Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Soneti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17703)
Metri
Metri ne poezi eshte masa qe mat ritmin. Nuk mund te kete poezi pa pasur ritem. Ritmi karakterizohet si nje goditje e perseritur pulsante me kohezgjatje te caktuar. Kjo kohe sgjidhet prej autorit ne vartesi te tipit te poezise.
Nje poezi melankolike sigurisht qe shkon me mire me nje ritem te ngadalte. Poezite deklamative kane ritem me strict dhe te kornizuar. Nje poezi epike do te pelqente nje ritem narrator, te qete, port e zgjedhur gjithmone ne vartesi te elementeve te brendise.
Ritmi eshte nje element I pelqyeshem per veshin dhe ndjenjat, sepse e gjithe jeta eshte ndertuar mbi baze ritmi dhe balance. Ne jemi mesuar me ted he e kerkojme qe te ndihemi mire. Zemra, ka nje ritem, frymemarrja po ashtu, por edhe me tej dite-nata, vitet, etj.
Duke qene se poezia eshte nje forme arti e lidhur me fjalen e thene, me shprehjen, sigurisht qe ka lidhje edhe me frymemarrjen. Ajo recitohet dhe keshtu kerkon levizje te mushkerive dhe kordave vokale te programuar sipas ritmit te saj. Ne te kundert, duke recituar nje poezi qe nuk ka ritem, do ndesheshim ne veshtiresi te tilla qe do te krijonin bezdi dhe discomfort.
Vargu poetic teorikisht klasifikohet ne iambik, trochaik, spondeik, anapestik and dactilik.
Keto klasifikime edhe pse jane shume teorike, jane perfaqesuese. Nje poezi e mire kerkon patjeter qe te hyje diku, te klasifikohet diku.
Do te ishte e papershtatshme te perziheshin ritmet. Kjo do te krijonte kakofoni. Eshte njesoj sin je kenge, qe rreshtin e pare e ka POP dhe te dytin RROK. Ne rreshtin e tjeter kthehej ne kushedi se cfare tjeter. Nuk ka aspak kuptim dhe do te krijonte kaos dhe mospelqyeshmeri.
Megjithate te gjitha keto me siper kane nje kohe te brendeshme, nje hap, apo nje rrokjezim. Kjo perben melodine e poezise dhe sjell metriken. Nje varg anapestic mund te jete tetrameter, apo edhe pentameter, dhe edhe me shume. Metrika do te perfaqesonte gjatesine e vargur, ndersa tempi, ritmin e brendshem te tij, ate pjese ku pozia theksohet ose jo.
Psh. Nje varg i Lasgushit:
Perëndim | i vagëlluar | mbi liqenin | pakufi.
Varg tetrameter anapestic. Cdo meter ndahet me vije vertikale dhe cdo ton eshte i dukshem, i theksuar.
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.