| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Re: Re: Re: Helmi i shpirtit
Citim:
Po citoj ato që tha zemra misterioze
cfare ste paska pelqyer kjo poezi???????????????
eshte shume e bukur dhe ka nje kuptim, eshte shume domethenes.........
Akti i pare mbaron
Maskat e shumta fillojne e bijen
nen shtrengimin e kohes ne nje cast.
Lakuriqesia e lashte mbetet pa mbuluar
e te shumperfolurit mekat.
Krijesat e qiellit shohin me habi
kur fillon te marre hak
mbi ata qe e mbajten ne gji
Pa meshire mbjell dhe korr gjak.
Akti i pare i gjithe lakmuar
ashtu papritur mbaroi tani.
Si mik i paftuar nje nate pa hene.
Te vetet kerkon deri ne pafundesi.
Doren me nuk zgjat
te te dehe me seks apo pushtet.
Libri i Hades ngadale hapet
Te gjithe vartes, ndersa ai mbret.
Nje grusht ne ere
Ja pra kjo qenka vetmia
qe ne mua ka zene vend.
Refleksione te shpreses materializohen.
Ndjenje qe nuk kursen askend.
Por sot shpirti nuk do te heqe dore
dhe nje grusht valevit ne ere.
Hap yjet e se ardhmes ne gjoks.
Perpiqet te kujtoje fjalime me vlere.
Fjale eshte dhe vetmia
shkund te tashmen ne embrion.
Piktura e nostalgjise ne ekstaze,
burg pa kangjella perfundon.
Dihatja e renduar e unit ne flake
rritet dhe djeg me mban te fokusuar.
Fjalet e skalitura diku thelle
akoma jo nuk jane harruar.
Mankthe termetesh
Mankthe mengjezesh pa drite
Mankthe zemer e semure
Mankthe i vdekur nen lekure
Gjithcka zhduket ne cast.
Per ty vetem gjume i qete.
Qepallat ngadale mbyllen vete.
Gjaku jetedhenes fillon te ngrohe
gjymtyret e clirimit ne cdo cap.
Dora e zgjatur plot mbushet.
Purgatori deren e daljes hap.
ingmetalboy
jane me te vertet te tuat????keto krijime????
respekte
Re: ingmetalboy
Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
jane me te vertet te tuat????keto krijime????
respekte

Mund nje rikthim?
Valle cdo kush meriton nje shpetim?
Nje mundesi te dyte?
Nje rikthim?
Apo historia nuk ndal se thurruri.
E pamundur te kthehet mbrapa te hetoje,
se ndoshta diku ka bere nje gabim?
Ky vizion i gjiymtuar
po me kerkon kusurin per dicka.
Marrezi e neteve me hene magjepse,
fryte ne te sotmen e cale dha.
Mijra mendime jane tjere pa pushim
ne te brendshmet e mija.
Dhe pse i raskapitur a e di?
Ende nuk ka filluar stuhia.
Nje rikthim?
kerkoj shume? Kush e di?
Disa e quajne fat
te tjere thjesht rastesi.
Te lumte ingmetalboy poezite e tua jane te qelluara.Ato tregojne per individualitetin tend te spikatur.Megjethese je amator shkruan bukur.Ne poezite e tua duket qarte se ne to ju keni vendosur ndjenjat e tua me te bukuraMe kalimin e kohes muza jote do te latohet e do te behet me e prehte.Presim Pres poezi edhe me te bukura.Poetet e njohur si ne bote dhe ne vendin tone ne fillim kane shkruar poezi dhe i mbanin ato fshehur nga drojtja,por shume mire ke bere qe i ke bere publike.Duke i lexuar poezite e tua me ke falur kenaqesi e relax.
Urime te sinqerta!
IQVlora
Vargu çalues
E qendis bregdetin e ketij muzgu
me gjurmet e mia, qe prape vetmuese
enden e veniten, si rete mbi horizont,
njera pas tjetres. E behen trishtuese
ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese
mbi therrmiat e reres, si çdo sekond,
pa Ty qe vazhdimesine me frymezon.
Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.
Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,
qe perçart percjell ndjenja te trazuara,
me pulhirten dembele qe dal-ngadale
mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.
E palos distancen, se kam shume mall,
te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.
Ketu ne skaj te vargut tim çalues,
ky qiell nuk flet por vetem tkurret
ne bluhin e vet, e behet me i thelle
tek me len ne medyshjen e zeze.
Ah qiell, po me gllaberon zjarrin
qe me ndezi madherishem.
Ah muzg, po ma çakerdis fatin
me lojrat e tua
krejt te pa-hijshme,
per nje viktime si mua,
viktime dashurie.
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Te lumte ingmetalboy poezite e tua jane te qelluara.Ato tregojne per individualitetin tend te spikatur.Megjethese je amator shkruan bukur.Ne poezite e tua duket qarte se ne to ju keni vendosur ndjenjat e tua me te bukuraMe kalimin e kohes muza jote do te latohet e do te behet me e prehte.Presim Pres poezi edhe me te bukura.Poetet e njohur si ne bote dhe ne vendin tone ne fillim kane shkruar poezi dhe i mbanin ato fshehur nga drojtja,por shume mire ke bere qe i ke bere publike.Duke i lexuar poezite e tua me ke falur kenaqesi e relax.
Urime te sinqerta!
IQVlora
| Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.