Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)

Postuar nga NS-6 datë 29 Tetor 2007 - 04:04:

ne fakt,sic e ke thene forma e trasheguar mund te hiqet shpejt nga mundesite per shkak te moshes si dhe duke marre informacione rreth semundjeve qe ka personi ne familje.gjithsesi mosha eshte e mjaftueshme per kete!
ne fakt hemofilia e fituar eshte hipoteza me e mire edhe per faktin se perfshin ne brendesi te vet semundje qe kane si efekt nje ulje te faktorit VIII sic jane proceset autoimune, neoplazite,ilacet.

screening per semundjet autoimune doli negativ, perqendrimet e kalciumit dhe te fosfatit ishin ne limitet normale, PSA < 0,1 nanomol/ml. nje venograme per te analizuar me mire ceshtjen e krahut te zmadhuar te jepte idene e shtypjes se venes brakiocefalike ne mediastin. nje CT tregoi qe kjo ishte si pasoje e nje harku te dale (ektazi) te aortes.pervec kesaj asnje anomali tjeter.analiza te metejshme nuk gjeten shenja te ndonje neoplazie.

Postuar nga MARSMED datë 30 Tetor 2007 - 06:32:

Ok nese nuk ka ndonje kundershtim mbetet kjo diagnoze ne fuqi,sa per shkakun qe e ka sjelle pak dihet ... meqe jane eliminuar ata me pasoja me te renda mendoj qe pak rendesi ka te analizosh tani se ca ka qene qe e ka sjelle kete crregullim te hemostazes por te fillohet mjekimi
Qe mos na zere gjumi po jap nje rast tjeter....

Mashkull,49 vjec,paraqitet ne urgjence me kemben e majte te enjtur,te dhimbshme,te skuqur ne kerci.Skuqja ishte ne forme shiriti qe ngjitej lart nja 5 cm.Kjo gjendje i kishte filluar dje dhe kishte ardhur duke u renduar.Ai referon se nuk eshte sforcuar perkundrazi kishte disa dite qe rrinte ne shtrat per nje dhimbje ne gju  te po asaj ane qe i kishte filluar para 1 muaji dhe per te cilen kishte marr mjekim  me NSAI dhe me vone nga qe nuk ishte qetesuar me kortizon para dy javesh. Referon se nuk ka vuajtur nga ndonje semundje deri tani.Para 3 javesh ka kaluar sipas referimit te pacientit nje intoksikacion alimentar,pasi thote qe kishte pasur nje diarre disa ditore te shoqeruar me nje dhimbje te lehte barku qe e detyronte te defekonte dhe keshtu ajo qetesohej dhe per kete ai akuzonte nje ushqim qe kishte ngrene.Pacienti duket i zbehte ,me fekuenc kardiake 100/min,TA 130/80,FR 25/min,temp.38.5.  Pacienti duket shume i renduar nga gjendja emocionale,i pafuqishem dhe pak kolaborues dhe kjo jo me shume per shkak te semundjes sepse ai thote qe shkak per kete gjendje ka qene pushimi i tij nga puna para nje muaji ku kishte punuar per 20 vjet si menaxher ne nje firme ndertimi.Ai thote qe qe atehere ka humbur oreksin,ndjen lodhje,dhimbje ne gjymture,e kryesisht ne gjurin e majte,nuk fle naten dhe syte i ka perher te skuqur,ne ekzaminim tani nuk shikohet ndonje shenje okulare,eshte nervoz,i duket sikur eshte perher i nxehte por se ka matur temp. .....
Pacienti sapo erdhi ... keto te dhena u moren paraprakisht.. nese kerkoni informacione te metejshme mund te pyesni Nderkohe beni listen e analizave qe ju duhen per te arritur ne nje diagnoze dhe do ju jap te dhenat.

Analizim te kendshem te rastit  Ore  jam lodhur shume me e gjet ket  rast .. se mos e zgjidhni brenda dites

Postuar nga Mister_DXP datë 30 Tetor 2007 - 06:36:

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED

Shume bukur.

