Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)
Cfare libri ka bere Enveri per filozofine, cfare ka lexuar si fillim, cfare shkolle ka mbaruar ne lidhje me filozofine? Apo si gjithmone per shqiptaret s'ka rendesi kuptimi i fjaleve por diskutime ne parim. Na u be filozof Enveri se vajti nja 4 vjet ne Paris e Bruksel kur 95% e shqiptareve firmosnin me gisht.
Mesa mbaj mend filozofia eshte futur si lende mesimi per here te pare ne vitet '90. Madje dhe mesuesit ishin akoma ata te Marksizem-Leninizmit. Ah po, tani do thote Raimondi se kjo ishte filozofia e Enverit, marksizem-leninizmi, dhe prandaj u realizua endrra e Sokratit. Po dale njehere se Marksin e ka lexuar gjithe bota, se ka lexuar vetem Enveri. Edhe ndonje doktrine filozofike s'ka nxjerre. Fjala 'Enverizem' i referohet me shume klimes politike dhe persekutimeve sesa ndonje kendveshtrimi filozofik qe na paska pas Enveri yne.
Ne te vertete Enveri nuk ka patur shume ndryshim me keta qe jane sot, as me shqiptarin e rendomte qe tani voton ne menyre demokratike. Madje ka aplikuar te njejtat huqe qe kemi si popull, ka vrare e ka prere, i ka mbyllur gojen kundershtareve dhe ka sakrifikuar miq e shoke per te ndenjur vete ne pushtet. Njeri i madh (prape larg filozofit) do ishte ai qe punon per kombin pa asnje konflikt interesi. Interes eshte si fillim pushteti. Prandaj ec e gjeje ku qendron ndryshimi mes Enverit qe ndenji 40 vjet ne pushtet duke marre vendime te diskutueshme ("edhe bar do hame") me Enverin qe mori keto vendime per te miren e kombit. Ne kabllot e Wikileaks del qarte se Berisha ishte gati te sakrifikoje 15+ milione USD nga buxheti qe te hapte tunelin per fushate elektorale. Sot keto merren vesh se ka rryma mediatike te ndryshme. Ne kohen e Enverit s'do e kishe marre vesh kurre dhe tuneli do dukej veper fantastike e Partise me shokun Enver ne krye.
Per mua Enveri ka qene si keta sot, perfaqsues i shqiptareve te rendomte.
Varja Enverit se ai nuk ka qene i kompletuar aspak. Ne Liceun e Korces ishte nxenes mesatar, por duhet thene se ne ate lice hynin 300 dhe mbaronin vetem 20. Enveri eshte nga ata qe e mbaruan. Prej atyre qe mbaruan liceun vetem 2 ishin shume te mire, por asnje nuk ishte i shkelqyer. Enveri ishte larg tyre.
Megjithate ai ishte nje theatrin i mrekullueshem, teper i talentuar ne menyrat theatrore te komunikimit dhe kjoe shte dhunti qe nuk fitohet nese nuk e eke talent. Une nnuk kam pare tjeter politikan shqiptar qe te flase si ai duke perdorur intonacionet e zerit dhe pozat ne podium aq bukur.
Praktikisht ai beri shume gabime trashanike, gje qe tregon se nuk kishte intuiten e duhur.
Raimond, shprehje e bukur ajo e Sokratit, pro me teper ajo tregon qe perhere ka qene problem puna e politikaneve.
Per fat te keq, jane mediokrit qe implikohen ne politike dhe arrijne sukses, sepse ata kane te zhvilluar bukur elemente te tilla sjelljesh e adaptimi qe njeriu i afte nuk ka nevoje qe t'i perfeksionoje, si servilizmi e prepotenca, dinakeria dhe shpesh edhe vullneti kompensator per te arritur dicka qe i afti e kap me pak mundim.
Ne pergjithesi jam dakort me Fajtorin.
Desha vetem te shtoj dicka:
Problemi kryesor ne karakterin e shqiptarit qe nuk e ka lene te beje shtet (prokopi) deri me sot eshte, pervec tribalizmit, KANUNIZMI i tij.
