| Forumi Horizont | Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)
ue ue ue c'behet....
nje dite iki nga forumi
dhe te tere zgjohen nga gjumi
shoh te tjere qe kane ardhur
eva ,roke mallimi ,edhe keni qenka kujtuar
po he c'beni miqte e mi ?si ia keni kaluar?
nje gje degjoni nga une
shkruani njecike me rime ne forum
se eshte fun shume
pas darke qe tha keni
ne ndonje kazino ,a s'vemi?
prishim leket ne lojra e makina
dhe kthehemi xhepshpuar ne shtepira
apo shkojme ne kinema?
sneaking drinks te blera ne dyqan
se po ti blesh brenda ,
jane shume te shtrenjta
dhe kur mbaron nje film
futemi ne nje tjeter pa bilete
se askush s'e ve re
boo ,c'ju mesoj edhe une
lere mos ma vini re ,se me flihet gjume
hajde natan e mire vajza dhe djem
befshi gjume te qete
mire se na erdhe back lorie
Barkun mbushem ne tek Keni,
birrat pime tek Bucs,
white torten na dha me zorr.
Lorie kazino deshte
edhe fjalen ne s'ja prishem...
Si te forte, e si te bukur
kozinos ju afruam
e me xhepat plot ju drejtuam.
Mbas 3 or've troke u beme
edhe white filloj te bertase
une me bucs birra i jipnin
tape donim ta benim,
se shume po na fliste.
Dolem nga kazino
rru e qeth qe t'gjithe
me nje gisht ne goje
ecem rrug've -
me kokat poshte.
Ecja une, e qante Lorie,
fliste Bucs e shante Keni,
white ishte bere per ne krevat.
Ja dhe nje aventure tjeter e jona
qe kollaj s'e harrojme,
se nga barku qe nga ajo dite
po sharrojme.
Neser nga Lorie te mblidhemi
leke per pube s'kemi
e atje tek ajo do rrime
nga doçkat e saj do hame me se mir'.
K'shu pra shoke,
e pat dhe kjo historia jone
shume mos u merzisni,
se prap leke do mbledhim
e neper pube do vrapojme
qe te festojme.
Naten e mire po ju uroj,
se ora shkoj teper vohne
edhe ne mengjes zilen s'degjoj.
Ju te tjeret mos u zini,
se do ju marri xhaxhi polici.
Perseri une
Po te me kishit thene mua
ne nje vend te bukur do ju kisha cuar!
Atje ku te gjithe gezojne
dhe birren pa leke ta ofrojne.
Argetimi ishte pa kufi,
duhet te thoshnit o miqte e mi.
Kenge,pije,vajza plot
nje dolli po e ngre per JU une sot.
Po e ngre kete dolli
se kam mbaruar per letersi
prandaj dhe vargjet i nxjerr me lehtesi.
Po e ngre kete dolli
per JU o miqte e mi.
Uroj kenin,lorie,even,i-lire
qe kane temen me te mire.
Uroj qe ne kazino me mos te shkojne
se aty te peshkojne,
Uroj qe birra te pini.
por me pas Lorie faj mos ti vini....
ju me xhepa thate jeni,
po kur te shurrosni do ta ndjeni,
prandaj o miqte e mi
mua me therrisni tjeter here
qe kesaj radhe te pime edhe vere.
Ika tani se vajti vone
puna neser me kerkon.
Shihemi ketu perseri me
me ndonje tjeter mrekulli,
baj baj miqte e mi!!
ta dija une qe kazinote per peshkim jane
as qe e kisha zene me goje,s'kisha bere fjale
po nejse miqte e mi
hajde te qeshim pak tani
aty ku tha roke te shkojme njehere
meqe birrat jane pa leke
dhe tia kalojme gezuar
me pica duke ngrene ne duar
kush te doje le te vij
dhe te ndjehet si ne shtepi
me kete shoqeri
te lumte goja lorie.....
Roke vllai - mire se erdhe,
se ne nevoje kishim per nje
letrar me shkrese.
Birrat do i pime
picat do i hame
paret do i ruajme,
se roke ne na gjeti
vend pa pare e pa kredite.
Ejani pra shoke
vrapit t'ja marrim
barkun ta bejme plot
koken ta bejme dhall.
