| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)
Mendimet E Kota !!!
MENDIMET E KOTA
Sa keq e ndjej vetën ,
tash,në këtë moment!
Nga mendimet e kota ,
dojnë t'më dalin mendtë.
Mendime të panevojshme ,
mendime të harresës.
Veq mendime të kota ,që mbysin ,
edhe atë fije të hollë ,të shpresës.
Mendime dhe mendime ,
asgjë tjetër,s'kam në botë.
E di se,nuk janë asgjë më tepër,
përveq,se një veprim i kotë.
Por ,kur mendoj t'iu dal në fund,
mendimeve të kota.
Ndoshta do të befasohesh,TI,
e ndoshta edhe... tërë bota!!!
Ah,mendime të kota ,
pse më gjetët mua?!
E shihni edhe vetë ,që ,
unë nuk ju dua .
Shporruni,ju lutem,
së paku veq një natë .
Që,gjumin mos t'ma prishni,
dhe të flej rehat.
NDOSHTA ?!!!
Ndoshta ???
Ndoshta ,diku, ti më kujton
e ndoshta ,ashpër, më urren.
Ndoshta fjalët që ti kam thënë .
ishin fjalë, që, për ty nuk vlejnë.
Ndoshta koha më ka gjykuar,
që në mendje ,ti,të më rrish.
Ndoshta erërat të kanë dërguar
palgët e vjetra me i gërvishtë.
Ndoshta njerëzit që i kam për-rreth,
janë të lodhur nga heshtja ime.
Por gjurmët që ti i ke lënë ,
janë të thella ,Mbretëresha ime.
Ndoshta ,një ditë ,unë të harroj.
e ndoshta në iluzion do të dërgoj.
Por, atë që ndjej tash për ty,
nuk do të thoja që iluzionoj...
Sikur...
Sikur...
Sikur zemrën ,t'ma hiqnin,
përsëri,Ty ,do të të doja,
Sikur sytë ,t'mi vërbonin ,
përsëri ,ty ,do të shikonja.
Sikur ,këmbët ,t'mi shkurtonin,
në lagjen tënde, përsëri do të vinja.
sikur trurin, t'ma shkatërronin,
TI,do të ishe në mendimet e mia.
Sikur duart ,t'mi shkurtonin,
përsëri, për ty, do të shkruaj.
Por , sikur të vdisja ,që sot ,
shpirti im për ty do të vuajë.
Edhe veshët po t'mi shurdhonin,
nuk do të bënin ndonjë dëm!
Sepse, përsëri, do ta dëgjonja ,
çdokënd që shqipton emrin tënd,
Edhe gojën ,po t'ma qepnin,
emrin tënd ,do të mund ,ta them ,
Por edhe pa fjetur të më linin,
në ëndrrat e mia e zë, atë vend.
Por ,krejt këto i kisha mbijetuar ,
sikur, ta dija se do të vijsh.
Do të mundohesha, të i thjeshtoj,edhe
sikur, të ishin më rëndë, shumëfish!!!
Kur ti mungon ...
KUR TI MUNGON…
Kur ti ,më mungon, në ëndrra…
Të nesërmën ndihem, më mirë.
Sepse nuk okupohem ,rreth ëndrrës,
Ndihem , më i lirë.
Kur ti ,më mungon
Edhe në realitet ,
Atëherë jeta ime ,
Bëhet ferr ,në të vërtetë.
Kur ti ,më mungon ,
Edhe atëherë kur s’dua.
Filloj të besoj se, je,
MOLLË E NDALUAR.
Kur ti ,më mungon
E kam shumë vështirë.
Sepse thellë në zemër ,
E ndjej atë zbrazëtirë.
Kur më mungon veq në ëndërr ,
gjithmonë të arsyetoj .
Por në jetën e përditshme,
Nuk mundem të përballoj .
Më mundon ...
MË MUNDON
Më mundon përsëri,ajo, ËNDËRRA E VJETËR.
Nuk e di a nuk gjeta ,apo
nuk ekzistonte një tjetër.
Por, e di se më mundon.
Unë, as nuk desha të ëndërroj,
se në to, nuk ka asgjë reale.
Por thjeshtë ,më dërgonin papritmas,
Në botën time, sentimentale.
Ëndërrova të të takoj ,
Por jeta mori një kahje tjetër .
Të shkrova edhe në internet ,
E ti, nuk shkrove asnjë letër.
Ëndërrova apo ende ëndërroj
Nuk ka më rëndësi.
Veq që më mundon kjo ëndërr ,
E kam marrë në zili.
Të takova
Të takova
Të takova më në fund
yll i jetës sime,
mos u largo më, nga këtu,
bëhu pjesë e jetës sime.
Të takova edhe një herë,
prandaj shikomë drejt në sy.
Tregomë a shohin tjetër kënd në botë,
përveq se TY.
Nëse edhe kësaj here ,
nuk do të takoheshim,
Nuk e di si do të përfundoja,
kur do të bashkoheshim.
