Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=169)
-- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1808)
Kualifikohen Dinamo e Lushnja, sot të tjerat
Janë kualifikuar për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë skuadrat Dinamo e Lushnja. Ky ka qenë verdikti që kanë dhënë dy ndeshjet e para të turit të Kupës të zhvilluara dje. Dinamo, në kuadër të ndeshjeve të kthimit të këtij turi, ka mundur në fushën e saj skuadrën e Pogradecit me rezultatin 1-0. Për blutë, e drejtuar nga trajneri Andrea Marko, ka qenë vendimtar rezultati i arritur në ndeshjen e djeshme, pasi në përballjen e parë me skuadrën e bregut të liqenit të njohur ishte mbyllur në barazim 1-1. Eshtë zhvilluar një ndeshje e një niveli jo të mirë, por gjithsesi ka dhuruar emocione. Golin e vetëm të këtij takim e ka shënuar Dalipi. Ndërkohë që po dje, ndeshja tjetër e zhvilluar ajo mes Lushnjës dhe Memaliajt. Në takimin e parë, skuadra e qytetit të Lushnjës kishte arritur në fitonte me rezultatin 3-0 dhe i ishte afruar shumë kualifikimit për në turin tjetër. Por një gjë e tillë nuk i ka mjaftuar lushnjarëve, të cilët e kanë shndërruar në një ndeshje “miqësore me një skuadër amatore”. Një goleadë e vërtetë ka karakterizuar këtë takim, i cili në fund të 90 minutave është mbyllur me rezultatin 10-0 në favor të skuadrës vendase. Lushnjarët me këtë fitore kanë konfirmuar edhe një herë formën e tyre të mirë dhe i janë bashkuar Dinamos për në turin tjetër. Ndërkohë që do të zhvillohen sot dhe ndeshje e tjera të Kupës së Shqipërisë, ku do të jenë të impenjuara dhe skuadrat e tjera të elitës së futbollit shqiptar si Vllaznia, Tirana, Teuta e Partizani. Përsa i përket ndeshjes së të kuqve, mund të thuhet se takimi i sotëm i tyre në Tiranë përballë Fushëmbretit do të jetë thjesht një formalitet, pasi duhet të kemi parasysh rezultatin e ndeshjes së parë 8-2 në favor të Partizanit.
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.