Forumi Horizont | Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Shqiptaret me te lashte se greket. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13886)
Fjala Kaptine
Kjo fjale 100% shqipe, qe nuk do asnje lloj shpjegimi eshte e trasheguar nga shume gjuhe te Europes dhe perdoret, ndoshta ne shume kuptime, por perseri nuk largohet nga baza e saj, jo vetem si fjale por dhe si kuptim.
Si ta kuptojme kete?
kaptina, koka, kreu, krytë etj. pra keto fjale jane dhe sot ne shqipen qe ne flasim.
Nje here nje vajze me foli per nje djale, i cili i kishte thene; nxirre kaptinen. Ajo ishte habitur sepse nuk kishte kuptuar kete fjale, por me qe kishte qe ne moshen 17 vjec qe jetonte jashte shtetit, edhe i falet, pasi ishte nga nje zone e jugut dhe nuk e kishte degjuar kurre fjalen, kaptine.
Mund te themi se fjala kaptine perdoret jo vetem nga ne sot, por dhe nga gjuhet Europiane, ne shume varjante te ndryshme.
Ne shqip, natyrisht kemi koken, por vete fjala kaptine qe eshte me e vjeter se fjala kokë po ta ndajme, kemi kap + tin
Baza e kesaj fjale eshte folja kap , me kap.
Marrim italishten.
Fjalen kaptine e gjejme kudo ne kete gjuhe.
Psh- ne fjalen capo pra ne kuptimin e kryetarit.
Ne kete rast, fjala kapo vertet qe tregon kryetarin, por me qe veshtrimin e kemi etimologjik, mund te themi se, fjala kapo ka lidhje me kapesin me ate qe kap, situaten, problemet etj. Sepse, sic thote ai...(qe ka kap problemin apo situaten) ashtu behet
Por ne gjuhet europiane e gjejme te perhapur edhe per kryeqytet.
Psh - Capitale = Capitale.
Ne e kemi krye + qytet pra qyteti koke, ose qyteti kaptine
A nuk eshte kryeqyteti (kapitalja me nje fjale) ai qe ka ne dore te gjithe vendin, apo vendimet ne nje shtet?
Gjthashtu, ne perdorim dhe nje kuptim tjeter, te cilin ne fakt e kemi marre nga te huajt si fjale te perpunuar, por ne fakt eshte po fjala shqipe kaptine .
Ne perdorim dhe kete kuptim; Ai mori denimin kapital.
Cdo te thote ky denim?
A nuk do te thote denimin me vdekje?
Por, ne baze te etimologjise sone, a nuk kemi ketu se, Ai u denua me kaptine. Pra iu pre koka, me vdekje, me heqje jete etj.
Italianet kane fjalen capito = kuptove.
Por, me kete fjale latinishtja nuk tregon asgje tjeter vetem se fjalen apo foljen shqipe me kap
Ne nga nje here themi kur flasim; e kape se cfar po flas?
Pra nuk eshte larg fjales italiane te sotme kur thone kapito.
Pra ajo kapja, nuk behet me stomak, por behet me koke, me trute. Aty eshte ai kap esi.
Kemi e shqip fjalen kapelja, kapë.
Pse pikerisht greket i thone kapeles sic i themi neve ne shqip, kur ne nje kohe kokes i thone qefali?
Pse pikerisht italianet i thone kapels sic i themi neve ne shqip, kur ne nje kohe qe kokes i thone testa?
Pse keto dy gjuhe nuk kane fjale tjeter per kapelen? Sepse nuk kane arritur ta ndryshojne, sepse gjuha eshte pa fundesi dhe nuk mund te mbyllet ne cdo ane te saj.
Ne shqip kemi dhe fjalen fetare; psh Kapelja e Shkodres.
Eshte fjala per nje institucion fetar, per kreun, per koken, etj.
Tani le te dalim tek greket.
