Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga NS-6 datë 03 Maj 2006 - 02:41:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Cilat jane ngjyrat e tjera qe perdoren ne sallen e operimit?



hmmm...do ti qe nuk i kam vene re shume?dmth nuk kam vene re ndonje ngjyre ne vecanti pervec jeshiles qe eshte e perhapur mjaft...eshte pak e bardha por te tjera ngjyra nuk po me vijne ne mendje si te vecanta...mah,kerkoj armepushim se edhe une si enigma nuk dorezohem...ndonjeri di me i dhene pergjigje kesaj pyetjeje?enigem,te siguroj nje armepushim po ju pergjigje kesaj pyetjeje

p.s: mesazhi mund te modifikohet neser nese shkoj ne ndonje salle operacioni ...kiddin...eeeej,xholi ishte per amerikonet :p


Postuar nga ~Enigme~ datë 03 Maj 2006 - 04:50:

Talking

Pyetje interesante ......tani pse dua te them dhe ngjyra bojeqielli perdoret ne sallen e operacionit?

ndoshta jam gabim ....

PS.Kush kerkoj per armepushim ti..... s'me besojne syte :p e kuptova mire.....!!! Dale se shpejti jemi Po mua me jepet e drejta ta modifikoj pegjigjen pasi te vjedh nje vezhgim ne sallen e operacionit ..... :p?


Postuar nga amor alucius datë 03 Maj 2006 - 09:46:

ngjyrat ne sallat e operacionit

Cod. D03052006

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6


hmmm...do ti qe nuk i kam vene re shume?dmth nuk kam vene re ndonje ngjyre ne vecanti pervec jeshiles qe eshte e perhapur mjaft...eshte pak e bardha por te tjera ngjyra nuk po me vijne ne mendje si te vecanta...mah,kerkoj armepushim se edhe une si enigma nuk dorezohem...ndonjeri di me i dhene pergjigje kesaj pyetjeje?enigem,te siguroj nje armepushim po ju pergjigje kesaj pyetjeje  



Qenke blue-blind ti

Bojeqiellie dhe jeshil-bojeqielli.(kendej e quajme "le ciel blue" )

Armepushim Amerikes?Larg qofte.Kur kendej po eksperimentohej me semundje psikologjike ne Amerike vazhdonin te ishin "wakka-boes"


Postuar nga NS-6 datë 03 Maj 2006 - 19:58:

Talking pyetja nr.28

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~

PS.Kush kerkoj per armepushim ti..... s'me besojne syte :p e kuptova mire.....!!! Dale se shpejti jemi Po mua me jepet e drejta ta modifikoj pegjigjen pasi te vjedh nje vezhgim ne sallen e operacionit ..... :p?



kush kerkoi armepushim? ....jo mi goc se u talla
per modifikimin e pergjigjes me vjen keq por vetem old europe e ka ate privilegj

ok(mos,fjale amerikoneeeee),vazhdojme me nje pyetje tjeter:
pyetja nr.28(ngjyrat e tjera u morren si pyetja 27):
ne pergjithsi gjate nje infeksioni,nje nder simptomat qe kemi eshte temperatura?cili eshte shpjegimi i asaj temperature?nga se vjen?


hajd hajd se edhe 973 pyetje nga kane mbet....mos u boni kaq pesimista


Postuar nga ~Enigme~ datë 03 Maj 2006 - 20:54:

rritja e temperatures

Cod. E03052006

Ritja e temperatures eshte reagimi i mbrojtjes i nje infeksioni. Nje pjese e trurit kontrollon temperaturen (hipotalamusi). Temperatura e trurit ngrihet pasi patogjenet (shkaktuesit e semundjes) hyne ne trup dhe makrofaget kunderveprojne qe te sulmojne keta mikroorganizma. tani cfare ndodh eshte se pirogjenet (substanca qe prodhohen nga qelizat qe infektohen) i japin leje hipotalamusit te rite temperaturen duke dhene rezultat ne ngritje te ndarjse se qelizave. Kjo ritje e temperatures dhe ngritja e ndarjes se qelizave (cell division) ndodh qe jo vetem te eliminoje bakteret po qe te vrase keto patogjene.


Postuar nga NS-6 datë 04 Maj 2006 - 02:04:

shtim mbi temperaturen e trupit

Cod. F03052006

e sakte
doja te shtoja vetem dicka qe vjen si pasoje e atyre qe shkruajti Enigma me siper.sic tha jane substancet pirogjene(ketu perfshihen edhe citokinat) ato qe veprojne ne tru dhe qe shkaktojne rritjen e temperatures.eshte nje ne vecanti qe quhet interleukina-1 qe vepron ne hipotalamus duke shkaktuar prodhimin e nje prostaglandine te tipit E qe ne vazhdim ngren temperaturen.nga ketu kuptohet efekti qe ka aspirina(dhe ilace te tjera te klases se saj qe ne anglisht marrin emrin Non Steroid Antiinflammatory Drugs (NSAD) ...ketu futet edhe aulini qe emrin tamam mjeksor e ka nimesulid dhe qe eshte specifik per COX-2...nuk po shkoj me tej se ketu duhet te zgjerohem shume pastaj.me vone ndoshta do ta bej ) ne rastet e temperatures duke qene se shenjestra e saj eshte nje enzime e quajtur COX qe prodhon nder te tjera edhe prostaglandinat...gjithsesi,jane gjera qe do sherbejne per pyetje te mevonshme


