Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- mikrobiologjia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10881)
ne kerkim te vrasesit (8)
menyra me e mire per te analizuar lidhjet ndermjet viruseve te gripit te ndryshme eshte ajo filogjenetike qe perdor sekuencat gjenike virale dhe ato te frekuencave tipike te mutacioneve te gjeneve per te formuar peme gjeneologjike te mundshme.problemi qendron ne faktin qe gjenoma virale e nje virusi te gripit ka 8 segmente ARN te ndare qe mund te levizin ne menyre te pavarur me ane te riasortimit (riasortimi eshte nje proces me ane te se cilit ndodhin permutacione te ndryshme te segmenteve virale qe do te perfundojne ne secilin virus te ri...eshte pak a shume ajo qe ndodh me kromozomet e njeriut gjate meiozes kur ato vendosen ne ekuatorin e qelizes...per informacione me te gjata shifni temen e gjenetikes tek pjesa e dyfishimit te ADN si dhe temen "trashegimia" tek pjesa qe shpjegohet se si perzgjidhen gjenet gjate meiozes ) dhe keshtu qe duhet te merret parasysh analiza e secilit segment.
grupi i kerkimit beri analizen e 5 nga 8 segmentet e ARN te virusit te vitit 1918 dhe deri tani konfrontimi ndermjet gjeneve te gripit te spanjolles dhe dhe atyre te njeriut,derrit dhe shpendeve,e fut virusin e vitit 1918 brenda familjes se viruseve te njeriut dhe derrave,duke treguar qe eshte i huaj per klasen e shpendeve.gjithsesi gjenet e virusit te vitit 1918 kane edhe disa karakteristika te shpendeve,dhe prandaj eshte e mundur qe virusi te kete nje origjine nga nje serbator shpendesh (dmth te jete rritur ne pjesen me te madhe te ciklit brenda shpendit)ne nje kohe jo precize para vitit 1918.por,ne ate vit virusi i ishte pershtatur mjaft mire gjitareve aq sa te funksiononte edhe si virus pandemik per njerezit.pyetja eshte: KU?
duke analizuar gjenin e hemoaglutinines se 1918 u gjet qe sekuenca e saj ishte shume me e ndryshme nga sekuencat e shpendeve se sa nga nentipet H2 e vitit 1957 dhe H3 i vitit 1968.prandaj si konkluzion u tha qe gjeni HA i vitit 1918 kishte kaluar nje fare kohe tek nje organizem i ndermjetem,ku kishte mbledhur shume mutacione qe prej formes origjinale te shpendeve,ose ose vinte direkt nga nje virus i shpendeve: nje virus,qe duhet te kishte sekuenca shume te ndryshme nga ato te virusit te shpendeve, H1 qe njiheshin.
per te vleresuar mundesine qe gjenet e virusit te shpendeve H1 kishin ndryshuar ne vitet perpara pandemise se spanjolles,u fillua te bashkepunohej me shkencetare te Smithsonian Institution's Museum of Natural History dhe Ohio State University.pasi qe u analizuan shume pjese shpendesh te epokes se atehereshme,u izolua nje forme e virusit te gripit te shpendeve te nentipit H1 nga nje rose e gjetur ne vitin 1917 dhe e konservuar ne etanol sipas metodes se Smithsonit.duke analizuar kafshen doli qe sekuenca e shpendeve te vitit 1918 ishte shume e lidhur me format moderne et virusit te shpendeve H1 ne ameriken e veriut,qe tregonte se ne keto 80 vitet e fundit virusi kishte pesuar shume pak mutacione.sekuencimi i vecante i formave te tjera te H1 qe vijne nga shpende te eger mund te coje ne gjetjen e nje forme me te afert me ate te HA te vitit 1918,por duke pasur parasysh qe HA nuk ka pesuar riasortim te drejte nga nje forme e shpendeve,mund te mos gjehet ne asnje forme te viruseve te gripit te shpendeve te ngjashem me ate te vitit 1918...vazhdon
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.