| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Per shpirtrat e lire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10772)
Lojra lufte
(kete e postij ne kujtim te nje miku ish forumist qe i ka pas pelqyer shume te luaj Counter Strike)
1-Fitore ose humbje.
Flitet se ka pak fitore ne cdo humbje dhe anasjelltas.duket sikur edhe vete jeta, ne pamje te pergjithshme eshte nje shtegetim I papercaktuar gjate te cilit ne humbim dhe fitojme. Qysh prej femijerise sone te hereshme, kur ende as nuk e kuptojme se cdo te thote te humbesh apo fitosh, perseri, mrekullisht gjuha jone e reagimit duket si e ndare ndermjet fitoresh dhe humbjesh. Cdo gje e re dhe paprovuar, kerkohet te provohet dhe eksplorohet prej femijeve..te cilet plotesohen ose zbrazen duke ngjizur pervoja te tilla ne psiken e tyre, e cila per fat te tille eshte edhe e te nesermes.
Shume eshte folur ne te shkuaren dhe tash; shume eshte diskutuar per karakteristika prirje dhe shkaqe , shume eshte eksperimentuar gjithashtu per te kuptuar “pse-te” e disa reagimeve te grupuara dhe cilesuara si “ekstremisht ekstreme”…..ose thjesht ekstreme.
Pa dashur ne harrojme se “kultura” e sepates se gurte e me vone heshtes e shpates eshte nje fenomen sa I vjeter dhe I ri I cili sot gjallon ne forma armesh zjarri, kimike, berthamore e termoberthamore, sidhe kimernetike. Gjithmone si nje trajte dobesie dhe lakmie e qenies njerezore, arma ka dale ne pah dhe eshte perdorur gjithmone per te fituar…nje materje nje ndjeje nje ideal dhe nje ushqim, duke percjelle si forme e pshmangshme ne thellei te viteve fitoret me arme(dhe humbjet) te cilat shoqerohen gjithnje me rrezikun e jetemarrjeve.
Heronjt dhe mitet
Nese nje mit ka te beje thellesish me imagjinaten dhe eshte me mistik dhe misterios, me pak I teille, I vertete, I rreme, ose I gjymtuar paraqitet nje hero.
Te gjith ne kemi heronjte tane dhe te gjithe heronjte qendrojne shpesh ne majen e olimpit net e cilen jemi ne ose me mire pjesa jone e deshirave dhe pjesa jone prej humbesi qe kerkon fitore; qe I vendos ne keto lartesi.
Njerezit e realizuar ne te vertete duket dhe shpesh eshte vertetuar se jane ata qe qendrojne ne maje ose me prane majave.. te nje udhe gjate te cilese kane arritur te fitojne , pashmangshmerisht duke shkaktuar dhe humbes.
Pak ose aspak nuk dua te ndalem e te flas per oportunitete e oportunizma, talente e jo talente, inteligjente dhe me pak te tille. Dua vetem te theksoj individin(kryesisht adoleshent) perballe mundesive per te fituar ose humbur ne hapesirat qe lejon ligji dhe morali tejet te cilave konsideratat jane shpesh jo normale dhe jane fillesat e ekstremeve.
Po cili hero me shume se ai luftarak eshte adhuruar ne boten tone te vogel e te madhe. Cili me shume se heronjte miliardere??? Dikush mund te pretendoje ndryshe megjithate theksi mendoj se ne kete rast duhet vene ne modelin mesues qe perfaqeson heroj luftetar tek adhuruesi dhe me pak adhuruesi.
Historia jone dhe ajo boterore eshte e mbushur mre heronj te tille kombetare e nderkombetare te cilet kane vrare e prere pamvarsisht motivit.
Dhe ne ne menyre foshnjore dhe si gjysem mendimtare bejme shpesh pyetjen “ Perse vret nje adoleshent”?
Ndihma e heronjve
E cili valle prej nesh nuk ka thirrur ne ndihme ne klithma deshirash dhe vuajtjesh te berendeshme heronjte e tij te zgjedhur. Sa vete kane dashur te kishin shok Rambon dhe Bruce Lee qe keta tu zgjidhnin problemet. Sa e vjeter eshte deshira per te qene I padukshem…..??