Postuar nga NS-6 datë 05 Maj 2006 - 01:56:

4 pyetje te reja (nr.29,30,31,32)

ok,hajd se po vazhdoj me pyetje te reja:

nr.29
pse mungesa e vitamines A mund te jape qerrim te syve?

nr.30
ku qendron ndryshimi ndermjet arteries polmonare dhe arteries bronkiale?

nr.31
sa eshte kendi ndermjet 2 hidrogjeneve tek molekula e ujit? (31bis: cfare hibridizimi ka uji?)

nr.32
meqe jemi tek uji: sa lidhje hidrogjenore eshte ne gjendje te formoje nje molekule uje dhe si i formon?


pergjigjet mund ti jepni ne mesazhe te ndryshme duke cituar pyetjen ose fundja edhe ne nje mesazh te vetem nese ndokush merr persiper pergjigjen e te 4 pyetjeve...nese pergjigjeni ndare,thjesht citoni pyetjen dhe pergjigjuni
me duket se vendosa shume pyetje kete rradhe por jane pyetje me spec,te pakten e dyta dhe e katerta.nese ka mundesi ai qe do i pergjgjet pyetjes numer 29 te jape ndonje detaj se cfare mund te beje nje foton mbi ate substancen qe do permende (dhe do ta permende patjeter se ska ku te shkoje ),mire do te ishte!nese nuk e ben,beh,do mundohem ta plotesoj vete...


-969...


Postuar nga NS-6 datë 07 Maj 2006 - 02:47:

atehere?nuk ka asnji ndonje ide se cilat mund te jene pergjigjet e pyetjeve te mesiperme?


Postuar nga ~Enigme~ datë 07 Maj 2006 - 04:29:

vitamina A ne shikim

Cod. A07052006

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6 nr.29 pse mungesa e vitamines A mund te jape qerrim te syve?


NS-6 cpaske qene ......tufani paska nisur ketu dale se jemi te zene kete periudhe ....te pakten une :p .
Tani c'te bej qe vete zgjedh pyetjen me pergjigje me kompleks po mendova ta nisnim me radhe. Ok do mundohem me aq sa mbaj mend dhe pasi kerkove nje foto nuk jam e sigurt nqs doje strukturat e ketyre qe po flas keshtu qe po bashkengjis dhe nje foto. I mirepritur gjithmone per te pasuruar pergjigjen

Ate qe dua te them shkurt eshte se Vitamina A lidhet me shikimin dhe ajo qe perfshihet eshte retina qe dallon driten e cila perbehet nga rods dhe cones. Tani vitamina A mbron qeliza dhe nevoitet te shnderoje driten ne sinjale nervore ku transmeton impulse elektrike ne tru.
Pra vitamina A apo retinol qe njihet ndryshe eshte paraardhersi i retinal qe luan rol kryesor ne shikim. Kjo e fundit eshte nje perberes i rhodopsin, nje pigment te ndjeshem te drites. Tani verbimi ndodh kur nuk ka aftesi te prodhoje rhodopsin.


Postuar nga NS-6 datë 09 Maj 2006 - 04:43:

Thumbs up retinali dhe rodopsina

Cod. A09052006

pergjigja eshte e sakte...po shtoj ndonje fjale me teper thjesht per te zgjeruar edhe me teper informacionet...sic e the ti retinoli kthehet ne retinal...retinali lidhet me nje proteine qe quhet opsine dhe formojne ate qe merr emrin si rodopsina ...
eshte nje forme e retinalit qe quhet 11-cis-retinal qe ndodhet ne ato qelizat qe quhen kone dhe rods (shkopinj)...kur 11-cis-retinali kthehet ne trans-retinal (trasformim qe shkaktohet nga nje foton) fillon percimi i informacionit qe vjen nga jasht...kryesisht nga konet.kur behet erresire futen ne perdorim qelizat e quajtura shkopinj (rods) qe funksionojne me sasi me te vogla fotonesh...prandaj kemi aftesi qe edhe ne erresire te arrijme te dallojne dicka...sa do e ulet te jete drita qe vjen prej saj...normalisht qe mungesa e vitamines A sjell si pasoja ato qe mund ti kuptoni vete...pra qellim te syve...

besoj se kjo mjafton per momentin...

ok,pyetja 29 iku!si gjithmone e sakte enigma...hmmm...do ma pagush....jo per gjo por po afrohet bonusi i majit...ene ta siguroj qe pyetja do jete e veshtire ....por maji eshte muaj i vecante per ty, kshu qe te ofroj armepushim nese do...do s'do?ok,nuk e do!fundja evropa po ta jepte ...pastaj thone qe nuk jemi paqedashes :p

per pyetjet e tjera ka ndonje mendim?


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.