Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Poezi Kurbeti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8889)


Postuar nga Amstel datë 17 Korrik 2005 - 16:16:

Poezi Kurbeti

secili nga ju nese ka krijime per kurbetin eshte i lire te shkruaj me desherine e tij
thjeshte kam disa dhe mendova te hap nje teme te tille meqe shume prej nej jemi larguar nga vendi jone prej shume kohe dhe dihet qe kemi nje dashuri te madhe per vendin tone..


Postuar nga Amstel datë 17 Korrik 2005 - 16:19:

iku djali ne kurbet
dhe nena po vajton
per djalin ajo po pyet
se nuk e di ne jeton
pret nena disa vjet
te vij djali qe nga larg
kur nje dite djali vjen
e gjen nenen duke qare,
o nene pse po qan
e pyet djali me shume madhe
per ty bir nena po vajton
shume vjet ndenje ne kurbet
edhe malli me kish mare
shume njerez une kam pyetur
se mos valle te kishin vrare.


Postuar nga Amstel datë 17 Korrik 2005 - 16:24:

kur u nisa nga shtepia
me njerezit nuk u takova
ne ato momente nuk dija cfare po mendoja,
kur te kalosh kufirin djale
te kesh kujdes
se ushtaret e grekut jane te pabese,
kufirin kaluam malin per matane
plumbat fishkellenin,thame se na vrane
rruges na mbaroi buka
hanim gorica
dhe naten kur flinim
shihnim polica
dola ne nje fshat
pune per te gjetur
gjuhen nuk e dija
ohh.. i mjeri une,
te pashe ne enderr djale
sikur erdhe mbreme
dhe me vrape u ngrita djale
shikova krevane
po te kisha ardhur nene
do te kisha zgjuar
se u bene tre vjete nene
ty pa te takuar.


Postuar nga iliriusa datë 18 Korrik 2005 - 10:03:

Pershendetje NIK_SERIOZI,
Shume te ndjera poezit....
Vendosa te shkruaj edhe une nje te timen, megjithese s'eshte aq e dhimbshme sa poezit e tua e ndoshta pakez e ftohte po ta krahasosh me to. Megjithate...

Filadelfia

Ne kete qytet ku nata nuk zbret kurre
dhe qielli nuk mbart yje
nuk ndjej vetmi, melankoli,
gjithecka une ndjej eshte dhimbje.

Ky qytet, fole zerash te panjohur,
gurgullim zhurmash endacake
ketu nuk ka vetmi, melankoli....
ketu ka arratisje, o permallje.

28.8.2000





Respektet e mia!


Postuar nga Amstel datë 21 Korrik 2005 - 16:15:

eshte teper e bukur lal te pershendese edhe une,

jane disa te tjera te cilat do ti zbres ketu qe kam shkrujt ne tema te tjera..do ishte me mire te ishin ne nje teme.


Postuar nga naimi datë 18 Gusht 2005 - 02:27:

jetoj

jetoj te dua
jetoj te vuaj
jetoj me mall
jetoj deri ne
sekondin e fundit
ihumber diku larg
ne toke te huaj.


Postuar nga naimi datë 18 Gusht 2005 - 02:31:

deshiroj

deshiroj te jam filgjan te jetoj ne buzet tua sa her te pishe kafe te me puthesh edhe mua ..........


Postuar nga Amstel datë 03 Dhjetor 2006 - 16:02:

mergimi

o vuajtje e madhe me emrin mergim
jete e veshtire jeta ne perendim
tatuazh ne zemer,mungesa per gjithcka
vuajtje ne shpirte kujtimet qe lam pas

mergimi shkaterrimtare ne jete
pertej kufinjve vuajtje e vertet
kujtime femijerie qe s'harrohen lehte
rrugeve te botes me koke mbrapa kemi mbet

vrapimi per te kapur nje enderr
nje shprese,sprim i vonuar
rruga e shpreses ne vuajtje u shendrrua
vertet jetim,por jo fajtor

vendi i huaj askujt si shijon
sy zbehur neper platia
buz'dridhur neper rrugica
me vuajtjen shoqeruar,rracizmi i pushtuar

Mergimi nje fakultet pa diplome
nje mini histori
tatuazh ne zemer
per te vjeter e cdo te ri

ndaluam kujtimet,lojrat,endrrat ne nje pike
qe ti rifillonim me kthimin nje dite
por ja qe e kunderta ndolli
nga ajo pike asgje me s'filloi

vazhdojme e vrapojme
me trup te djersitur
te huaj ku jetojme (te huaj ne vendin tone)
nje gje e sigurte,ne sjemi fajtor
por vuajtja na mundon.


24.11.2006


Postuar nga Amstel datë 03 Dhjetor 2006 - 16:09:

Nje ze i embel trokiti ne dere
edhe pse ish dimer ne zemren time solli pranvere
me kish marre madhi,nje vit emigrim
bertita me gjithe shpirte;....oh zot...erdhi...erdhi....babi im
si zog i vogel ju holla ne krahe
mes lotesh therrisja.....tani askush....
askush....askush ska per te na ndare
lehte i fshija lotet qe i binin ne sy
dhe ai peshperiti!"spo qaj biri babit"
ja tani jam ketu me ty...
u shkeputa nga babai dhe nenes ju holla ne krahe
me zerin qe me dridhej i thashe:
"Sa me ke munguar o e shtrenjta nene"
me lotet qe i ridhnin me puthi lehte ne balle
ishin lot gezimi,lot largesie...
qe shprehin dhimbjen e te papershkrueshmin MALL.


24.11.2006


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 12 Dhjetor 2006 - 04:13:

Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
Nje ze i embel trokiti ne dere
edhe pse ish dimer ne zemren time solli pranvere
me kish marre madhi,nje vit emigrim
bertita me gjithe shpirte;....oh zot...erdhi...erdhi....babi im
si zog i vogel ju holla ne krahe
mes lotesh therrisja.....tani askush....
askush....askush ska per te na ndare
lehte i fshija lotet qe i binin ne sy
dhe ai peshperiti!"spo qaj biri babit"
ja tani jam ketu me ty...
u shkeputa nga babai dhe nenes ju holla ne krahe
me zerin qe me dridhej i thashe:
"Sa me ke munguar o e shtrenjta nene"
me lotet qe i ridhnin me puthi lehte ne balle
ishin lot gezimi,lot largesie...
qe shprehin dhimbjen e te papershkrueshmin MALL.


24.11.2006




O zot me ke ber te qaj me keto poezit e tua o niku....!

Te gjitha poezite e tua te rrenqethin mishin!


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.