| Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Shoqeri-Hipokrizi apo Shoqeri-Kalim Kohe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14928)
Ndoshta jam ende e re dhe besoj tek miqesia.nuk e di sec mund te ndodh pas shume vitesh.
Kam pasur dhe kam shume shok&shoqe,por shume pak prej tyre u kam dhene nje vend te vecante.Jam nje njeri qe nuk flet dhe tregon shume gjera mbi veten,shume pak,per te mos thene asnje mund te dine per mua.
Miqte kane lezetin e tyre,kur kthehesh ne shtepi&del per te pire nje kafe,(ose kur se mbaj fjalen per te dale,se gjithmone me ka dale dicka 
)por e shikon se njerezit ndryshojne,sjane me ata te paret.
Une kam nje shoqe ne Itali&me ate kam gjithmone shume kenaqesi te takohem,ndoshta sepse jemi te dyja larg&keto takime,sikur na bejne te kujtojme te kaluaren.
Ketu ku jam kam shoqe te mira,por jane sa per te kaluar kohen,per te mos qene vetem.Secili ka hallin e tij&qan vetem hallin e tij.Ndoshta klima &mentaliteti i njerezve ndikojne qe te ndryshosh(nje mik me tha para ca kohesh qe jam bere grifshe e ftohte,qe sdua tia di me per njeri
),te mendosh vetem per ato qe po heq mbi supe.
Ne Shqiperi njerezit jane bere akoma me keq.Atje te fillojne thashethemet nese del me nje fund te shkurter&nqs ke nje djale per krahu,qofte ky vellai apo kushuriri.
Ose mos te pafshin unaze ne dore,se te fejuan me zor&pa ditur gje 
.
Shkurt hesapi si besohet njeriu,ose te besoj qe mund te kem besim tek ata qe kam pasur&kam besim ( fola tamam si Don Kishoti
).
Shoqja ime me e ngushte eshte mami ime.

| Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.