Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga AngelDevil datë 02 Qershor 2010 - 01:13:

Lady Diana është vrarë?

Princesha e Uellsit Lady Diana mund të jetë vrarë pasi ajo planifikonte të publikonte fakte se disa zyrtarë të lartë britanikë ishin të përfshirë në tregëtinë e minave.

Kjo pistë e re rreth vrasjes së saj është hedhur nga njëri prej juristëve më me emër në Britaninë e Madhe i quajtuar Michael Mansfield QC. Avokati Mansfield i cili mbrojti Mohamed al-Fayed, babain e të dashurit të princeshës, Dodi al-Fayed, gjatë hetimit për vrasjen ka deklaruar për herë të parë se Diana kishte një ditar në të cilin ishin shkruar të dhëna për njerëz të përfshirë në prodhimin e minave tokësore.

“Të gjithë e kujtojnë Dianën për shqetësimin e saj rreth minave. Po ashtu të gjithë ne e dimë rolin e Britanisë në tregtinë e armëve, në vecanti atë të minave. Për këtë cështje princesha kishte planifikuar një udhëtim në Kamboxhia pas atij në Angola dhe ngritjen e një instituti për këtë cështje”, ka deklaruar Michael Mansfield. Duke treguar detaje te reja të panjohura deri më tani, Michael Mansfield thotë se një numër i madh minash prodhohen në Britani dhe se një person shumë afër Dianës i ka treguar atij se ajo po përgatitej t’i ekspozonte ata të cilët ishin të përfshirë në këtë tregëti.

Gjithashtu ai deklaroi gjatë një festivali në Uells se një kuti me dokumenta që përmbante informacione të rëndësishme është zhdukur. Sipas avokatit Mansfield ai nuk e di se cfarë kishte në atë kuti, por i është treguar se brenda saj ndodhej ditari me të dhëna rreth tregëtisë së armëve apo korrespondenca mes saj dhe familjes mbretërore. Duke përfunduar deklaratën e tij, Mansfield tha se ai besonte që aksidenti i Parisit ku mbetën të vdekur Pirncesha Diana dhe Dodi al Fayed ishe më shumë se një aksident i thjeshtë.

TCH


Postuar nga lost_soul datë 16 Qershor 2010 - 07:51:

I paska ra rrufeja Jezusit diku andej nga katunet e Amerikes dhe e paska djeg.
Allah allah homdurulah - po vjen fundi i botes.


Postuar nga Vizioner datë 01 Gusht 2010 - 14:06:

Duisburg, lamtumirë emocionuese për 21 viktimat e Love Parade



Në ceremoninë e përzishme për 21 viktimat e katastrofës së Loveparade, në Duisburg morën pjesë dhjetëra mijëra vetë.

Dhjetëra mijëra i dhanë këtë të shtunë (31.7.) në Duisburg lamtumirën 21 viktimave të panikut masiv në Loveparade.
Meqenëse në kishën Salvator ku u mbajt mesha ekumenike kishte vend vetëm për 550 vetë, organizatorët kishin planifikuar përcjelljen e pamjeve në stadiumin dhe 12 kisha të qytetit. Në marshin mortor pas meshës në orët e pasdites sipas të dhënave të policisë priten mijëra pjesëmarrës. Situata vlerësohet e tensionuar pasi pas katastrofës pati shumë kritika ndaj organizatorëve dhe autoriteteve vendimmarrëse të qytetit Duisburg.

Në meshë të afërm të viktimave dhe të lënduar

Në kishën Salvator janë të pranishëm para së gjithash familjarë të viktimave, të lënduar gjatë katastrofës së Loveparade-it dhe forca të ekipeve të shpëtimit. Krahas presidentit federal Christian Wulff, kancelares Angela Merkel, Ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe kryeministres së Landit, Hannelore Kraft, morën pjesë edhe të ftuar të tjerë nga politika, kisha dhe shoqëria.