Une makines s'do ti jap,
se tap do behem
bashke me Bucs do pime
se e kemi biren per FREE.
Keni flori djale
makines do t'i jape.
Lorie rrugen per ne shtepi di
me roken ben gili-vil.
Roke thote kthehu majtas
Lorie do te kthehet djathtas
Keni shkret hutohet fare
kazanin e plerave e merr perpara
pa e care koken fare.
Une dhe Bucs shume trembemi
se ne gjume te thelle ishim,
shohim Roken perqaf me Kenin
edhe Lorie ngjit me timonierin.
Thashe se vdiqem e mbaruam,
por Bucs filloj te qeshe
e kuptuam se shpetuam
pa asnje te care e kaluam.
Hej shoqeria ndonjehere
te merr ne qaf e te le pa men.
Shok' te pandare jemi ne
i bejme aksidentet pa pertese
me gjoksin porsi celik
dime te dalim gjithmone nga nje rrezik.
Ja dhe grupi qenka shtuar
Eva dhe Roke na jane afruar
shume mire beni more shoke
se ketu jemi miq per koke
Ne birra e pica hame e pime
tek njeri-tjetri shkojme e vijme
ne kazino ne do t'shkojme
dhe ca pare do t'shpenzojme
do te luajme tek ruleta
pastaj do blejme ca bicikleta
se lek per benzine nuk do t'kemi
me bicikleta ne shpi do t'vemi
heres tjeter nuk shkojme n'kazino
ikim ne ndojne bar latino
atje do te kercejme mambo
pastaj ja fusim nga nje tango
do te pijme ca Korona
do te hame plote limona
ne bare free me Roken do t'vemi
se para me ne nuk kemi
se jemi bere te gjithe troke
na i morren paret kazinote
po iki edhe une tani
se kam ca pune ne shtepi
Te fala ju dergoje o miqte e mi
do te shihemi perseri
KU JENI?
Erdha prape o miqt e mi
se pa kte forum dot s'rri
I_lire nuk e kam pare
di gje njeri ku eshte valle?
me duket se eshte ne gjume
se dije piu raki shume
pi e pi e ska te sosur
ndonjerit ka per tja palosur
Edhe Keni s'po duket me
di gje njeri sec u be?
thone se ka pune te medhaja
me ate s'behet shakaja.
Hyri ne forum shpejt e shpejt
temen e pastroi me lezet
hoqi ato postime pa vlere
dhe pastaj piu nje gote vere
Edhe Lorie u harrua
me per ne su kujtua
hajde Lorie vajze korcare
cou na hiq nje valle
po te duash nje kenge kendo
sic di vete moj vashezo
dridhe belin duke kenduar
I_lire nga gjumi per ta cuar
Po ti mo Roke djale mistrec
ne c'vend na paske ngec?
me duket ja ke fut me te pira
ne ato vendet qe di me te lira
hajde ketu ne forum
qe te pime ndonje rum.
po qe per rum I_lire eshte gati
pupthi do t'hidhet nga krevati
A i ziu une i ziu
kjo vetmia c'me perpiu
po bredh si cifuti ne shkretetire
per te gjetur kta miq te mire
hajdeni se u merzita
per ju gjithe diten prita
se kjo pica sec po ftohet
edhe birra po ngrohet
Une po pres edhe ca
po erdhet me beni nje za
po vij
Zerin ty ta degjova
dhe nga shkallet fluturova.
me gezim e kenaqesi
do te pi dhe une tani.
Pica le te ftohet
birra le te ngrohet
porosi tjeter po vjen
nga keni dhe lorene.
Te gjithe se bashku
do defrehemi sot
do gjejme edhe ca goca
qe party te jete plot.
Te kete per te gjithe
birra,mish,raki,
se do bejme namin
sikur te jete viti ri.
I-lire o djale flori
cohu nga gjumi,
hajde tani.
te gjithe ty po te presim
dhe me vjersha do flasim
deri sa te vdesim.
O Bucs o miku im
kete mesazh e shkrova me nxitim
qe Keni i_lire,lorie ta lexoje
dhe ketu asnje te mos mungoje.
Te pershendes dhe fat te uroj
| Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.