Greket fjalen koke ose kaptine sot e kane qefali dhe foljen me kuptu, e kane katallavez. Vetem nje heqje germe i kane bere greket kesaj fjale, sepse edhe tek fjala greke katallavez kemi mungesen e germes P, e cila kete fjale e con perseri tek fjala kaptina. Me germen P te hequr, fjala e sotme greke katallavez, do te ishte ne origjinalin e saj...pra kapt - allavez (kaptallavez) = katallavez, sic e kane greket sot.
Ne te vertete, dikur greket nuk e kane patur me keto germa fjalen qefali por e kane patur kepali, kepalja. (kapali)
Gjithashtu, fjala greke e sotme qefali ka te beje me fjalen shqipe qafa e cila eshte mbajtesja e kaptines kokes.
Te mos harrojme se ne, kemi dhe nje peshk te cilin e quajme; peshk qefull.
Ne fakt, emri i tij qefull, eshte i perpunuar nga greket, ashti si fjala kapitale = kryeqytet qe e kemi marre nga te huajt por qe eshte e jona si baze fjale apo lindje e saj.
Tani, po te analizjome peshkun ne fjale, (sic me kane thene) ky peshk ka vertet nje pjese qafe te madhe etj, gje kjo e cila ia ka dhene dhe emrin. Peshku ne fjale e ka emrin qafori pra qe ka qafe te mire per ta ngrene, sepse peshku i vogel eshte, nuk ka pjese si vici apo lopa.
Por edhe tek fjala jone shqipe qafa kemi perseri kapjen. Sepse edhe ne, shpesh here e nderrojme germen q me germen k psh; maqine dhe makine. Qamet me Kjamet etj.etj.
Ndonje qe e di me mire se une punen e peshkut qefull, eshte i lutur te na sqaroje me mire, por besoj se nuk jam gabuar, megjithse nuk jam peshkatar.
Vetem nje ndryshim germe ka ndodhur tek fjala qefali dhe perseri del folja shqipe kap ne nje kohe qe greket kete folje e kane krata qe dhe kjo eshte shume e lidhur me foljen kap te shqipes, apo perseri fjala koke.
Kurse tek fjala kapital ne kuptimin e mallit, kapitalit, pasurise etj. perseri kemi kuptimin shqip te kapjes.
Pra ai (kapitalisti) eshte kap-esi i kesaj pasurie, ai e ka kapur, etj.
Ne shqip ne shpesh themi; ai kapi birren, coca colen etj.
Pra, kjo dot e thote se personi te cilin po flasim, shet birren etj, pra e kapi birren dhe ben tregeti me te. (ai eshte kapitalisti i birres)
A nuk del ketu komplet lindja e fjales kapitalist? (kapesi)
A nuk kemi tek te gjitha keto fjale, pikerisht fjalen shqipe kaptine?
Ne në shqip kemi dhe fjalen kaptoj.
Ne mitologjine shqipe, ai trimi i popullit, kaptoi male e kaptoi fusha etj.
Por, pikerisht kete fjale, si e perdorim sot?
A nuk e perdorim ne fjalen kapërcej?
Kapercimi a nuk ka per baze foljen kap? Pra e kapa, pjesen tjeter te kanalit psh. ose pjesen tjeter te malit.
Sidomos fjala kaptoj qe eshte me afer origjinalit pellazgjik, eshte me e mrekullueshmja ne kete analize dhe qe nuk eshte asgje tjeter, por perseri fjala kaptine qe ka per baze foljen shqipe kap.
Greqishtja, nuk eshte asgje tjeter, vetem se nje shqipe e vjeter.
Italishtja, nuk eshte asgje tjeter, vetem se nje shqipe e vjeter.
Qe te dyja, jane larguar dhe duken si te huaja.
Por me qe sot shkenca perdor ate qe quhet ADN, pohoj se:
Te dashur zonja dhe zoterinj.
Edhe gjuha ka ADN-ne e saj, por ne nje forme tjeter dhe, ne baze te kesaj ADN-je del qarte se cila eshte gjuha greke dhe ajo latine. Keto bija te shqipes, te cilat u martuan me kohen dhe sot duken sikur jane gjuhe te huaja.
Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.