Heronjte shpesh vijne ne ndihme por vetem per te kenaqur imagjinaten dhe deri ne piken kur imitimi I tyre nuk arrin ne ACTION.
Problemi qe shpesh shtrohet eshte nje lloj realizimi potenciali dhe identiteti ne rruget e drejta qe percaktojne ligjet e shoqerise. Shume adoleshente e te rinj jane ne mangesi pamundesi privime etj te mundesive te tyre dhe rrjedhimisht….une mendoj se ne limited dhe forma te ndryshme, te gjithe ne, gjate gjithe jetes do te duam dhe sdo rreshtim se fituari. Ne te gjith therresim ne ndihme heronjte te cilet behen te tille si trille te fateve tona. Dikush imiton, dikush identifikohet dhe adhuron por gjithsesi, ata, heronjte mendoj se jemi te gjithe ne, ne fituesit dhe humbesit, ne deshirat dhe pasionet…..ne jemi jeta tablloja dhe gjeneruesit e heronjve, ata jane vetja jone….
Polarizime dhe paralelizma
Duket se ne mesohemi qysh heret me te kundertat dhe egzistencen e tyre. Mesojme se ka nje te mire dhe nje te keqe nje nje nate dhe dite, nje jug dhe veri, nje te ftohte dhe te nxehte , e she e shume te tjera. Heroi pozitiv eshte ne qender te moralit te ligjshem. Molepsejet e te cilit (pa hyre ne politike) kane cuar dhe vashdojne te cojne njerezimin ne forma ekstreme grupimesh dhe dasishe.
Blloqe te medha ushtarake. Kristianizem dhe islamizem ;shtete te bashkuar, shtete qe bashkohen dhe te tjere qe ndahen percahen dhe I percajne. Duket se kudo luftohet dhe patjeter qe per te fituar… pa harruar qe miliardat jane humes.
Pavaresisht nga format dhe perkatesite duket sikur ka nje rrezik te madh, vdekjeprures dhe shpesh dogmatic, dhe nje pale tjeter qe lufton te fitoj kundrejt tij. Nuk eshte thjesht lufta e te mires ndaj te keqes po nje lloj polarizimi I tipit terroriste dhe police apo ushtare. Te paret vrasin te fajshem e te pafajshem por edhe te dytet vrasin jo pak. Lindind pyetja : A jane vrases policet dhe ushtaret e paqes. Cmimi eshte dhe mund te jete deri diku I justifikuar por perseri kemi te bejme me nje armate njerezish qe dine te vrasin dhe ne momente oportun, mund ta bejne me shpejt dhe me sakte se te tjeret “ turmat e medha humbese”. Heronjte e luftes lidhesn shpesh pas fate te vdekurish me dhe pa ideale. Ata jane njerez…te tille quajme edhe heronjte tane te adhurues te cileveu kendohen kenge dhe uthuren lavde duke iu numeruar te vraret si bonus te lirise tone……Po cka njerezore ne nje vrasje??? Une pyes kete rradhe vetem per modelin qe pefaqeson thjesht si vrasje qe ndonjehere eshte dhe me doren e shtetit.
COUNTER STRIKE (nje hap larg aktit)
Komercialistet dhe studiuesit e tregut duket se jane treguar mendjeholle dhe e kane kuptuar se do te qe nje nga bizneset me fitimpruese por dhe loja me me popullore per te rinjre dhe adoleshentet.
Duket se polaizimet qe permenda me siper egzistokan vertete dhe se bota eshte dare ne terroriste dhe antiterroriste, kriminele e police.
Me kujtohet se ne kur ishim te vegjel luanim luftash dhe beheshim partizane e gjermane. Megjithse kur bheshim gjermane nuk na pelqente perseri beheshim keq nese humbnim dhe “fitimtari deshire” brenda nesh donte te fitonte edhe si gjerman.
