Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)


Postuar nga Indrit datë 29 Tetor 2005 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Nga nje enderr e thyher

Tik taku i ores ne mur
bie pertoke e zhurmshem thyhet.
Dhoma zhvesh petkun e erret
kur ndez driten arratisen hijet.

Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur
permi qerpike endrra me zhgrryhet
me bie padashur nga syte e lodhur
bie pertoke, kriset, thyhet...

Duar te pergjumta rrezojne disa fleta.
Bie dhe nje liber harruar aty hapur,
copra poezish te shkruajtura ne letra,
dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.

Ulem pertoke e i mbledh ngadale.
Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur
i mbledh ne duart e mia pale pale,
cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.

Ngrihem e veshtroj te mijat duar,
e grimca dritash me ngelen ne gishta
kush e dinte se nga nje leter e shuar
do rigjeja mori endrrash te brishta!



Iliriusa, kjo eshte vertete nje poezi shume shume e bukur.
Ka dale jashte tradites se thjeshtesise se ketij nenforumi.
Ndoshta te tjerat jane edheme te bukura por une ja ngula syte kesaj nuk thone kot"Per cdo sy ka bukuri"
Urime te metejeshme dhe, te te jap nje keshille meqe sapo jake nisur.
Mbidhi poezite e tua ne nje teme te vetme, mos i ler rremuje ashtu sic bera une sot e nje vit e ca.
Atehere Indriti per cdo poezi hapte teme, sepse nuk mendonte se nje dite ato tema do beheshin shume e shume.
Nese sot sheh 4 apo 5 tema dije qe jane mbledhur aty nuk kane qene ashtu.
Urime edhe nje here
Indrit pushka


  Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.