Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Besimi fetar te shqiptarët. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4426)


Postuar nga ai datë 15 Korrik 2003 - 20:40:

a besoni ne ndonje zot ju o populli i forumit!?

Duket pak si tallje kjo lloj pyetje por nuk eshte ashtu .Kureshtja ime qendronte te çeshtja se sa ndikon feja te ju.(per mua perendite jane si ajo historia e atij plakut te krishtlindjes qe ne moshen 10-vjeç nuk e beson me,apo si ajo tjetra qe femija del nga barku qe na tregonin kur ishim te vegjel)


Postuar nga vdekja datë 15 Korrik 2003 - 21:35:

pergjigje mesazhit te askushit

Me fal qe spo te them pershendetje po them qe krijesa(jo qenie njerezore) si puna jote se meritojne kete gje.Thjesht po te adresohem askushi.Une jam mysliman dhe tema jote qe ke prashtruar thejsht me indinjoi dhe me beri qe te me vi keq per ty qe e ke humbur shpirtin si ne kete bote por edhe ne ate tjetren.NQS ti thua se ZOTI eshte thjesht nje perralle e vjeter ti thjesht ke demtuar vetevten dhe aspak besimin e besimtareve (te te gjithe feve) ne nje ZOT te vetem.Ne qe besojme ne nje ZOT keto komente injrantash thesht na e forcojme me shume besimin dhe lutemi ZOTIT qe te na trgoje vetem rrugen e drejte dhe te mos na bej si puna jote.(larg qofte).Cdo njeri e ka ZOTIN brenda tij qysh nga momenti qe ai lind dhe eshte ne doren tone qe ti falemi ATIJ(pasi ai na ka lene vullnet te lire ne kete bote) apo jo.Jam i sigurte qe ju personalisht shpesh here kur je ndodhur ne rrezik (ne itali apo ne shqiperi)apo ke pasur nevoje per ndihme ke shqiptuar nga goja jote mbase edhe pa vetedije O ZOT TE LUTEM ME NDIHMO dhe jo O BAB me ndihmo.(Jam i sigurte qe kjo gje i ka ndodh cdo anetari te forumit,besimtare apo jo besimtare qofshin.).Si ka mundesi qe nga kaq shume mrekulli qe ZOTI ka lene perpara teje ti sbeson ne TE.(mrekulli te dukshme si dita-nata dhe nderrimi ndermjet tyre,qielli,yjet,hena,dielli.etcccccccc).Nqs ti thua se ska ZOT atehere jo vetem qe e ke humbur shpirtin pehere por boshkohesh me mendimin e te pabesimtarit darvin qe thote qe njeriu rrjedh nga majmuni dhe si rrjedhim ti je pasardhes i majmunit dmth je MAJMUN.Me fak qe u zgjata se tani e kuptova se smund te me kuptosh se sflas majmunrishte.Megjithate ZOTI eshte i madh dhe mbase do te vij ajo dite qe AI do te ktheje ne rrugen e drejte inshallah dhe je i sigurte se nje dite do te pendohesh per keto qe ke thene.TE gjithe te ZOTIT jemi dhe te gjithe atje do te kthehemi.


Postuar nga ^AngeL^ datë 15 Korrik 2003 - 23:01:

ne zot besoj por jo ne fe
sepse feja me duket si puna e partive sikush musliman sikush ortodoks e 100 fe jan ber , un per vete jam muslimane por sme intereson kurani as ato budalliqet qe thon i ka feja.
mua me intereson e drejta, se kush eshte e drejte e di.
te bejme keq do na kthehet dhe ne nje dit se si thot populli mos harro se ka zot.


Postuar nga Admirali datë 16 Korrik 2003 - 12:02:

Hmmm

Teme paksa tendencioze, por mgjt po flas dhe une.

PO, une besoj ne All-llahun xh.sh, besoj ne librat e shenjte, si dhe ne profetet qe kane ardhur, qe nga Ademi a.s. deri tek Muhamedi s.a.u.s.

