Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga Ari. datë 25 Korrik 2007 - 02:58:

artur

epo keshtu vazhdon

kur ishim ne 97...thoshnin per 90 te kuqte,te kuqte

tani ne 2007 thone -ju kujtohet 97-ta..

prandaj them boll me keto gjra ju kujtohet ajo ju kujtohet kjo ,,sepse na lene vetem mbrapa...

nejse zgjat e ngjit e bej litar kot,,,naten


Postuar nga Fajtori datë 25 Korrik 2007 - 13:08:

Arilabi kemi komunikuar disa here por akoma s'jemi marre vesh. Morali ka disa forma. Ne politike nevojitet morali i ndershmerise dhe idealeve. Ky eshte ndryshe nga morali i brekeve dhe preferencave seksuale qe rrjedh nga traditat dhe mendjet fetare. Ka raste qe shqiptareve i ben me shume pershtypje morali i brekeve (Edi Rama nudo) dhe nuk i ben pershtypje morali i shtetit (sesi nje deputet mund te fitoje 1 milione dollare ne kazino).

Moralin e brekeve mos na e perzjeni me shtetin sepse deri me sot eshte nje nga faktoret kryesore qe kemi mbetur mbrapa si komb dhe po gjejme lirine vetem ne emigrim.

Sot ne mengjes mu kujtua nje kenge e Anita Bitrit:
Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemren time mos e kerko
Kur njeh nje vajze qe ngrohte te flet,
Te buzeqesh, te respekton
Nuk eshte e thene se ajo te dashuron.

Ky eshte morali i brekeve te epokes komuniste, ndaj nje djali qe ja "lypi" shume heret asaj vajzes i nisur nga uria seksuale e mbartur ne nje bote ku njerezit duhet te kryejne SEKS vetem per te pjelle. Keto lloj moralesh s'kane pike lidhje me ndertimin e shtetit. Perkundrazi e shkaterrojne ate persa kohe mbartin maskilizmin vetevendoses te rregullave sociale.


Postuar nga briseide datë 25 Korrik 2007 - 14:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne politike nevojitet morali i ndershmerise dhe idealeve. Ky eshte ndryshe nga morali i brekeve dhe preferencave seksuale qe rrjedh nga traditat dhe mendjet fetare. Ka raste qe shqiptareve i ben me shume pershtypje morali i brekeve (Edi Rama nudo) dhe nuk i ben pershtypje morali i shtetit (sesi nje deputet mund te fitoje 1 milione dollare ne kazino).

Moralin e brekeve mos na e perzjeni me shtetin sepse deri me sot eshte nje nga faktoret kryesore qe kemi mbetur mbrapa si komb dhe po gjejme lirine vetem ne emigrim.

Sot ne mengjes mu kujtua nje kenge e Anita Bitrit:
Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemren time mos e kerko
Kur njeh nje vajze qe ngrohte te flet,
Te buzeqesh, te respekton
Nuk eshte e thene se ajo te dashuron.

Ky eshte morali i brekeve te epokes komuniste, ndaj nje djali qe ja "lypi" shume heret asaj vajzes i nisur nga uria seksuale e mbartur ne nje bote ku njerezit duhet te kryejne SEKS vetem per te pjelle. Keto lloj moralesh s'kane pike lidhje me ndertimin e shtetit. Perkundrazi e shkaterrojne ate persa kohe mbartin maskilizmin vetevendoses te rregullave sociale.



Sot ne mengjes u ngrita me kete mesazhin tend fajtor :p
Jam PLOTESISHT DAKORD me nderhyrjen tende...dhe diferencimin midis dy fytyrave te moralit dhe perkatesine e seciles ne dy fushat qe permende me siper.Liria eshte dicka qe nevojitet ne shtetin tone,po prap ajo nuk merret sic duhet po cohet ne nje grade te tille qe shket nga duart.Me vjen keq qe akoma sot behet "abuzim" i kesaj fjale,dhe KONKRETISHT ose ka moral brekesh,i percjelle nga komunizmi sic thua ti,ose s'ka moral fare(banalizim i lirise qe solli demokracia).

