Forumi Horizont | Gjithsej 103 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)
MË KËRKO NË KËNGËT E ZOGJVE
Sonte s’kam frikë dhe kënaqësi kam
Nga kjo natë e qetë që lehtas bie
Dhe Nuri që mbi trupin tim lëshohet
Të më ndritë përjetësisht...
Engjëjt mbi krahët e tyre
Bartin veprat të mia jetësore
Tek ngjiten horizonteve hyjnore
Sa i këndshëm është ky udhëtim mistik...
E ty, nëse ndonjëherë
Të bie ndërmend për mua
Më kërko në aromën e luleve
Në burimet e lumenjve
Dhe në këngët e zogjve...
Në agun e mëngjesit të hershëm
Kur dielli rrezet e tij të para lëshon
Mes tyre është shpirti im dhe ndritë
Për ty gjithmonë...
♥♥
MISTERI...DHE TI...
Në brigje fatesh të mistershme,
ku e panjohura vithet tund,
s'e di nëse më pret një fund
i tmerrshëm, apo më pret
një fat pafund!
Kur ti je tek unë, e unë tek ti,
si brigjet e lumit me urë në mes,
sikur koha të derdh rrebesh e stuhi,
brenda shpirtit tënd prapë do më kesh...
Gjithsej 103 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.