Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)
Citim:po pse ktu ne kto shembuj qe perfshin 00.1% te popullsise ne veri. dhe tani po ven i vulen te gjithe veriut ti, c'eshte kjo ljogjikke?! si e ke pershtypjen ti se nuk e di cfar eshte besnikeria dhe ke frike se ktyre maskaralleqeve i them burreri?!?! hahaha t'a lejm ket muhabet them une, se nuk paske njohuri per shkodren dhe malsine e madhe aspak, ti po shikon nje perqindje te shume te vogel qe kane ndodhur vitet e fundit, dhe po hesh poshte te gjitha vlerat qe kane dhe egzistojne ne ate popull me shekuj e shekuj, por fakti eshte se ti po tregon opinionin tend dhe cfar pershtypjesh ke per veriun, ma mer mendja qe do ja arrijm te mbijetojm edhe pa aprovimin tend expert o gjergj... dhe mos u mundo te behesh too clever me data dhe copetime te postimit tim, cause its lame...
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
03/09/2008, ora 16:24!
__________________________
Besnikeri e trimeri te duket ty te vrasesh femijet dhe t'i lindesh ata te ngujuar!!!? Te lindur te burgosur!!!?
Re: i ka ikur moda...
Citim:kam pershtypjen qe nuk kane menduar per moden kur kane krijuar kanunin ne ate kohe, gjithashtu "capital punishment" nuk eshte e modes por e nevojshme per disa...
Po citoj ato që tha girl22
Kanuni I Lek Dukagjinit sduhet ndjekur me.
Ne Mesjete,kohen kur L Dukagjini shkroi kanunin e famshem, ne vendin tone nuk ka ekzistuar shtet.Perandoria turke i shtynte vete urat qe shqiptaret te vriteshin midis vedi.Por doli nje burr i mencem, i cili shkroi nje kanun qe ishte si nje kod ,qe rregullonte jeten e shoqerise se asaj kohe.
Kam degjuar nga bisedat me pleq te cilet nuk jane me,se edhe ne kohen e Zogut vrasjet nuk kane qene te perhapura sa sot.Pse?Sepse njerzit ne ate kohe kishin frike nga ligji,i cili zbatohej rreptesisht.Vrasisi nuk ikte dot ne drejtim te paditur,por kapej dhe i jepej denimi i merituar.Ne kohen e diktatures, kjo dukuri pothuajse u zhduk.Ky fenomen njohu zhvillim qe nga viti '92 e ketej.Shume familje ,grate qe kane ngelur me femije te vegjel,po kerkojne qe shteti t'ju marre ne mbrojtje femijet e tyre,sepse ata jane te pafajshem.Ne Polican te Beratit eshte haour nje strehe per disa dhjetra nga keta fatkeq,por si keta ka shume neper gjithe veriun.
Ky fenomen vazhdon e zgjerohet,sepse ne nuk na mbron shteti jone.Shteti jone eshte nje kufome qe po e rjepin politikanet tane qe u ngjajne hienave.
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
po pse ktu ne kto shembuj qe perfshin 00.1% te popullsise ne veri. dhe tani po ven i vulen te gjithe veriut ti, c'eshte kjo ljogjikke?! si e ke pershtypjen ti se nuk e di cfar eshte besnikeria dhe ke frike se ktyre maskaralleqeve i them burreri?!?! hahaha t'a lejm ket muhabet them une, se nuk paske njohuri per shkodren dhe malsine e madhe aspak, ti po shikon nje perqindje te shume te vogel qe kane ndodhur vitet e fundit, dhe po hesh poshte te gjitha vlerat qe kane dhe egzistojne ne ate popull me shekuj e shekuj, por fakti eshte se ti po tregon opinionin tend dhe cfar pershtypjesh ke per veriun, ma mer mendja qe do ja arrijm te mbijetojm edhe pa aprovimin tend expert o gjergj... dhe mos u mundo te behesh too clever me data dhe copetime te postimit tim, cause its lame...
Gjakmarrja !
persa i perket ketij problemi duhet ta pranojme se shqiptaret e kane ne gjak hakmarrjen;
kemi degjuar raste te shumta qe flasin per gjakmarrje per nje pellembe toke apo diçka tjeter e jane vrare e prere vellai me vellane; apo fqinjet nje tipar i vjeter po qe i zien ne gjak shqiptarit;
mendoj se duhet harruar se s'eshte aspak mire per keto xheste te papritura e keqberse; ju uroj paqe e bamiresi mes njeri-tjetrit se vetem te bashkuar behemi me te forte se kurre!
pershendetje belga
Pershendetje belga.
