Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 03 Korrik 2007 - 23:56:

 .
 
 
............Floku i vashës
 
 
M’u zvordhën dhe neonet…dhe vitrinat;
Dhe dielli që shkëlqen, si sy verem;
Dhe lustra që mbulon e ndrit makinat;
Dhe zonjëzat e lyera me krem.
 
Do ik…me shpirtin ters dhe të mëritur.
Do bredh…të gjej mamuthët gjithë lesh.
Ç’më duhet mua kjo kapel’ e ndritur,
Që s’di se kush ma rrasi gjer në vesh?
 
Pas fushave do humbem si i marrë,
Pa ëngjejt krahëbardh’ e syjeshil
Si murgu rason…kohën do heq zvarrë
Kaluar mbi të urtin kalë çil.
 
S’i dua veselitjet e parajsës!
Më mirë djers’ e dheut në mëngjez
Dhe dehja që më fal floku i vashës
Si lule e jargavanit plot me vesë.
 
 
 DXP


  Gjithsej 90 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.