Të takova pra,bindëm që ,
nuk jam në ëndërr.
Më thuaj se si të thërras,
shpirt apo në emër.
Në shpirt i thyer
Në shpirt i thyer....
Në shpirt i thyer ,shkrova fjalë
sepse në të vërtetë paskam harruar.
Harrova se si është të jesh i lumtur.
tërë kohën ,i humbur, paskam qëndruar.
Në shpirt i thyer ,mendova,
mendimet,nuk janë punë e madhe.
Shikimet e një nate të ftohtë,
A ishin vetëm shikime, lozonjare??!
Në shpirt i thyer,u mundova
të ngazëllehem,të ngritem në këmbë.
Por si duket vonë, u kthjellova,
u zgjova nga ,ai gjumë i rëndë.
Në shpirt i thyer ,mësova,
se çdo gjë që ,vjen e shkon,gëzohu!.
Problemeve më të mëdha ,buzëqeshur,
i papërkulur,të qëndrosh,mundohu!
Në shpirt i thyer,durova,
se një ditë, do të bëhet ,më mirë.
Sepse gjithmonë mendova se ekziston,
diku,edhe një shpirt i mirë.
Në shpirt i thyer,mbijetova,
kurse tash ,qiellin ta arrij, përpiqem .
Porse për atë që e çmoj ,shkruaj,
për miqësinë e saj, digjem.
Nëse..
Nëse...
Nëse e do shpirtin tim,merre,
vetëm ,atë nostalgji ,mos e ndjej!
Sepse,kur lexoj se, ëndërrat, të mundojnë,
edhe zemra ime ,do të shpërthejë.
Nëse,i do,merri sytë e mi,
Prishtinën,anekënd shiko.
Do të kthehen ato kohëra,të jesh e lumtur,
këtë kurrë, mos e harro .
Vetëm ,bëhu e fortë ,studio dhe puno!
Mundohu në mëngjes me u buzëqeshë.
Në natën e kaluar,mos mendo ,
më e lumtur do të jesh.
Këto ,nuk i them rastësisht,
se e di si është, ajo ndjenjë.
Porse ,duhet të mbijetosh,
kjo është formula, për këtë jetë.
Më fal ...!!!
--------------------------------------------------------------------------------
Më fal.....!!!!
Më fal ,lartmadhëri,
sa herë që, mendova vdekjën.
Më se pari e deshta aq shumë ,
Kurse tash ia Fali , jetën.
Më fal ,lartmadhëri,
që, kjo më shkon ndërmend.
Nuk dua ti pengoj asaj ,
në këtë apo tjetër vend.
Më fal, të lutem ,që
nuk mund të përmbahem.
Por tash duhet të vij atje,
ku dhimbjet me ty ndahen.
Më falni, edhe ju ,o miq,
që nuk do të ju shkruaj.
Më falni se po shkoj pa lamtumirë ,
por ,as ti, këtë , mos e thuaj.
Nuk dua të jetë kështu,
por kështu po ndodhë .
Nga kjo monotoni e pakuptimtë ,
qëmoti jam lodhë.
Ti e din ,se ajo, nuk ka faj,
Mos e zhgënje, në asnjë pjesë të jetës.
Mos e lër ta kuptojë ,
as arsyen e kësaj ,vdekjes.
Më fal, lartmadhëri ,
që nganjëherë i pengova.
Por ,mos ta kuptojë ,
sa shumë e dashurova.
Më fal që të thashë ,
Kur ti e din më mirë.
Por nuk dua që,ta kuptojë,
pse e kisha ,aq vështirë!?
LUTJE...
LUTJA...
Ndihmo ,zot ,si më ke ndihmuar,
që asaj t'ia them një fjalë.
ti tregoj se sa e cmoj.
Ti ,e din o Zot, se je i madh.
Kur nuk shoh letër nga ajo,
më duket se kalon plot një shekull.
Porse fjalët që mi ka shkruar ,
thellë në mendje më kanë mbetur.
Më ndihmo ,Zot ,që njëherë, ta takoj,
pastaj,t'ia them asaj drejtpërdrejt.
Se edhe besoj se do t'më kuptojë,
se ,pse vetën e quajta "Mbret".
Kur ,ta marrë malli ,për vendlindje,
sytë e mi ,o zot, dërgoja.
Sepse e di që malli im nuk shuhej,
atëherë ,kur rrugëve të Francës ,kalëroja.
E din ti,si isha unë ,
Kur të gjithë ,më mungonin,
Por të lutem, zot, ndihmoi,
dhe suksesin le ta korrin.
Nëse ndjehet, ndonjëherë, e vetmuar,
Thuaja ,o Zot, me mua ta ndajë.
Sepse gëzimi i saj ,më gëzon,
kurse malli i saj ,më është mallë.
Për fund ,o zot ,të qofsha falë,
Falma, vetëm një yll të madh.
Që përmes tij të më dëgjojë ,
kur dua t'a dëgjojë, ajo, çdo fjalë.
| Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.