Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Lindja e Rock-ut, influencat e tij ne muzike e ne shoqeri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15969)


Postuar nga daedal datë 01 Qershor 2008 - 00:14:

Disko, Punk dhe Dallga e Re

Ndërsa muzika funk u bë pjesë e skenës së Rock-ut në fillim te viteve 70-të, kjo gjë i parapriu disa këngëve me një ritëm të kërcyeshëm. Modeli disko u zhvillua nga grupe si: K.C. and the Sunshine Band, MFSB, The Three Degrees, The O'Jays, Barry Ëhite, Gloria Gaynor, Chic, dhe The Trammps.Befas shumë hite u bënë të njohura në diskoteka, jo vetëm në Europë, por dhe në Amerikë.

Grupi më i shquar i epokës së Diskos është The Bee Gees, muzika e të cilëve u bë kolona zanore e filmit Saturday Night Fever. Shumë grupe qendrore të Rock-ut, duke përfshirë The Rolling Stones, Rod Steëart, Queen dhe Grateful Dead ndërfutën elementë të ritmeve disko në muzikën e tyre, dhe shumë radio filluan të përshtasnin formatin disko.

Nga fundi i 70-ës u përhap një lëvizje anti-disko; gjë që coi madje edhe në një përleshje në Cikago në verë të 1979-ës, midis dy grupimeve që mbronin dy ide të ndryshme.


  Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.