Ari ti flet per moral...mos harro qe ne cdo shtet presidenti duhet te jete "figure" ndershmerie ,i tille eshte roli i tij,kryetar shteti,perfaqesues i nje kombi te tere.Prandaj si Klintoni i familjes duhet dhe do behen te gjithe,qofte Bamir Topi,qofte Ceka sikur te ishte zgjedhur ....

Respekte.

P.s Shpetim me fal qe dola jashte teme...po do mund ta fshish komentin tim.


Postuar nga HERO datë 25 Korrik 2007 - 15:47:

Jam dakort me kete si filozofi,por ne shqiperi nuk eshte me ashtu,nuk e di ku banoni ju njerez ,por dilni nje xhiro nga shqiperia dhe do e shikoni se nuk ka me te rinj te etur per seks qe e shohin seksin vetem si nje detyre per te pjell.


Postuar nga ishpeshtimi datë 25 Korrik 2007 - 15:47:

Je ne teme Brisi!!!!

Je tamam ne teme Bris.


Bamiri si President eshte zgjidhja me e mire.


President Bamiri shkon ne pune me breke dhe me kostum,


Sekretarja e Presidentit shkon pa breke ose me tanga.


Presidenti me breke,me doren e djathte firmos Dekretin,me te majten perkedhel b*then pa breke ose me tanga te Sekretares.


Per Shqiperine ka rendesi Dekreti.



PS.Anita Bitri,ndjese paste,nuk mbante tanga.


Postuar nga Ari. datë 25 Korrik 2007 - 15:56:

fajtor

degjo miku im

kur flet per moralin.. duhet te flash vetm per nje moral dhe nuk ka dy morale,dhe me vjen cudi se si e ndan moralin ne shume pjese???

dhe e dyta ma shpjego se ku ndahet morali yt nga ai i brekeve???


Postuar nga IQVLORA datë 25 Korrik 2007 - 16:27:

Fajtori dhe Briseide

Tani qe Blair beri doreheqje si kryeminister(kerkuar nga partia e tij) nje gazetar e pyeti ne nje konference shtypi:A e keni tradhetuar gruan ndonjehere kur per arsye pune ke udhetuar vetem?Jo tha ai.Po te kishte ndodhur nje gje e till, Cherie do mi kishte prere my bolls.

Pjesa me e madhe e politikaneve jane te martuar.A do te ishte normale qe ata te gjithe te benin seks me sekretaret e tyre te bukura(sepse ato zgjidhen vajza te bukura qe mbajne tanga e minifunde)?Une mund t'ja falja ndonje beqari si lepurit E Brace nqse eshte beqar por jo te martuarve.Une mendoj se shqiptareve ju bene pershtypje shume te madhe morali i ndershmerise  ne kryerjen e detyres.Pse vota popullore e hodhi me koke poshte F Nanon?E flaku ate nga pushteti  per korrupsionin qe ishte ngritur ne sistem ne 8 vjet nga ai dhe qeveritaret socialist dhe ne besim te atij morali dhe ndershmerie ja dha votat S Berishes duke harruar '97-n.Populli shqiptar nuk beson ne pseudoidealet e politikaneve te tij me.Kur ke pare te fituara pa djerse i prish ato me dore te lire kazinove,buzuqeve pa e care koken se ne vendin tend ka ndodhur nje tragjedi.I till ishte Nanua,i till edhe Sallaku i cili bredh kazinove te Malit te Zi.A ka moral qe e mban kete person ne detyre?Une do te bashkohesha me ty Briseide kur thua se ne Shqiperi ka nje banalizim te lirise qe solli demokracia.Atje eshte bere nje lemesh qe nuk ka shejtan qe e zgjidh.Se si do ti veje halli.....???

A Bitri ndjese paste,mendonte si Briseida tani qe ne vitet '80 ,megjithese ishin kohe te veshtira.