Persa i perket ndikimit, feja ka ndikuar tek une per te mire, dhe jo per te keq (nuk jam bere terrorrist sic mund ta mendoje kush, pasi nuk ka terrorrizem ne fe). Feja me ka ndihmuar ti bej balle kesaj dynjaje, me te mirat dhe te keqiat e saj, me ka mbajtur larg nga pislleqet.


Postuar nga fluturake datë 16 Korrik 2003 - 15:12:

Besoj qe ka nje Zot.

NUk marr persiper te bej nje shpjegim te hollesishem,por ka nje Zot dhe Ai eshte gjithmone prane nesh si ne te mire edhe ne te keqe.Une besoj ne Zotin(sa per fene jam e krishtere)dhe e them me plot gojen se duke besuar dhe duke ju falur Zotit vec permiresojme jeten tone,nuk e perkeqesojme ate.Kam pasur edhe une momente te vesshtira ne jete si cdokush,por besimi im dhe ndihma e Zotit me kane bere qe te eci para dhe te fitoj mbi veshtiresite.Nuk eshte e veshtire te lexosh mesimet e fese dhe te mesosh prej tyre si p.sh.duaje tjetrin si veten tende,mos bej keq se nje dite do te te kthehet ty edhe me keq,mos shpif per tjetrin,ndihmoji ata qe jane ne nevoje e veshtiresi,mos vidh,mos vrit mos bej gjera te keqia qe do te shkaterrojne jeten tende me vone,mos fol pa menduar sepse mund te lendosh te tjeret pa te drejte me ato qe thua,meso gjithmone sepse me dituri ecen para njerezimi etj.Per mua personalisht librat e ese vec kane qene mesim dhe ndihme dhe kurajo per te ecur para.


Postuar nga Shtojzovalle datë 16 Korrik 2003 - 15:45:

Peshendetje,

nuk besoi ne asgje, cdo gje nese vdes vdes pergjithmone, perpos vepra enjeriut qe do te rroje ne brezat e ri....

besoi ne ate qe e shoh edhe e prek....feja ime eshte sinqeriteti dhe mireqenia njerezore....


jeni te pershendetur nga

Le te jem............


Postuar nga Shkodra jone heroine datë 16 Korrik 2003 - 15:53:

Pershendetje te gjitheve!!!
Pyetja ishte nese besoj ne ndonje Zot ????
PO!
Une besoj ne nje Zot te vetem All-llahun Xh.xh {xhel-le xhelaluhu}


Postuar nga sire datë 13 Mars 2004 - 03:24:

Besimi fetar te shqiptaret.

A besojne te gjithe ?A e kane marre seriozisht njerezit kete besim?A falen te gjithe neper xhami apo te tjera?A mund te na ndihmoje ky besim fetar?


Postuar nga i_krishteri datë 16 Mars 2004 - 18:38:

pyetje me vende. ne fakt ketu ngecin qe te gjithe sepse ne fakt çdo kush deshiron qe te flasi per te tjeret por per veten nuk ka shume deshire..

do te ishte shume gje e bukur nese do te futeshin te gjithe dhe te tregojne deshmine e vet...

une do ta jap kur te kem pak kohe...

me respekt i krishteri!!!!


Postuar nga dena datë 19 Prill 2004 - 18:07:

!!!!!!!!!!

...pse pikerisht ky besim fetar,,, e rendesishme eshte te themi a besojne njerezit ne Zot, le pastaj ne fene islame apo te krishtere.Sigurisht qe besimi eshte i lidhur me fene, pra teoria me praktiken, por jam shume ne dileme se me kete kohe qe ka ardhur, veshtire te gjesh persona qe besojne realisht ne Zot.....
meqe do te dish se a ka akoma njerez qe falen apo jo ne xhamia, per mendimin tim, ka plot, dhe madje te rinjte jane ata qe e ndjekin me shume fene islame..........


---------------
time is money


  Gjithsej 20 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.