Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)
Kurioze ! Te krahasosh 2 vendet eshte herezi ne mes te dites ama pastaj dhe ceshtja ne fjale eshte e paperfillshme per ne. Imagjinoni po behet nami (me te drejte)se deputet kane bere deklarata fallco e kane marre rimbursime kur nuk duhej. Ndersa tek ne ato para jo vetem qe jane therrmija po dhe i japim leksion se i kemi shifra me 6-7 zero prapa.
Arturm ti ndoshta nuk e di por Berisha eshte me teknologjik. I ka cuar sms shqiptareve me arritjet e qeverise ... me fal me arritjet e tij.
Doja shifrat e sakta te beja llogarite :
nr abonentesh x cmimin 1 sms = para nga buxheti i shtetit per qellime fushate.
plus
ministrat(me makina,dieta etj ), punonjesit, mesuesit, nxenesit qe duhet te jene secili neper vendet perkatese por ama i gjen neper mitingjet e kryeministrit tone. Me parate e kujt behen keto?
Fushate me mjete te barabarta!
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Ndoshta edhe Sala do u kish derguar letra shqiptareve, por fakti qe nuk ka adresa ne shume zona te shqiperise e ka penguar.
A ka mundesi mos devijoni temen ne "mustaqet e Çelos", ju lutem. Nuk e hapa kot me nje mesazh te caktuar temen. Po flasim per gjera specifike dhe informacione e llogjikera qe s'kane lidhje me krahasime vendesh apo me trajtimin çdo dite te emisionit televiziv britanik.
Tulipan
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
ministrat(me makina,dieta etj ), punonjesit, mesuesit, nxenesit qe duhet te jene secili neper vendet perkatese por ama i gjen neper mitingjet e kryeministrit tone. Me parate e kujt behen keto?
Fushate me mjete te barabarta!
Sot fola ne telefon me dike, i cili me spjegoi sesi kishin vrare nje te njohur ne mes te Tiranes... sepse i kishte perplasur makinen disa "malokeve".
Me thane vetem se pala ketej kishin ofruar edhe ti paguanin makinen atyre, por "maloket" kishin nxjerre thikat dhe kishin therur te gjithe kusherinjte qe ishin ne kete makine. Njeri vdiq, te tjeret jane akoma ne spital.
Nderkohe, sot shpertheu nje makine me eksploziv me telekomande (shikoni lajmet).
Para nje jave u vra nje anetar i PD-se, sepse kishte rrahur nje djale duke pretenduar se kishte grisur posterat e PD-se. Djali pastaj kishte marre hak duke e vrare PD-istin.
E pra, mes malokeve, eksplozivit, vrasjeve dhe posterave qe "nuk duhen prekur", mund te duket se s'ka lidhje. Por keto zgjedhje po kthehet dhuna e dikurshme, sepse nivel te tille dhune ne kaq pak dite nuk eshte vene re 4 vjet me pare.
Votoni milet, votoni. Se edhe po nuk perfundoi puna si ne 97-en, do perfundoje mesa duket si ne Iran, ku njerezve i ka ardhur ne maje te hundes me liderin ekstremist.
Mesa duket kesaj rradhe me e rrezikshme qenka dhuna sesa klani. Regresion!
Dikur me ke kritikuar e je merzitur me fjalorin qe kam perdorur une miku im fajtori,por po shoh qe ate''gabim'' qe kam bere une po e bene ti tani.Qe ta provosh se thika te shpon,duhet ta kthesh ate nga vetja.
Nuk ke faj,realiteti eshte ashtu si po e pershkruan ti.Tirana eshte ndotur me te gjitha llojet e ndotjeve qe ekzistojne sot ne kete bote.
Sinjalin e tensionimit te situates ne fushaten elektorale e dha J Topalli kur ne mitingun e organizuar ne nje fshat te Shkodres ju beri thirrje si e terbuar turmes:''Mos i votoni partite e vogla,kushdoqofshin ato,sepse jane te mbushura me spiune.Ata nuk jane te djathte''.Une do ta kuptoja qe asgjesoini ata!Dhe ja rezultati,nje i vrare me bombe me telekomande ne Malesine e Madhe,por edhe nqse eshte vrare per ndonje larje hesapesh,i PDK-ja e quajti vrasje politike.C'rrace e ndyre kjo rraca e politikaneve!Shkaktar i ndotjeve te tilla eshte s berisha,prandaj ai duhet te largohet,ne menyre qe gjithe shqiptaret te shkojne ne zgjedhje si gjithe bota.Nuk e di ne Itali por ketu fushata nuk behet me zhurme e me mitingje. Dita e zgjedhjeve eshte nje dite normale.Votimi behet me tri menyra.Me poste ,me internet dhe dukehedur fleten ne kutine e votimit ne qendrat e votimit.Une votoje me post.Vecse ketu vihet re mire e regjistrohet more pjese apo jo ne votim.Njehere ime shoqe donte te hapte nje llogari bankare ne nje banke.Midis pyetjeve te tjera ishte edhe kjo:''A merrni pjese ne votime?''.Mbasi mori te dhenat dhe e verefikuan ate qe kerkuan,cdo gje eci normal.Me sali berishen ne krye kjo lloj qetesie nuk ka per te ardhur kurre!
IQ
Po te shpjegoj si votohet ne Itali.
Per te votuar duhet te vesh ne qendren e votimit ku ke emrin.
Nuk eshte i parashikuar votimi me poste apo me internet.
C'do njeri ne moshen 18 vjece pajiset me librezen e votimit te ciles i vihet nga nje vule sa here merr pjese ne votim. Librezen ja sjellin me poste ne shtepi.
Nqs ndryshon adrese(vendbanim), me nderrimin e rezidences te arrin ne shtepi nje leter adezive (ngjitese) me te dhenat e reja te qendres se votimit te re ku duhet te votosh te cilen e ngjit mbi te dhenat e vjetra tek libreza e votimit.
Me duket (nuk jam i sigurte per kete dhe do doja te ma konfirmonte dikush po ta dinte) se nqs nuk merr pjese ne votime per nje numer heresh te humbet e drejta e votimit. Por perseris, per kete te fundit nuk kam siguri.
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Me duket (nuk jam i sigurte per kete dhe do doja te ma konfirmonte dikush po ta dinte) se nqs nuk merr pjese ne votime per nje numer heresh te humbet e drejta e votimit. Por perseris, per kete te fundit nuk kam siguri.
Sic ishte parashikuar
Fakti qe Ilir Meta, pa pyetur askend ne parti (mos harrojme qe as dy nenkryetaret e LSI nuk dini gje per kete vendim), dhe aq me keq ne elektorat, ju pergjigj pozitivisht vetem pas 60 minutash fteses se Berishes per qeverisje tregoi edhe njehere qe ai eshte Kapo i tribuse/klanit LSI dhe qe edhe kesaj here ne Shqiperi zgjedhjet i fitoi klani dhe jo morali i perbashket.
Tani le te vihemi ne stand by per 4 vjet te tjera. Shpresa vdes e fundit, thone ketej nga Italia.
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Tani le te vihemi ne stand by per 4 vjet te tjera. Shpresa vdes e fundit, thone ketej nga Italia.
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.