Postuar nga Ari. datë 25 Korrik 2007 - 16:32:

i nderuar

te ndahej dhe morali ne "ngasra" keta kisha degjuar...


Postuar nga Ari. datë 25 Korrik 2007 - 16:48:

ne vitet 500 ne vencia

qe ne ate kohe ka qene republika me e zhvilluar,,presidentin e zgjithte populli,edhe ishin te thekesuar,,te ishte i martuar edhe me femije
dhe ne te njejten kohe duhej te linte ose te jepte doreheqen nga c do aktivitet personal fitim prures,,pra me nje fjale do te merrte familjen,dhe rreckat qe kishte veshur dhe asgje tjeter,,per te jetuar ne pallatin e caketuar

dhe qe eshte akoma me interesante ,eshte se te gjitha pritjet,vizitat do te kryente, do ti bente do me shpenzimet e ti ,ose me sakte dukej nje tip tregetari per te miren e vendit,pra rrogen nuk e kishte te caketuar nga republika,,por ne baze te bveprimeve qe do te kryente,dhe per kete arsye ne venecia ne ate kohe nuk kishin shume deshire per president,,,,


sikur te ishte dhe ne shqiperi ashtu si ne ate kohe sote populli nuk do te kishte probleme te ketij lloji


Postuar nga Fajtori datë 25 Korrik 2007 - 17:22:

Njerezit nuk jane blloqe betoni me moral unik. Jeta ka fytyra te ndryshme dhe halle te ndryshme. Nese ketu permendet Venecia une do permendja Romen, ku orgjite dhe seksi ishte ne rendin e dites.

Sidoqofte, varet se cfare aspektesh ka nevoje shoqeria te zhvilloje ose ndryshoje. Aktualisht jam tejet i bindur se morali i brekeve duhet crrenjosur. Dhe paradoksalisht eshte pikerisht ai moral qe detyron individin te kete dashnore ne vend qe te divorcohet nga gruaja lirisht pa paragjykimet shoqerore. Aktualisht ne Shqiperi eshte me kollaj te zesh dashnore sesa te dalesh hapur mbi zgjedhjet personale. Dhe personalisht kam pershtypjen se ne Shqiperi behesh me terheqesh kur je mashkull i zene, kurse ne perendim i zene = i zene, dhe nuk je aspak me terheqes. Ajo qe predikohet si moral filo-fetar i familjes eshte guri fillestar i imoralitetit te rendomte, sepse con shoqerine ne paradokse si dora e ministrit te bytha e sekretares. Keto fenomene tregojne se meshkujt nuk jane pjekur ne kohen e tyre, ose shfrytezojne pushtetin, ose nuk njohin seksin, nuk jane ngopur, nuk e ndajne pushtetin nga jeta private. Tony Blair e ka perjetuar revolucionin seksual dhe jeton ne nje bote te lire, s'ka nevoje te marre sekretare sepse seksin e ben kur ti teket edhe jashte orarit te punes. Ndersa ne Shqiperi te jesh me pushtet (= me para) dmth te behesh jashte mase terheqes, qofte dhe po te kesh bark apo floke te thinjura si Sabit Broka.

Dhe e gjithe kjo vjen nga morali i brekeve qe predikojne ruajtesit e familjeve dhe gardianet e femrave. Te njohesh nje femer ne Shqiperi do te thote shpesh te kesh te besh me gjithe meshkujt qe e rrethojne, vellezer, baballare, shoke etj, te cilet mundohen ta mbajne sa me larg femren nga seksi. Te njohesh nje femer ne perendim njeh vetem nje njeri, dhe jo kontornot mashkullor-familjare alla si ne Shqiperi.

P.s. Dhe prape se prape nuk mendoj se te kesh dashnore ka ndonje gje te keqe. Eshte thjesht zgjedhje personale qe nuk i takon mases se vete-korruptuar ta gjykoje.


  Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.