Sot eshte ndryshe nga kohet tona me arme qe qene copa derrasash me gozhde. Bota industriale dhe kibernetinke ka bere “mrekullira”. Lojra lufte me vrases dhe police makina qe bejne kerdine dhe gjakosin dhe me popullorja nder keto lojra ku miliona adoleshent ne gjithe boten shpenzojne shume ore dhe para quhe Counter Strike. Eshte nje imitim perfekt I gjithckaje. Mrekullie shkences ku efektet zanore dhe grafikat nuk kane asnje ndryshimme realet. Arme te kalibrave te ndrysheme njerez, vdekje ne imitim perfekt me gjak dreidhje perpelitje etj. Tiguj thrrje e pista thuajs reale. Nese sheh te gjith te rinjte kane nje nick name ne loje. Dikush Rambo dikush bin laden van dam 007 e dhjetra te tile. Ore te tera duke bere vrasje virtyale dhe duke pesuar emocione te forta humbjesh dhe fitoresh.
Nje nga faktet qe me ka bere pershtypje eshte je fraze eshume perdorur prej tyre qe pak mund te bjere ne sy por qe mua me intrigon shume. Ne mbarim te cdo loj ata numerojne te vraret. Dhe askush syre nuk vlet ndryshe vete : Bera x vrasje “ Apo sa vrasje bere ti.??
Kampione ne vrasje! duket sikur fenomeni kthehet ne akt. Mendoj se te mesuarit ka luajtur rolin e tij. Filani ka bo X vrasje apo vrasje. E kta njrez njgjallin frike por edhe ne nje fare menyre behen heronjte tane te heshtur nese I kemi te njohur dhe te tjeret e dim kete fakt. Nepermjet namit te tyre fitojme dhe ne duke ngjallure nje fare frike dhe duke bere fitore te vogla ndaj te tjereve. Pikerisht jo vetem si nje zhargon I modes prej te forti perdoret kjo fraze “kam bere vrasje “ dhe jot a zeme Asgjesova apo thjeshte vrava .
Duk mos u ndalur shume ne kete pike dua te pemend disa fakte. Nese lojtaret e Counter Strike I pyet me kujdes kupton shume te verteta rreth efekteve te lojes dhe prirjeve ton ate brendeshme. Shume syresh te pyetur rrefejne se do te donin qe ne vend te fytyrave egzistuese ne loje te kishin fytyrat e atyre qe kishin inat. Shume te tjere mendonin dhe shihni endrra per pasjen e nje snajperi apo arme me silenciator qe me pas .. nese dikush….(!) Mbase keto jane thjesh deshira por une u ate theksoj se shume pak jane vrasjet aksidentale ne bote krahasuar me ato qe vine pas nje gjenerimi deshirash e frusrtrimesh dhe jo rralle egzekutoret kane patur dhe kane modele te gatshme.
Jo shume vjet kane kaluar nga tmerri I vjetnamit( ne sensin e pasojave dhe tmerrit) prej nga dolen te vrare te gjymtuara por edhe shume qe formuan vrases dhe njerez qe dine te vrasin mire e pa u traumatizuar.
Ne vitin 2004 e perditshmja flet megjuhe krimi droge terrori e vrasjesh macabre.
Kane kaluar vite qe nga vjetnami dhe sot sheh biblioteka te boshatisura dhe salla plot te counter strike. Ndersa nga te parat ka me shume gjasa te fitohet ne jete duke u bere I ditur dhe I vlere nga te dytat ka gjsa te fitohet me gjuhe te armeve edhe pse bota gjthnje e me shume po I krijon pak hapsire njrezve te rinj per te krijur nje identitet.
Jemi ne shekullin e ri ku ende krkohen fitore. Te rinjte qe luajne counter strike jane shume. Prej tyre patjetet dalin edhe vrases. Por duke qene se ne keto vende nuk mesohet te perdoret topi I tenisit apo tjeter gjasat e “se nesermes killer” jane…..mendojeni vete me mire. Tetor 2004 ne sallat e Counter Strike ende deri ne ore te vona te rinj e adoleshente vazhdojne te bejne vrasje virtuale me maus(mouse)
asrtras 2004
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.