Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- A eshte krim........? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=540)


Postuar nga Ana datë 02 Prill 2003 - 00:07:

Smile

Waw,
krim eshte fjale shume e rende, dhe duhet perdorur shume rralle.
Ne kete rast, krim ndaj kujt? Ti thua "a eshte krim te dashurosh dike qe e shte i martuar" e blah, blah, blah.... se nuk po i perseris te tera. Qe ne formulimin e pyetjes ka gabim dhe askush nuk i pergjigjet me " PO" kesaj pyetje.

Keto jane gjera qe ngjasin, here nga mashtrimi i meshkujve, here nga mendjelehtesia e femrave.

Nuk eshte fundi i botes, ajo nqs eshte vajze e zgjuar, ka nxjerre mesim nga kjo histori dhe nuk do lejoje te perseritet me. Sa per dhimbjen e ndarjes, personalisht nuk besoj se ka njeri te pazevendesueshem, me kohe ajo do njohe njeriun e duhur dhe kjo qe ka kaluar, pas ca vitesh, do t'i duket tamam nje aventure e moshes, dhe nuk ka per t'i mbetur asgje ne mendje vec mesimit qe ka nxjerre nga kjo histori.

Sa per ate se si duhet ta zgjidhe situaten, kjo nuk do shume mend, sa me pare te shkepuse marredheniet dhe te mundohet te kete prane nje shoqe te mire, qe te kaloje kete periudhen e pare.

Sa per familjen, mendoj qe ajo eshte e rritur mjaft ( perderisa eshte e afte te hyje ne marredhenie cifti) sa per t'i bere balle vete kesaj situate, pse duhet t'i shqetesoje ata tani ne fund, kur kjo gje vetem do e acaronte situaten, perse t'u thote, qe babai apo vellai te shkojne t'i japin nje dru te shendoshe ketij djalit, sic ndodh rendom ne keto raste?? E cfare do zgjidhin?? Rrezik do i prishnin dhe atij familjen.....


  Gjithsej 78 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.