Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Vaksina e gripit H1N1 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17454)
Postuar nga NS-6 datë 28 Nëntor 2009 - 20:55:
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
NS-6 Pershendetje,
Mund te me thuash perse kjo vaksine ka dale ne treg per nje kohe 6-mujorshe(dmth te shkurter) kur ne raste normale nje vaksine per tu nxjerr ne treg kerkon 2-vjet?!
Mos ka te beje me shume me ekonomine se sa me shendetin?
Ketu ku jam une me qindra njerez dyshojne dhe s'jane absolutisht te gatshem ta bejne kte vaksine...vetem nje urolog e ka pergjijen per vaksina te tilla...mendimi im ky.
cdo 15 vjet mesatarisht del nje forme e re e viruseve H(n)N(n) dhe kete mund ta shohesh fare mire nga pandemite dhe epidemite qe kane ndodhur me pare. virusi H1N1 nuk eshte i ri dhe kete e kam treguar edhe ne nje shkrim te perkthyer qe mund ta lexosh ne temen e mikrobiologjise. eshte i njejti virus qe ne fillimshekullin e kaluar beri 40 milion viktima, keshtu qe studimet mbi kete virus nuk jane te reja. jane kryer studime ne mase nga shume e shume laboratore neper bote! si ti edhe une besoj e dime fare mire qe aktualisht shtepite farmaceutike kane nje numer te madh molekulash dhe ilacesh ne faza goxha te avancuara por qe hidhen ne menyre graduale ne treg. kjo eshte nje lloj politike e tyre gjithsesi.
nje rast te ngjashem patem edhe me ate te SARS-it kur brenda pak kohesh dolen ne qarkullim ilace qe e luftonin ilacin (disa ishin pothuajse ne qarkullim por qe nuk ishin testuar per te)! ne momentin kur e gjithe bota vihet perpara nje rreziku, shtohen edhe kontaktet ndermjet laboratoreve si dhe behet edhe me e forte konkurrenca duke qene se ai qe e gjen i pari ilacin eshte ai qe do dominoje ne shitjen e tij.
pastaj skenaret e tjere mund ti bejme vete "virus i nxjerre nga laboratoret? eksperimentim ne mase te gjere per me teper ne nje fashe popullsie mbi te cilen eksperimentimi do te konsiderohej si ethically incorrect? etj etj...
pyetje lindin shume dhe mistere ngelen teper! gjithsesi, situata eshte kjo dhe faktet aktuale jane keto. mund te jete qe edhe ky grip do behet normal me kalimin e kohes por keto jane skenare te reja qe nuk dihet se cfare ecurie do ndjekin!
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.