Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Jeta shqiptare rrotullohet rreth politikes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13234)


Postuar nga Fajtori datë 27 Shkurt 2007 - 15:38:

Ca kokteili me kripe mer. Po na jep me pi a me hanger? Hhehehe.

Po mire, ne cfare pikash mund te nderhyhet per te sjelle decentralizim me te madh te politikes? Une kam nja dy ide.

1. Te krijohet nje sistem kontrolli mbi financimet ne politike. Dy skandalet me te medha ne Itali dhe Gjermani tregojne se financimet e partive dhe kantidateve jane gjithmone ne rrezik. Ne Itali plasi skandali Mani Pulite qe nuk ishte gje tjeter vecse korrupsion i organizuar nga partite per te pasur te ardhura. Kjo ishte aq e mire-organizuar saqe partite ishin bere te tera bashke dhe i ndanin rrushfetet ne baze te perqindjeve qe merrnin ne zgjedhje. Nderkohe ne Gjermani kancelari Helmut Kohl u perball me nje skandal te ngjashem. Atehere kjo eshte nje pike qe duhet monitoruar per te ndare biznesin nga politika.

2. Pushteti qendror duhet ti jape fuqi me te medha bashkive. Mesa kuptova Berisha e ka bere kete kesaj rradhe (duke menduar se do fitonte zgjedhjet). Tani policia ndertimore, ujesjellsi etj varen direkt nga bashkia dhe jo me nga qeveria. Kjo eshte pike e mire, por ka akoma shume. Ja psh marrim rastin e policise rrugore. Ne Itali ekzistojne institucione te ndryshme policore (karabiniere, polici, vigile, finanza). Nga keto njera i perket teresisht bashkise dhe shumicen e gjobave e vene pikerisht ata. Po ne Shqiperi? Ne Shqiperi ekziston nje polici bashkiake por nuk ka asnje te drejte, nuk ndalon askend, nuk ve gjoba etj etj. Atehere pse mos ti jepet e drejta bashkise te manaxhoje qytetin e vet me polici me vete? Pse duhet te kemi vetem nje polici qe koke e kembe varet nga shteti. Ne nuk jemi diktature qe te kemi vetem qeveri qendrore.

Kaq sa per ide. Ndonje ide tjeter ka?

P.s. Ti futesh Mjaftit dmth te kesh te besh me politiken, por per sa kohe je jashte nuk merresh me politike direkt... Dhe sidomos nuk perdhos imazhin e MJAFT-it me tregeti personazhesh nga Mjafti tek politika (sic rrezikon te ndodhi normalisht).


  Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.