Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)


Postuar nga Mbreti_ILI datë 03 Gusht 2005 - 05:36:

LUTJE...

LUTJA...

Ndihmo ,zot ,si më ke ndihmuar,
që asaj t'ia them një fjalë.
ti tregoj se sa e cmoj.
Ti ,e din o Zot, se je i madh.

Kur nuk shoh letër nga ajo,
më duket se kalon plot një shekull.
Porse fjalët që mi ka shkruar ,
thellë në mendje më kanë mbetur.

Më ndihmo ,Zot ,që njëherë, ta takoj,
pastaj,t'ia them asaj drejtpërdrejt.
Se edhe besoj se do t'më kuptojë,
se ,pse vetën e quajta "Mbret".

Kur ,ta marrë malli ,për vendlindje,
sytë e mi ,o zot, dërgoja.
Sepse e di që malli im nuk shuhej,
atëherë ,kur rrugëve të Francës ,kalëroja.

E din ti,si isha unë ,
Kur të gjithë ,më mungonin,
Por të lutem, zot, ndihmoi,
dhe suksesin le ta korrin.

Nëse ndjehet, ndonjëherë, e vetmuar,
Thuaja ,o Zot, me mua ta ndajë.
Sepse gëzimi i saj ,më gëzon,
kurse malli i saj ,më është mallë.

Për fund ,o zot ,të qofsha falë,
Falma, vetëm një yll të madh.
Që përmes tij të më dëgjojë ,
kur dua t'a dëgjojë, ajo, çdo fjalë.


  Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.