Ne e shohim kanunin si nje "plage" vetem te zonave veriore te shqiperise por ai, kanunizmi, eshte nje pjese perberese e karakterit te c'do shqiptari.
A nuk ishte kanunizem "lufta e klasave" ne kohen e Enverit? Pushteti hakmerrej kunder kundershtareve te tij, ne nje menyre apo ne nje tjeter, apo jo?
A nuk ishte kanunizem ajo biografia "deri tek brezi i trete" (a nuk eshte karakteristike e kanunit vrasja e dikujt qe faji i vetem i te cilit eshte te jete i aferm i "armikut" tend)?
A nuk eshte kanunizem ky i tanishmi ku, per te goditur kundershtarin, politikani i rradhes i heq nga puna motren, vellain, niperit apo ku di une se cfare?
A nuk eshte kanunizem fenomeni (i institucionalizuar tanime) i "cuarjes se tatimoreve" kunder opozitarit (ne sens te gjere) te rradhes, duke u "hakmarre" ne kete menyre karshi tij?
Mendoj se kjo karakteristike e karakterit te shqiptarit na ka penalizuar shume neper vite sepse, e lidhur me natyren tribale te shoqerise sone (jo me kot goditet tek familja, sepse per shqiptaret eshte "e shenjte" ajo), ka penguar ecjen perpara te kesaj shoqerie.
A ka gje me te ndyre e te frikshme se kanuni? Une mendoj se jo.
Kanuni eshte paburreri, hileqari e c'do gje tjeter e keqe brenda.
Gjithe bota, ose te pakten ajo tashme e zhvilluar, ka pasur si zakon DUELIN. U zume une dhe Fajtori, bujrum neser ne mengjes me nga 2 deshmitare secili behet nje duel dhe fiton me i forti. Ndersa ne Shqiperi, u zume une dhe Fajtori, njeri nga ne ze nje prite. pas ferre, dhe qellon pas shpine ty, ose vellai tend, ose femijen tend, e deri tek grate keto kohet e fundit.
Duhet shkulur ky kancer nga karakteri jone, si ai aktual verior, si ai "me i sofistikuar", i hakmarrjes se pushtetit, qe ka perfshire shoqerine tone sidomos qe nga 44 e deri ne ditet e sotme.
P.s. me fal o Faje se te morra si shembull
Arturm, ke degjuar per P4.
Interesant vizioni i kanunit ne gjithe keto aspekte te jetes. Sidoqofte duhet pare me kujdes cfare thote kanuni, sepse shume nga ne se njohin dhe kujtojme se eshte vetem gjakmarrje. Pastaj sot hakmarrja nuk eshte vetem ne veri, shume hakmarrje ka ne jug dhe ne Tirane.
Kanuni vec te tjerash implikon nje rregull, nje drejtesi, po vrave do vritesh. Fakti qe aplikohet ne familje eshte pjese e kultures sone klanore. Jo vetem ai qe vjen ne qeveri heq nga te afermit e kundershtarit, por ve edhe te afermit e vet. Gjithe familja perfiton, prandaj gjithe familja ndeshkohet. Nuk mund te pretendosh te heqesh vetem njeren ane, sepse drejtesia kerkon balanc. Per tu kthyer te kanuni, ky zevendeson drejtesine qe shteti nuk ofron dot, prandaj mos habitemi shume. Shumica jone nuk ka besim se shteti do vere ne vend drejtesi, me se shumti shteti shqiptar prodhon padrejtesi. Prandaj njerezit i lajne hesapet ne rruge, behen gjaknxehte, ose ndjekin rregulla alternative (kanunin). Kjo vjen jo vetem si efekt i 20 viteve demokraci, por prej faktit qe ne Shqiperi nuk ka patur KURRE drejtesi. Edhe ne kohen e komunizmit drejtesia ishte nje perzgjatje e partise qe s'mund te quhet e pavarur. Shqiptari nuk di cfare eshte drejtesia, kemi patur gjithmone institucione loder qe te genjejme boten se jemi shtet. Te gjithe e dime mire qe s'mund te gjejme drejtesi ne gjykate, hipoteke, parlament, bashki, etj, prandaj drejtesia zgjidhet VETE (jo me kot secili mendon ndryshe cfare eshte e drejte e cfare jo).