Kryetari i bashkisë së Duisburgut, Adolf Sauerland,i cili konsiderohet përgjegjësi kryesor politik për tragjedinë nuk mori pjesë në aktivitetin përkujtimor. Ai e argumento vendimin me respektin për ndjenjat e familjarëve të viktimave dhe të lënduarve.

Kryeministrja premton zbardhje të plotë

Kryeministrja e Landit, Hannelore Kraft (SPD) i siguroi familjarët e viktimave se do të bëhet zbardhje e plotë e ngjarjes. Viktimat dhe të afërmit kanë të drejtën të mësojnë të vërtetën. "Si mundi të ndodhte, kush është fajtor, kush është pëgjegjës? Këto pyetje duhet dhe do të sqarohen", tha Kraft, me zërin që i dridhej nga emocioni. Në të njëjtën kohë ajo falenderoi forcat e shpëtimit për punën e bërë.


Postuar nga Fajtori datë 06 Gusht 2010 - 23:12:

Paçavuret e gazetareve shqiptare prekin Italine

Ky eshte lajmi i botuar sot ne Top Channel me nje kronike perkatese. Ne pamje te pare duket lajm i kendshem nga jashte. Por... degjoni dhe kroniken:




Eshte nje paçavure e vertete mediatike. Ne 6 rreshta Top Channel ka 4 gabime ne informacionet qe jep:

1. Ne faqe shkruhet Ina Basha por kronika thote Ina Bisha.
2. Shkruhet u diplomua ne Ekonomi dhe Teknologji Farmaceutike, por nuk ekziston kjo diplome. Kronika thote emrin e sakte "Kimi dhe Teknologji Farmaceutike".
3. Thuhet se eshte shqiptarja e pare qe diplomohet me maksimumin e pikeve, por kjo eshte genjeshter. Kam njohur disa shqiptare qe kane marre maksimumin e pikeve ne Itali (110 e lode).
4. Titulli i lajmit pergenjeshtrohet nga vete lajmi ("Studentja shqiptare triumfon në Itali"). Ne lajm zbulohet se vajza ka pashaporte italiane dhe ka 15 vjet qe jeton ne Itali me familjen. Po te llogarisim qe eshte nja 25 vjeç, i bie te kete jetuar 10 vjet ne Shqiperi dhe 15 vjet ne Itali. Atehere cfare e ben shqiptare kete studenten? Ndoshta eshte italo-shqiptare, apo me prejardhje shqiptare. Por jo thjesht "studente shqiptare". Per ate pune eshte me shume italiane sesa shqiptare.

Lajmi manipulohet edhe diku tjeter. Thuhet se vajza i ka dyert e hapura per doktorature. Ngjan sikur kete nivel suksesi po arrin per here te pare nje shqiptar ne Itali. Njoh shqiptare te tjere qe kane bere dy fakultete ne Itali, kane marre maksimumin e pikve, kane vazhduar doktoraturen dhe nuk kane as pashaporte italiane (madje jane kthyer te punojne ne Shqiperi). Te keqen e gazetareve. Top Channel po behet gjithmone e me shume Top Kanal.

Megjithate ideja e publikimit ne TV te studenteve qe marrin maksimumin e piekve eshte pozitive. Sikur te behej gjithmone do ishte levizje mediatike e goditur. Por te pakten ta bejne me profesionalizem, jo thjesht per ti bere reklame ndonje kusheriri.


Postuar nga Fajtori datë 09 Shtator 2010 - 06:40:

Top Gear tregon bukurite e Rumanise

Emisioni i famshem britanik qe tashme ka arritur ne sezonin e 15-te ka shkuar ne Rumani disa seri me pare (Sezoni 14, episodi 1). Aty ka realizuar nje seri te bukur me tra makina (Ferrari, Lamborghini, Aston Martin) ne kerkim te nje rruge te krijuar nga Caushesku shume vite me pare. Ata kane arritur te futen me gjithe makina ne podrumet e parlamentit (dikur shtepia e diktatorit) dhe kane treguar bukurite dhe kontrastet e Rumanise.

