Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)
Kryeministri rrezikoi me vetëdije jetën e mijëra udhëtarëve
Në dhjetra kabllogramet e Wikileaks trajtohet politika shqiptare gjerë e gjatë, qeveritarë e opozitarë, gazetarë e aktivistë të shoqërisë civile, humoristë e të përndjekur, gati-gati kushdo që ka dalë ndonjëherë në televizor. Disa prej këtyre kabllogrameve përmbajnë një informacion për të cilin publiku shqiptar duhet të jetë më sensitiv. I tillë është kabllogrami i datës 17 prill 2009, me titull “BECHTEL TO GOA: DON›T OPEN THE DURRES-KUKES ROAD IN JUNE” (Bechtel për qeverinë shqiptare: Mos e hapni rrugën Durrës-Kukës në qershor”. Tekstin e këtij kabllogrami e kemi përkthyer të gjithin dhe po e botojmë, pa ndërhyrje redaksionale. Secilit paragraf i kemi shtuar një koment të shkurtër redaksional.
Paragrafi i parë: Berisha kërkon spektakël me rrugën para zgjedhjeve
Në paragrafin e parë punonjësi i ambasadës amerikane në Tiranë i bën një përmbledhje zyrtarëve të Departamentit të Shtetit në Uashington, ku tregon se si drejtuesit më të mëdhenj të kompanisë që ndërton rrugën kanë ardhur në Tiranë në prill të 2009 me të vetmin mision, që të bindin Berishën të mos e hapë rrugën në qershor, por në tetor, se përndryshe rriten kostot dhe zvogëlohet siguria. Siç e dimë tashmë prej historisë, Berisha ka vendosur ta hapë në qershor, pa e vrarë mendjen as për kostot e rritura, që shqiptarët vazhdojnë t’i paguajnë sot e kësaj dite, as për sigurinë e cënuar, që mund të kishte rezultuar tragjike. Papërgjegjshmëri karakteristike e këtij politikani që kurrë nuk i është trembur sakrifikimit të sigurisë së popullit të vet, mjaft që të ruante pushtetin.
1-Përmbledhje: Majk Adams, presidenti i “Bechtel Civil” dhe Sinan Tara, president i “Enka”, patnerit të “Bechtel”, firma që po ndërtojnë rrugën Durrës- Kukës, kanë telefonuar kryeministrin Berisha në 16 prill për t’i shprehur opinionin e tyre se hapja e autostradës në qershor, nuk qe ide e mirë. Berisha është mburrur me autostradën si një nga sukseset më të mëdha të qeverisë së tij, dhe planifikon ta
hapë atë me një spektakël gala për prerjen e shiritit, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Edhe pse “Bechtel” mendon se është e mundur që të hapet autostrada për qarkullim të pjesshëm (në disa zona vetëm qarkullim me një drejtim), drejtuesit e kompanisë do të përpiqen të bindin kryeministrin se hapja e autostradës para tetorit, muaj kur përfundojnë të dyja drejtimet e rrugës, do t’i shtonte kostot e ndërtimit, do të vononte afatin e përfundimit të punimeve dhe ndoshta do të cenojë sigurinë. Për më tepër, drejtuesit e kompanisë janë të shqetësuar se gjatë verës, kur turistët kosovarë të përdorin autostradën e papërfunduar për të shkuar në plazh, do të ketë reklamë negative.
Paragrafi 2 dhe 3: Arsyet për hapjen e rrugës në tetor, e jo në qershor
Siç bëhet e ditur nga vetë drejtuesit e firmës, Berisha ka qenë në dijeni të secilit detaj, të kostove që rriteshin e të problemeve me sigurinë. Pra vendimi i tij për ta hapur rrugën gjithsesi në qershor ka qenë një veprim totalisht i vetëdijshëm, edhe pse i papërgjegjshëm.
2 -Zv. Presidenti për infrastrukturën i “Bechtel”, Karl Strok, në 16prill i ka rrëfyer zyrës ekonomike të ambasadës se ai dhe shefi i tij Majk Adams (President i “Bechtel Civil”, kanë ardhur në Tiranë për të takuar Kryeministrin Berisha. Sinan Tara, president i “Enka” partnerit turk të “Bechtel” për projektin e rrugës, do të marrë pjesë gjithashtu në këtë takim. Ata do të përpiqen të bindin Berishën
që të mos e hapë rrugën gjer në tetor, muaj kur të dyja drejtimet e rrugës do të jenë të përfunduar. Sipas Strok, arsyet për shtyrjen e inaugurimit janë:
- Pjesa veriore e tunelit nuk do ë përfundohet (ekipet e shpimit nga të dyja anët nuk do të takohen) para 22 majit, pra më vonë se ç’u parashikua, për shkak të vështirësive të paparashikuara në ndërtim.
- Shumë prej urave kanë nevojë për rrugë dytësore, sepse duhen riprojektuar dhe rindërtuar për shkak të problemeve të paparashikuara me terrenin.
- Qeveria Shqiptare duhet të kish dhënë një tender për “operator tuneli” që do të ofronte shërbime policore, zjarrfikëse, roje e mbikqyrës. Ky tender nuk është dhënë ende, dhe pritet të jepet në 19 maj. Tuneli nuk mund të përdoret pa një operator përgjegjës.
- Të punosh në autostradë ndërkohë që ajo është e hapur për trafikun bën që të rritet rreziku dhe kostot, ndërkohë që zvogëlohet siguria.
3-Strok tregon se Adams do t’i thotë Berishës se “Bechtel” pret që një linjë e asfaltuar pa ndërprerje të jetë e përfunduar në 27 qershor, edhe pse trafiku do të vijojë të jetë vetëm me një drejtim në tunel. “Bechtel” mund ta hapë rrugën në këto kondita, nëse Berisha insiston, po do preferonte që të mos e hapte, për shkak të kostos e për çështje sigurie. “Bechtel” preferon që tuneli të operojë me policinë dhe zjarrfikësit shtetërorë gjersa të marrë tenderin një operator i përhershëm.
-vazhdon-
Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.