Pakistan.


Postuar nga erious datë 06 Dhjetor 2009 - 15:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Pyetja ime per diskutim eshte: "A quhet perdhunim nje dashuri pa ndjenje, apo nje martese e padeshiruar?"


un s'do ta quaja perdhunim... por qellim.

natyra e ka krijuar femren per te vetmin qellim... te prodhoje jete.

po ta shqyrtoni me vemendje nje femer dhe jeten e saj movimentale... periudha kur ajo behet nene, eshte pika kulmore.

dashuriçkat (po si ka bere nderkoh, aty i ka, nuk e preu) vijne pas detyrimeve (lindjes)... me komshiun, kolegun e punes, kasapin e mishit apo rojen e spitalit.

shkesi nashti.

qe ti enya te maresh noten 1000 shkruaj ne provim keto dy gjona

shkesi s'duhet te jete kurre mosha e atij/asaj qe martohet... kjo eshte hataja vete

shkesi gjithashtu duhet te kete parasyshe te evitoje keto lidhje.

djale budalla & vajze inteligjente = s'ka te ardhme

djale i bukur & vajze e shemtuar = djale budalla

djale i shemtuar & vajze e shemtuar = deshperim

femer inteligjente & mashkull inteligjent = divorc


Postuar nga Deb* datë 06 Dhjetor 2009 - 19:04:

Po te tregoj nje rast. Nje e njohura ime eshte martuar me mbleseri. Ne fakt une kam burrin e saj njeriun tim jo kete. Ka vite, jo tani. Me tha, '' Nuk desha te martohesha me dashuri. Me pelqen kur nuk e njeh mashkullin me te cilin lidhesh. Me pelqen ndrojtja dhe zbulimi i njerit-tjetrit pak nga pak. Keshtu e konceptonte ajo. Une kam qene adoloshente kur ma ka thene dhe me beri cik pershtypje. Megjithate rasti i kesaj ndryshon se kete nuk e detyroje njeri ta pranonte. I pelqeu burri qe mori nga te gjitha drejtimet. Ishte e lumtur. Nese nuk do e kishte pelqyer, dhe pranuar me detyrim a do i pelqenin marteasat me mbleseri kesaj?
Persa i perket historise tende.
Kam pershtypjen qe ajo kishte urrejtje ndaj tij jo thjesht per faktin se '' e perdhunoi'' , fundja ajo e dinte ce priste. Nuk besoj se eshte e vetmja qe e kane martuar ne kete menyre. Asaj nuk i ka pelqyer burri, dhe ju duk marredhenia e pare me te e tmerrshme. Te themi te verteten, hera e pare te duket '' e tmerrshme'' me ate qe do e jo me me nje te huaj. Ne ato momente femra e ''urren'' mashkullin.
Nuk mund ti vesh faj vetem burrit ne kete rast, por prinderve qe nuk i dhane mundesi ciftit te takoheshin para martese. Ai beri ci kishin thene besoj. Te dy mund ti quaj viktima ne kete rast, dhe fajtor prinderit, shoqeria, ambjenti rrethues zakonet e prapambetura qe akoma ruhen me fanatizem ne keto vende.


Postuar nga Piktor datë 06 Dhjetor 2009 - 19:19:

E para nuk mendoj se eshte e drejte te barazojme dy gjera krejt te ndryshme.
Martesat me shkese egzistojne edhe sot neper bote megjithese nuk jane si ata te dikurshmit por gjithsesi ashtu jane.
Sot eshte normale qe nje shok te flet mire per nje vajze apo e kunderta qe njohjet behen mes miqve, shokeve e farefisit. etj etj.
Vajza mund te kete pasur mijra probleme ate nate duke pasur parasysh dhe moshen e saj te re, por mos harrojme se kemi te bejme me kultura te ndryshme popujsh dhe ndikimet e familje, ashtu sikurse thote Fajtori per ciganet.
Nese eshte rritur ne nje familje ku e ema, motra etj nuk i kane shpjeguar ndonje gje, gjithashtu dhe andej nga burri si trajtimi i djalit te tyre dhe te nuses se sapo ardhur etj etj.
Persa i perket pyetje se fundit ...
"A eshte e drejte qe vajzat kudo qofshin neper bote te detyrohen te martohen pa deshiren e tyre? A quhet perdhunim nje dashuri pa ndjenje, apo nje martese e padeshiruar?"

nuk besoj as une se do te thoshte se eshte e drejte.


Postuar nga Fajtori datë 06 Dhjetor 2009 - 19:21:

Sa gjynah qe paska femra qe kerkojne mashkull çfaredo sa per tu çiftezuar.

Sa gjynah qe nga mesazhi i Debores konfirmohet teoria e Nastradinit qe femrat mendokan vetem per te pjelle.


Postuar nga Piktor datë 06 Dhjetor 2009 - 19:26:

Meqe e mesova teorine e Nastradinit. mesazhi u modifikua.


Postuar nga Fajtori datë 06 Dhjetor 2009 - 19:28:

Nastradini = Erious


Postuar nga Deb* datë 06 Dhjetor 2009 - 19:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sa gjynah qe paska femra qe kerkojne mashkull çfaredo sa per tu çiftezuar.

Sa gjynah qe nga mesazhi i Debores konfirmohet teoria e Nastradinit qe femrat mendokan vetem per te pjelle.


E keqja eshte se njerezit ne pergjithesi gjykojne perciptazi. Nese u afrohet nje person i paraqitshem kujtojne se i ka te gjitha ''te mirat''. Ketu bazohen dhe shumica e martesave me mbleseri. Bashkohen dy njerez vetem ne baze te paraqitjes, te tjerat anashkalohen si te parendesishme.


Postuar nga BIONDIA datë 06 Dhjetor 2009 - 19:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Nuk e di teorine e Nastradinit :p
Por e kam te veshtire te besoj qe ndonje shok , mik apo farefis nuk te ka propozuar ndonje vajze per nuse.




Piktor jo nje po disa sidomos kur vinte gushti qe ktheheshin keto refugjatet e donin nuse te bukur te vogel dhe sigurisht te ndershme ...


  Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.