Postuar nga NS-6 datë 30 Tetor 2007 - 21:15:

nga te dhenat paraprake do drejtohesha drejt nje semundje reumatologjike gje qe do te shpjegonte gjumin jo te qete,lodhjen. po ashtu fakti qe i pergjigjet kortizonit ma ben edhe te mundshem kete hipoteze.
ajo qe nuk di te them me siguri eshte nese duhet me e konsideru si nje artrit sieronegativ apo pozitiv por personalisht do anoja nga ajo e para ne te cilen faktori reumatik nuk eshte prezent (edhe pse nuk duhet te merret ne menyre absolute)...dhimbjen tek kerci do ta konsideroja si evolucion te kesaj semundjeje megjithse nuk jam ne gjendje te them nese kemi te bejme apo jo me nje tendinit te akilit (shpresoj ta kem kuptuar mire fjalen kerci )
nuk e konsideroj dot artrit reumatoid si hipoteze te pare (edhe pse nuk e perjashtoj dot) per faktin se ky godet fillimisht kycet, dhe vetem ne nje kohe te mevonshme mund te zgjerohet ne nyjet e tjera,plus qe sintomalotogjia nuk eshte ajo tipike e nje artriti reumatiod,te pakten ai i formes tipike. megjithse kjo gje nuk eshte gjithmone e vertete sepse ka raste qe mund te filloje edhe me dhimbjen e gjurit. spondilit nuk mund te jete sepse kjo fillon me dhimbje ne shtyllen kurrizore ne fillim.
gota (artrit nga mikrokristale) do jepte nje dhimbje ne gishtin e madh te kembes si fillim dhe kjo gje nuk ka ndodhur tek ky pacient.
kongjuntiviti me ben te mendoj per sindromen e reiterit dmth nje artrit reaktiv por kjo hipoteze me vendos pak ne dyshim per faktin se ne sintomatologji kjo lloj sindrome ka edhe uretrit,gje qe nuk duket ne kete rast. kjo semundje me duket e vetmja qe mund te lidhi keto 2 shenja ne pamje te pare te largeta...
do te ishte ndihmuese nese anamneza ka dhene informacione te tjera mbi semundje qe ka ne familje si dhe menyren se si ka evoluar semundja sepse ka disa semundje qe ndryshe nga artriti reumatoid, kapin disa nyje dhe kur kalojne tek te tjerat, nyjet e para sherohen (forma me kercim nese mund ta them keshtu,ndersa artriti e ka formen e shtimit dmth qe nese interesohet nje nyje,ajo do e kete gjithmone)
analizat e para qe do kerkoja jane hemokromo, VES, PCR, panelin e proteinave alfa1,alfa2,beta dhe gama globulinat si dhe matjen e faktorit reumatik,analizat e urines si dhe te elementeve qe mund te gjehen ne te.do kontrolloja edhe gjakun ne mikroskop per te pare nese ka shenja hemolize. po ashtu do te kerkoja nje radiografi te gjurit (megjithse nje rezonance do ishte shume me e mire per faktin se do te tregonte edhe me teper detaje).keto me vijne ne mend per momentin per kete rast!komente ose shtime?

(thjesht sa per ta thene,kam lexuar nje here nje rast per semundjen e Whipple ku pacienti fillonte me nje sintomatologji te tille por ai kishte edhe dispne nese nuk gabohem,gje qe ketu ka...gjithsesi)

Postuar nga MARSMED datë 31 Tetor 2007 - 04:51:

Hem... tendinit i Akilit...kshu kot duke ndejt ne krevat. ..mbase po pak e nxituar me duket
Lidhur me kete nje ndihme... ne ekzaminim objektiv te kembes verehet enjtje,tendosje e indeve,kemba duket eritematoze deri pak cianotike dhe shume doloroze ne pulp.Ne dorsifleksion te shputes ndjehet dhimbje ne pulpe.Verehet nje kordon i kuq i palpueshem jo shume evident ne anen mediale te pulpes.