Ekziston nje teme mbi kete ceshtje, po e bashkangjis temen e hapur prej teje me ate ekzistuesen!
Jam e mendimit qe ai/ajo qe kryen krimin duhet te vuaje denimin,por nuk e kuptoj c'faj kane te tjeret qe duhen te ngujohen?
C'faj kane ata djem te vegjel qe qe femije duhet te jetojne te fshehur pa pasur mundesine per te shkuar ne shkolle e per te qene dhe ata si gjithe moshataret e tyre? Perse duhet te vuajne shume njerez per krimin e nje individi?
Kete vere,teksa kaloj perbri Lanes me zuri syte nje ndertese e vetme,ne fillim me beri te qesh se thash si ka mundesi qe pas prishjes se ndertimeve pa leje vec ajo ndertese kishte mbetur,por dikush me shpjegoj se aty jetonin disa gra/vajza dhe femije qe ruheshin nga policia sepse vazhdonte gjakmarrja ne familjet e tyre,ne ate cast u bera pishman qe qesha sepse ishte per te ardhur keq.
Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Ke te drejte, e kam une gabim!
Gjakmarrje apo hakmarrje? Asnjera as tjetra. Thuaj PO jetes dhe shekullit 21
Rreth dy vjet me pare nje nene e dy femijve u vra ne mes te qytetit me kallashnikov, duke paguar per nje krim qe djali i saj kishte kryer me pare.
Djali ne fjale eshte ne Spanje sot. Ai ishte vetem 19 vjec kur filloi te merrej me shitje droge sigurisht me shoqeri dhe grupin e tij. Nuk kaloi shume dhe u grind me nje nga bashkepunetoret. Filluan te ziheshin dhe ky djaloshi trim e vrau "shokun". "Shoku" kishte ne shqiperi dhe 2 vellezer te tjere mosha 21 dhe 15. Vrasesi u kap dhe sigurisht u fut ne burg ne Spanje. Sigurisht harroi qe kishte lene ne shqiperi nje nene 43 vjecare, e ve sepse i shoqi kishte disa vjet qe kishte vdekur me kancer, qe punonte e shkreta nate e dite sa per te nxjerre buken e gojes dhe per ti derguar sado pak djalit te "mbare" qe tani ishte ne burg. Vrasesi kishte gjithashtu dhe nje moter 13 vjec qe jetonte me t'emen.
Dy vellezrit e djalit te vrare sigurisht nuk mund te rrinin me duar bosh, sepse gjaku/haku i vellait duhej marre. C'do thoshte dhe "bota"? Mirepo e kishin keq, se vrasesi ishte ne burg ne Spanje. Si mund te prisin per 25 vjet?
Keshtu qe vendosen. Vellai 21 vjec beri planin dhe 15 vjecari meqe nuk e ze as ligji, ekzekutoi nje nene 43 vjecare ne mes te dites, ne mes te rruges, krahe per krahe me vajzen e saj, e cila e tmerruar bertiste " o ma, o ma" derisa e ema dha shpirt ne duart e saj.
Gjithe qyteti shkoi ne funeralin e kesaj nene, ajo pikerisht "bota", qe gjykonte pse nuk ishin te zotet te mernin hakun? 15 vjecari u burgos, por sa vjet? Ai eshte vetem 15 vjec. Vajza ngeli jetim dhe vetem ne mes te kater rrugeve. Nena e djemve tani humbi dy djem. Ama nderi u vu ne Vend.
P.S. Kete histori e di sepse kjo nene ishte shoqja me e ngushte e nenes sime
Me pare kam cilesuar se duhet dalluar gjakmarrja me hakmarrjen qe jane dy gjera krejt te ndryshme.
Gjakmarrja eshte nje gje e trasheguar sidomos ne malesi ku ligjin e perbenin ca rregulla te kanunit.
Hakmarrja si kjo qe pershkruajti Donika Araniti nuk eshte trashegim por thjesht hakmarrje ose larje hesapesh.
Gjakmarrja nuk e lejonte nje gje te tille te ndodhte kurren e kurres. Gjakmarrja nuk kishte te bente me kriminele te mirfillte apo kasape qe vrasin gra e fmi pa te keq.
Ne lidhje me opinion ose "bota" siç e quajti Donika ai opinion te shtyn ne vrasje dhe eshte ai qe vjen e te qan.
Gjakmarrja edhe mund te shmanget e te falet gjaku, siç ka ndodhur, hakmarrja veshtire.
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.