Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16575)


Postuar nga IQVLORA datë 14 Nëntor 2008 - 19:35:

Me kujtohet si tani nje kujtim i larget kur isha five,i cili ilustrohet edhe me nje foto.Kisha dale me babain tek Sheshi i Flamurit.Im ate me bleu nje akullore tek nje pasticeri qe ndodhej aty ku sot eshte e ashtuquajtura nga vlonjatet ''Kapelja''.Mbasi e mbarova ate kerkova edhe nje tjeter,por im ate me tha bolle se do te semuresh nga gryket.(Sa here haja nje akullore ne mbremje isha me temp. nga bajamet).Une u zemerova me tim ate e i thashe dua te shkoj ne shtepi.Mire me tha ai,por me pare do te te beje nje foto e me kapi perdore.Shkuan ne lulishte dhe diku afer varrit te I Qemalit i foli nje fotografi te me bente nje resme ,por une i zemeruar nuk qendroja ne nje vend e fotografi u vu ne siklet.Beja ne levizje i tha im ate se po na merzit.Afer meje ishte nje stol betoni ku ishte nje gabel i vogel.Ne momentin qe une po kthehesha te ulesha ishte shkrepur aparati.Keshtu qe e kam nje foto me nje gabel.Kam pase veshur nje kostum te kohes;pantallona te shkurtera e xhakete.Kur mblidhemi te gjithe e diskutojme per bemat tona te femijerise i miri baba me kujton shume momente te vegjelise e midis tyre edhe kete qe sapo tregova.


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.