Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)
Prej kohesh....
Prej kohesh
Prej kohesh kam harruar veteveten
s'e di kur,
ne cilen dite a cilat fjale.
S'e di ku,
ne cilin mur a cilin lot,
vetem se e kam harruar
e s'e gjej dot!
Prej kohesh kam harruar...
S'e di cfare,
c'ngjyre a forma kishte.
S'e di si,
ku u ula, a ku u perplasa
vetem se kam humbur dicka
po s'mbaj mend ku e rasa.
Prej kohesh kam...
S'e di kur,
per c'arsye, me c'llogjike
s'e di ku
ne c'pike shiu a rreze drite,
vetem se kam germuar e groposur diku
nje relike.
Prej kohesh...
s'e di cfare
kuptim a vlere vertet ne ka.
S'e di si,
pse kerkoj e endem rruges se gjate
vetem se kraharorin e kam te zbrazet
te ftohte, te thate.
Prej...
s'e di sa,
ditet shkrijne ne kufijte e njera-tjetres.
S'e di per sa kohe
rreshtat ti rremosh
e ata te te kthehen perseri
pariparueshmerisht bosh!
Nje poete e vertete.
Kerkuese, rebele, e urte dhe e zhurmshme.
Levizje e madhe.
E pa dukshme.
E forte.
Sy depertues.
Ne nje shpirt te madh.
Ne nje shpirt triumfues.
Ne qiell a ne toke
Nje muzë ka ndaluar
Mbi sy a mbi floke
Me zemer te çare
Shume e lenduar
Lufton me furi
Me shprese qe e terbon
Errsiren...
Te trese ajo kerkon
Prej kohesh...
Po...prej kohesh e ben
edhe po s`fitoi
dhuroi nje agim
nje drite....nje megjez.
Prej kohesh ajo e di
Shqiponja ne qiell vdes.
Re: Prej kohesh....
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Prej kohesh kam harruar veteveten
s'e di kur,
ne cilen dite a cilat fjale.
S'e di ku,
ne cilin mur a cilin lot,
vetem se e kam harruar
e s'e gjej dot!
Faleminderit per komplimentet tuaja!
Kontinenti shpresoj te te shoh me shpesh kendej nga letersia se me duket se ke damar poeti ti.
Shkodrani i qeshur, ta kam thene edhe me pare, po shkruajte ate qe ndjen po kryen procesin e krijimit te poezis me perkryeshmeri. Vertet nuk kane rendesi vargjet, ne rimojne apo jo, ne jane te rregullt apo te crregullt, rendesi kane te jene te vertet. Te kesh shprehur veteveten tek ta.
Faleminderit!
Pershendetje!
Nga nje enderr e thyher
Tik taku i ores ne mur
bie pertoke e zhurmshem thyhet.
Dhoma zhvesh petkun e erret
kur ndez driten arratisen hijet.
Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur
permi qerpike endrra me zhgrryhet
me bie padashur nga syte e lodhur
bie pertoke, kriset, thyhet...
Duar te pergjumta rrezojne disa fleta.
Bie dhe nje liber harruar aty hapur,
copra poezish te shkruajtura ne letra,
dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.
Ulem pertoke e i mbledh ngadale.
Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur
i mbledh ne duart e mia pale pale,
cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.
Ngrihem e veshtroj te mijat duar,
e grimca dritash me ngelen ne gishta
kush e dinte se nga nje leter e shuar
do rigjeja mori endrrash te brishta!
Nuk mundesh
Nuk mundesh! Me pergjigjen,
kur pretendoj te ndjek endrrat e mia.
Nuk mundesh,
te gjithe dorezohen heret a vone.
Pse te humbasesh kohe me ilusione te tilla,
Por a s'eshte koha aty, qe ne ta mbizotrojme?
Nuk mundesh! Me pergjigjen,
kur nje bote me te bukur kerkoj
Prano realitetin, ai eshte i vrazhed, i eger
Por a s'eshte realiteti aty, qe ne ta manovrojm?
Nuk mundesh,me pergjigjen,
kur e shoh jeten si mrekulli
jeta eshte e veshtire, mizore dhe praktike.
Por si te dua ta jetoj, a s'eshte kjo jeta ime?
Nuk mundesh,me pergjigjen
dhe une ne vend te shkurajohem qesh,
A s'kemi lindur qe te sfidojm te pamunduren
Ti japim kesaj jete me te mirin kuptim qe mund te gjesh?
Ne djall!!!
Ne djall te veje bota,
njerzit te vene ne djalle!
Me mundojne gjera te kota
e askush s'thote "me fal"!
Ne djall te veje bota,
bota te veje ne djalle!
Kurre falje s'kerkova
askush s'me tha "me fal"!
Ne djall te veje bota!
Njerzit te ndjekin ate.
Me boten une marshova,
me njerzit e me te.
Ne djall te veje bota
ne ka bota djall
dhe njerzit ne ferr
ne ka ferri mall!
Ne djall te veje bota
edhe une bashke me te
e me mundimet e kota
qe idiotsisht si le!
Urime Iliriusa!
Nje keshille miqesore per ju:-Jepi pak me shume ngjyra emocionale
poezive, si psh...hiperbola, krahasime,ngjyren e njomeshtise,apo dhe
ngjyren e thatesise!
Besoj se kuptohemi motra!
Mire u lexofshim atehere!
miqesisht, Helga.
Faleminderit per keshillen Sykaltra_Shqiptare,
Do te mundohem ta ndjek.
Ju kuptoj shume mire!
Pershendetje miqesore edhe per ju!
Iliriusa.
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Nga nje enderr e thyher
Tik taku i ores ne mur
bie pertoke e zhurmshem thyhet.
Dhoma zhvesh petkun e erret
kur ndez driten arratisen hijet.
Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur
permi qerpike endrra me zhgrryhet
me bie padashur nga syte e lodhur
bie pertoke, kriset, thyhet...
Duar te pergjumta rrezojne disa fleta.
Bie dhe nje liber harruar aty hapur,
copra poezish te shkruajtura ne letra,
dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.
Ulem pertoke e i mbledh ngadale.
Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur
i mbledh ne duart e mia pale pale,
cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.
Ngrihem e veshtroj te mijat duar,
e grimca dritash me ngelen ne gishta
kush e dinte se nga nje leter e shuar
do rigjeja mori endrrash te brishta!
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.