Lidhur me anamnezen,informacionet shtese:

Anamn.morbi:Mbetet pak a shume ajo qe kam paraqitur me lart pasi pacienti bashkepunon pak.Me nerva pergjigjet qe skam vuajtur nga semundje te tjera gjate jetes dhe gjithcka filloi para nje muaji kur e pushuan nga puna.Dhimbja artikulare ka qene vetem ne ate gju.

Anamn.familjare:Nena ka vuajtur nga depresioni.Babai sipas referimit te pacientit ka vdekur nga nje tromboze cerebrale.

Analizat laboratorike:
Hb 8.7 mg/dl
eritr. 3500000
leukoc.14000 (predominojne neutrofilet)
trombocitet 160000
Ne mikroskop:makrocite,hemolize(Coombs +)

eritrosedimenti 25
VES normal
PCR 45 mg/L

albumina 3 g/dl (3.3-5.4)
a1-glob 4 %     (3%-7%)
a2-glob 13 %    (7-11%)
B-glob  16%     (8-13%)
G-glob  25%     (12-20%)

F.rheumat           negativ
Analiza e urines    normal

RX genu dhe MR genu :artrit genu ne faze akute.

Ok ja dhe analizat qe kerkuat
pacienti sot paraqitet po ne te njejten gjendje kemba i dhemb gjithnje e me shume prandaj levizni

Postuar nga NS-6 datë 31 Tetor 2007 - 05:23:

duke qene se dhimbjes se gjurit ju dha nje pergjigje qe ishte artriti (se di nese do mjaftonte si diagnoze deri ne kete pike per te dhene nje terapi te mjaftueshme) i kthehem dhimbjes qe po has ne pulpe (e cila po shtohet) qe paraqitet edhe disi cianotike...shtuar ketu edhe faktoret e infiamacionit,do te mendoja per nje proces vaskular dhe e para qe me vjen ne mendje dhe qe do kerkonte verifikim do ishte nje tromboze venoze e thelle. permend kete per faktin se personi ka nje kohe te gjate pune dhe nese ka qendruar nje kohe te gjate ne kembe,ky perben nje faktor rreziku! per kete do kerkoja nje ekodopler te eneve te gjakut te zones qe dhemb per te verifikuar nje qendrim te gjakut ne ate zone dhe nese ka ndonje pmiksje gjaku.

Postuar nga Mister_DXP datë 31 Tetor 2007 - 05:29:

Skuqje ne forme shiriti. Une do ta ndiqja me shume kujdes kete element. Ka shenja te nje inflamacioni akut. Temp te larte dhe neutrofili. Hemoliza ??????

Flebiti eshte plotesisht i mundshem.
Dhimja e gjurit mund te jete nje komplikacion i saj "per continuitatem"

Ekzaminimi fizik dhe kqyrja konkrete e rastit eshte shume e rendesishme. Pamja lokale dhe prekja me dore e zones se skuqur.

???

Postuar nga MARSMED datë 31 Tetor 2007 - 05:37:

Pergjigja e Echodoplerit : tromboze e venave te thella te pulpes  

Ok mberritem ne nje diagnoze... fillojme menjeher mjekimin e trombozes.....

Komente te tjera???

Postuar nga NS-6 datë 31 Tetor 2007 - 05:37:

neutrofiline dhe temperatura mund te jene pasoje e artritit te gjurit por dhimbja qe po i shtohet ne pulpe duket se po merr perparesi perderisa dhimbja e gjurit deri tani mund te ulej disi me kortizonin!

ekzaminimi ne fakt merr rendesi te madhe ne kete rast ( gafa qe bera me para me tendinitin e akilit qe nuk duhet ta kisha permend fare si hipoteze se lash nom )...nderkohe,do ti jepja dicka kundra dhimbjes duke qene se dhimbja po i shtohet!

Postuar nga Mister_DXP datë 31 Tetor 2007 - 05:59:

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Pergjigja e Echodoplerit : tromboze e venave te thella te pulpes  

Ok mberritem ne nje diagnoze... fillojme menjeher mjekimin e trombozes.....

Komente te tjera???

Tromboza eshte diagnoze imazherie.
Diagnoza klinike ?

Flebit nga nje tromboze?

  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.