Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shkaktari i korrupsionit u gjet. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6929)
Postuar nga Unstoppable datë 14 Dhjetor 2004 - 09:33:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hi Unstoppable 
Por edhe po te mos jete keshtu ne spjegimin qe i ben korrupsionit perdor fjale konfuze qe nuk kane asnje domethenie njerezore apo ligjore. Psh. Cfare dmth "administrata shteterore"? Pse qenka gjithe administrata shteterore e korruptuar? Keta jane nje klan njerezish apo kushdo te hyje ne administrate behet i korruptuar?
Fajtor..!
Absolutja nuk egziston ..gjithcka eshte relative , prandaj eshte gabim te absolutizohet apo pergjithesohet e gjithe administrata me korrupsionin !
Me termat "administrate shteterore" dhe "populli i thjesht " i paraqita thjesht si njesi krahasuese mes "te korruptuarve" dhe korruptuesve" !
Citim:
Ndryshimi mes mendimit tend dhe timit eshte se ti spjegon korrupsionin me nje teori eskluzivisht top-down, ku hipotizohet nje koke e korruptuar qe prish gjithe ndergjegjet e atyre poshte. Une mendoj se qeveria dhe partiaket kane fajin e tyre ne mos luftimin e korrupsionit, por korrupsioni do ishte i pamundur nese populli nuk do e pranonte si fenomen.
Kurse ti paraqet nje teori "down-down" duke fajesuar "the top" qe e lejon ate gjendje..
Ti i idealizon pak gjerat pasi njerezit nuk ndergjegjesohen vetvetiu !
Cdo shoqeri ne bote , sado e civilizuar apo e emancipuar te jete , nuk ka lindur ashtu !Ndergjegjesimi qe me pas sjell civilizimin , diktohet ne fillim nga ligji qe me pas i behet edukate jetese !Eshte detyra e ligjevensve ti imponoje shoqerise respektimin e ligjit . Korrupsioni egziston kudo , vetem se me ngjyra te ndryshme qe varet ekskluzivisht nga ligji qe e denon dhe zbatimi qe gjen ne shoqeri ky ligj !
Cfare mendon se do ndodhte ne Gjermani apo USA sikur ligji dhe zbatimi i tij te mos ishte aq i forte dhe njerezit te mos e kishin frike ndeshkimin e tij ? Mendon se ato do vazhdonin perseri te ishin po aq te civilizuar dhe te ndergjegjesuar ?
Ca ndodh kur ne Shqiperi (fjala vjen) hedh nje lekure banane ne toke ? Asgje ! Kurse ketu ku jam un , merr minimumi 50 $ gjobe !
I njejti popull jemi edhe ne shqiptaret qe ne Shqiperi jemi pak larg civilizimit si shoqeri ndersa kur vijme ne perendim , krejt papritur i pershtatemi mjaft mire shoqerise se civilizuar perendimore ! Ca ndryshoi ketu ? Frika ndaj shkeljes se ligjit my friend qe me pas te behet nje lloj edukate ! Fatkeqesia ne Shqiperi eshte se frika ndaj ligjit njihet pak dhe aspak duke filluar nga pushtetaret dhe duke mbaruar tek njerezit e thjeshte gje qe sjell edhe lehtesine e shkeljes se tij dhe gjetjes se rrugeve antiligjore per zgjidhjen e nje problemi nder te cilat hyn edhe korrupsioni !
Nje situate e tille le shteg te hapur per ato hallka te administrates sheterore ( duke filluar qe nga nenpunesit e thjeshte , policia , gjykatesit...dhe duke shkuar me lart ( se ku ndalet , ate se di!)) qe te abuzojne me postin e tyre duke shkelur ligjin dhe duke duke e shfrytezuar ate per pasurimin personal i cili ne vetvete sjell korrupsionin !
Nuk mund ti pergjithesosh te gjithe administraten dhe popullin e thjeshte me kete fenomen por vete treguesit e lart te kesaj shifre , flasin vete per % madhe qe ze !
Eshte pak a shume si nje rreth vicioz ku njera dore lan tjetren dhe te dyja lajne ftyren ( ne rastin tone me nje uje ligjerisht te pa-paster)
Nese ato qe jane ne krye , nuk lejojne dicka te tille dhe e denojne me gjithe fuqine qe u jep ligji , atehere edhe ato poshte nuk do guxojne te shkelin ate ! Pra pak a shume del me teper faji i bariut se sa i deleve qe shkojne nga ti thoje ai
(krahasim figurativ ky..)
Shnet e pare grupo...!
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.