Forumi Horizont | Gjithsej 66 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17538)
...
Ngallezimi i dashurise se re i jep shkas edhe nje iluzioni tjeter.Ky ben qe i dashuruari te besoje se njerizit qe le pas vetes mund ta pranojne qetesisht,pa kundershtime,dashurine e tij te re.Ai tani nuk urren e nuk vuan me.Le te mbetemi miq,thote,dhe eshte i sinqerte.Madje ka deshire t'u tregoje te tjerve per dashurine e tij te re ngaqe tani e kaluara eshte larg,ska me gjurme keqardhjeje.Bashkesia e re qe po realizon mund ti pranoj gjerat e vjetra,mardheniet e dikurshme duke i shnderruar ato.Ka shume njerez qe para se te binin ne dashuri s'duronin prinderit apo femijet e tyre.Pasi bien ne dashuri kta persona zbulojne nje ndjenje dhimbshurie per ta;eshte pikerisht dashuria e tyre e lumtur qe i ben te rizbulojne kte ndjenje.Meqe s'kane me keqardhje,meqe si kane me borxh te shkuares besojne se te tjeret do veprojne po keshtu.
Megjithse mardheniet ishin keqesuar e acaruar dhe ne cdo gje vihej re veç urrejtje,renia ne dashuri behet shkas per te ngjallur te personi i braktisur nje deshire te papermbajtshme,te pabesushme: a thua se bie ne dashuri me njeriun i cili s'ka me nevoje per te e qe nuk vuan me per shkak te tij.
C'ka nuk e terhiqte me ne rutinen e perditshme ,kthehet e behet dicka thelbesore.Kjo gje behet e kuptushme vetem nese mbajme parasysh qe jetojme brenda institucioneve,brenda strukturave shoqerore.Humbja e partenerit do te thote humbje e gjithçkaje qe jemi,humbje e vlerave tona,e perfytyrimit per vetveten,te respektit per veten.Kush ka rene ne dashuri nuk arrin ta kuptoj se c'fyerje te tmerrshme i ben tjetrit,i cili s'mund t'ia fale.Per kte arsye, kur priste te gjente mirkuptimin,has mospranimin,deshperimin,ulerimat.Dashuria e tij kish bere qe bota t'i dukej me e mire,per te jeta eshte ngallezuese,ngjyrat jane te gjalla,sendet te bukura.
Erosi qe ka gjetur objektin e vet e largon tutje,si nje hije negativen,mosqenien.Pra kemi qenia eshte dhe mosqenia nuk eshte.Mirpo bota e jashtme ,strukturat shoqerore e copetuar nga levizja kolektive kundervepron duke thene jo,duke u kundervene:per to kjo e gjitha eshte nje humbje,eshte heqja e te drejtes per te ekzistuar.Babai i zhgenjyer ulerin ose mbyllet ne heshtje.Bashkeshorti qe tradhetonte vazhdimisht ,zbulon vleren e besnikerise.Bashkeshortja ca e shemtuar dhe e shkujdesur,perpiqet me cdo menyre te zbukurohet,ta afroje perseri bashkeshortin,t'i zgjoje interesin.Madje dhe njerzit qe e kane ndertuar raportin bashkeshortor mbi tolerancen seksuale,ngurtesohen dhe eperjetojne renien ne dashuri te tjetrit si nje fyerje per vdekje.Per kte arsye e pengojne duke mos e pranuar,duke i krijuar probleme te pazgjidhshme.
Cka ishte veç gezim, ata persona, ai burre, ajo grua, ata femije qe merrin vlere pikerisht nga dashuria ne lindje e siper,e pergenjeshtrojne perfytyrimin e rrezellites te nje bote qe thote"po",sepse pergjigjen "jo" dhe e vene perpara nje zgjedhjeje.
Zgjidh pra:" ja femijet,ja ate , ja vdekjen".Po dashuria s'ka lindur per te humbur femijet,nuk ka lindur per te vrare dike,s'ka lindur qe dikush te vuaj.Dashuria eshte rivendosja e nje bashkesie te re, e nje bashkejetese te lumtur,ne te cilen,ne çiltersine absolute te projektit te saj,duhet te gjejne vetveten te gjithe.Historia e renies se dashuri do jete historia e mospranimit te zgjedhjes dhe e aftesimit per te zgjedhur.
Eshte njesoj si t'i kerkosh nje nene,te ciles i kane grabitur dy femijet , te zgjedhe cilin prej tyre te vrasin.Nuk ka zgjidhje.Gjendjes ne lindje e siper i del gjithmon perpara dilema,te gjitha levizjeve kolektive u del perpara dilema,çdo renie ne dashuri has dilemen.
Dashuria synon ta ndaj ligjin nga personi;kerkon te vendos ligje te tjera,norma te tjera;nuk do t'i heq qafe njerzit,do qe t'i dashuroj.Ligjet flasin nepermejt personave,jane ata qe misherojne ligjet e lashta i kundervihen te drejtes se re.Nuk mund te shkelet ligji pa kaluar mbi personat qe misherojne, ja kjo eshte dilema.Dilema shfaqet vazhdimisht dhe e detyron renien ne dashuri te humbase 'pafajesine' e saj.
Ata qe duan ta çlirojne seksualitetin,deshiren dhe erotizmin duke perjashtuar ekzistencen e dilemes,duke etrajtuar si produkt historik,rrjedhoje e injorances,e sundimit te klases apo e nje edukimi shtypes etc.,bejne nje falsifikim mjeran.Sajojne nje ideologji ngushelluese.Eshte njelloj sikur dikush t'i thurte lavde revolucionit e pastaj ta perfytyronte si nje ftese te madhe te miqesise e dashurise.Ky eshte muaji i mjaltit i revolucionit,gjendja revolucionare ne lindje e siper.Po me pas levizja revolucionare has pengesa te brendshme dhe te jashtme, dhe duhet te zgjedhe.Duhet te shpresojme qe mos shkaktoj kerdi,nje det me gjak e egersi te tmerrshme,qe te mos perseris mizorite e Hitlerit,Stalinit,Pol Potit.Te mohosh se pafajesise entuziaste do t'i dale perpara dilema,do te thote te biesh ne irracionalizem dhe te ushtrosh dhune.Menyra se si perballohet dhe zgjidhet dilema eshte perkundrazi,historia e vertet e renies ne dashuri dhe e formimit te saj si projekt e institucion.
Vijon...
Gjithsej 66 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.