Eshte nje reklame shume e bukur per ate vend dhe shume televizione dhe gazeta rumune jane ndjere te nderuar per ate seri Top Gear. Xhirimet jane shpesh spektakolare dhe udhetimi eshte si gjithmone emocionant. Ne youtube ka video edhe gjate momenteve te realizimit te xhirimeve.

Ja nja dy pjese nga udhetimi ne Rumani:



Shikoni edhe videon me poshte. Emisioni e quan nga me te bukurat ne bote, shikoni sa i ngjan Llogarase. Imagjinoni sikur 2 milione eurot qe Rezart Taçi pagoi per ndeshjen Real Madrid - Erseke te kishin shkuar per realizimin e nje serie te tille ne Shqiperi.


Postuar nga kurt datë 09 Shtator 2010 - 08:46:

rreklamim i madh per rrumanin
muzika e ben shume me mire videon. por ato rruget ishin te sikletshme ti sdhikosh, se ishin pa boshte mbeshtetese anash dhe nje i dehur apo humbje kontrolli, ike nja dy-treqind metra poshte.
if i was high that would kill my buzz.
por e shijshme video, pamjet, kjo e fundit.

kush e ben ket muziken ne video, a dihet gje, tingellon si pink floyd


Postuar nga Fajtori datë 09 Shtator 2010 - 09:14:

Aeon flux by Graeme Revell


Postuar nga kurt datë 09 Shtator 2010 - 10:47:

thnx, muzike e mire shume.
e kam fut ket videon on my top muzik list right now.


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shtator 2010 - 13:32:

Re: Top Gear tregon bukurite e Rumanise

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Emisioni i famshem britanik qe tashme ka arritur ne sezonin e 15-te ka shkuar ne Rumani disa seri me pare (Sezoni 14, episodi 1). Aty ka realizuar nje seri te bukur me tra makina (Ferrari, Lamborghini, Aston Martin) ne kerkim te nje rruge te krijuar nga Caushesku shume vite me pare. Ata kane arritur te futen me gjithe makina ne podrumet e parlamentit (dikur shtepia e diktatorit) dhe kane treguar bukurite dhe kontrastet e Rumanise.

Eshte nje reklame shume e bukur per ate vend dhe shume televizione dhe gazeta rumune jane ndjere te nderuar per ate seri Top Gear. Xhirimet jane shpesh spektakolare dhe udhetimi eshte si gjithmone emocionant. Ne youtube ka video edhe gjate momenteve te realizimit te xhirimeve.

Ja nja dy pjese nga udhetimi ne Rumani:



Shikoni edhe videon me poshte. Emisioni e quan nga me te bukurat ne bote, shikoni sa i ngjan Llogarase. Imagjinoni sikur 2 milione eurot qe Rezart Taçi pagoi per ndeshjen Real Madrid - Erseke te kishin shkuar per realizimin e nje serie te tille ne Shqiperi.




wow bukur !!!!

Pse ore me 2 milion euro behet 1 rruge se na habise


Postuar nga Fajtori datë 09 Shtator 2010 - 13:41:

Re: Re: Top Gear tregon bukurite e Rumanise

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


wow bukur !!!!

Pse ore me 2 milion euro behet 1 rruge se na habise



Jo rruga te keqen, programi.

Per kuriozitet u interesova sa kushton nje seri. Diku lexova se buxheti per gjithe sezonin e 14 ishte 340 mije sterlina. Diku tjeter hidheshin hipoteza se seria me e shtrenjte e Top Gear kishte kushtuar rreth 500 mije sterlina. Nje tjeter thoshte qe shkonte deri 2 milione dollare. Ne çdo rast ai buxhet ishte poshte 2 milione eurove qe pagoi Rezart Taçi per futbollin pa drita. Sipas meje nje seri si kjo lart nuk shkon me shume se 600 mije euro. Me leket e Rezart Taçit ishte bere nje seri edhe me spektakel se kjo lart, dhe prape do tepronin per te marre dhe ca DJ per te mbush bregdetin me turiste ne vere.

Po hajt me, i morri Reali Madridit per te lujt me Erseken.


  Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.