| Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Berisha publikon dosje me abuzime 750 milionë euro “të njerëzve pranë Edi Ramës” (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17482)
Në daljen më të fundit për shtyp, kryeministri Berisha rezervoi një vend të veçantë të sulmeve të tij për mediat shqiptare, të cilat nuk janë rreshtuar ende në krahun e tij.
Pasi ka blerë pjesën më të madhe të medieve, ai ka shfryrë dufin ndaj atyre që kanë preferuar që të mbajnë pozicionin që i takon, atë të opozitës ndaj çdo lloj qeverie apo pushteti.
Artan Dulaku, Koço Kokëdhima, Arjan Leskaj janë akuzuar nga kryeministri Sali Berisha si biznesmenë që kanë ndërtuar në kryeqytet. Ai nuk ka ditur të shpjegojë se çfarë ligji kanë thyer këta biznesmenë, por është kënaqur duke përmendur emrin e botuesve të disa medieve shqiptare.
Prej kohësh "TV Vizion+" dhe gazeta "Albania" janë pozicionuar në qendër të politikës shqiptare, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisë. Kjo duket se nuk i pëlqen aspak kryeministrit dhe sulmon botuesin e tyre, Artan Dulaku.
Gazeta Shekulli mban kryesimin në tregun e shtypit shqiptar, por jo krahun e kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Qëndrimet opozitare të gazetës duket se e kanë thumbuar pak më shumë se ç'duhet kryeministrin Berisha apo ministrat e tij dhe për këtë arsye "urdhri" është që ajo të sulmohet.
Në pamundësi për ta bërë këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë zgjidhet rruga e shkurtër dhe kryeministri përmend botuesin Koço Kokëdhima, i cili është edhe pronari i "TV A1".
E njëjta gjë ndodh edhe me Arjan Leskajn, biznesmen, por njëkohësisht një nga anskionerët kryesorë të gazetës "Korrieri".
Dhe fjalët e tij duhet të nguliten mirë në mendjen e administratës. Ai që shihet me këto gazeta në duar ose ai që guxon të shohë televizionet që përmend kryeministri është "armik i partisë" që rrezikon vendin e punës. Nuk ka nevojë të firmosë vetë kryeministri për shkarkimet në administratë.
Militantët e tij ndodhen gjithkund dhe detyra është shumë e qartë "njerëzit të mos mësojnë për skandalet e familjes, njerëzit të informohen, sepse e vërteta dëmton çdo lloj regjimi që nuk është DEMOKRACI".
| Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.