Prandaj ekziston dhe kanuni, edhe hakmarrja, edhe gjakmarrja, edhe klani familjar, edhe persekutimet ne rang familjar. Familjet na mesojne se shoket ikin e vijne, ndersa fisi dhe familja eshte aty per cdo hall. Eshte menyra jone e organizimit shekullor. S'behet gjaku uje thote populli jone, apo jo? Gjaku = Fisi
Sensi i se drejtes, nuk ka pse konfondohet me kanunin.
kanuni eshte nje produkt i kohes se tij dhe eshte nje produkt fare real, njesoj si dimri sjell deboren. Kanuni ka ardhur si rezultat i kriminalitetit te larte ne ato zona. katnari te vriste per nje pale opinga, edhe po t'i kishe te vjetra.
Pra, nese leka beri kanunin ai nuk e krijoi nga hici. Nuk do te arrinte kurre qe te bente nje kod te tille civilo-penal, nese nuk do te kishte andej ketej neper malsi te tilla ligje, pra te tilla koncepte per te drejten. Madje cdo njeri edhe sot ka nje sens te se drejtes qe e bart me vete.
Psh: Ti me jep nje laper ( e drejta eshte me mua)
Une ta kthej lapren tyrinjve me te njejtin intensitet (ballance juridike civile)
Por nese une ta kthej me grusht, nuk ka balance. E drejta kalon tek kundershtari, e keshtu me radhe.
Problemi shtrohet sot krejt ndryshe.
Ti vrave komshijen time. Komshiu im nuk ka te drejte ligjore qe te vrase tet shoqe.
Ketu e drejta kalon per shqyrtim ne nje organ qe ka nje emer dhe qe eshte i licencuar per kete zanat dhe qe eshe i zgjedhur ose i emeruar qe te ndjeke shqyrtimin e se drejtes dhe ne baze te saj te jape vendime penale.
A zbatohet ashtu sic duhet kjo?
Une them jo, asnjeher dhe askund. Prandaj edhe eshte shoqeri civile.
Ne kushte te vecanta ndeshimet penale madje behen qesharake. Psh Presidenti paska te drejte te kerkoje zbatimin e ligjit me vdekje ne USA. Obama nuk e ka kerkuar asnjehere deri tani, megjithse ka shume te denuar qe ekane kaluar afatin e zbardhejs se vendimit.
Pra nje president paska te drejte te marre vendime per jeten e dikujt? Pff qe ku e gjer ku? Aq me teper qe ka kushte festash e evenimentes qe nganjehere falen fare keto vendime dhe i burgosuri del i lire.
E drejta pra qenka relative.
Kanuni quhet edhe "E drejta zakonore shqiptare". Pra ka te beje me te drejten, eshte sistem rregullash per te vene drejtesi.
Eshte krijuar apo jo nga kriminaliteti i larte kete se di. Kur krijohen rregulla nuk domethene se ne ate vend ka me shume kriminalitet se ne nje vend pa rregulla. Eshte si te thuash se kultura ka lindur ne vende me kriminalitet te zhvilluar.
Personalisht (fatkeqesisht) nuk jam kunder vetedrejtesise. Por llogjika e do qe hakun ta marresh kundrejt atij qe te ka bere demin dhe jo te vrasesh kedo qe ka lidhje me te.
Ku e gjeni te drejten ju tek kjo? Kjo eshte paburreri jo vetedrejtesi.
------ Jam kurioz te degjoj Angeldevil ca mendon per keto qe flitet ketu , se Angeldevil eshte tip politikane -.......
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kanuni quhet edhe "E drejta zakonore shqiptare". Pra ka te beje me te drejten, eshte sistem rregullash per te vene drejtesi.
Eshte krijuar apo jo nga kriminaliteti i larte kete se di. Kur krijohen rregulla nuk domethene se ne ate vend ka me shume kriminalitet se ne nje vend pa rregulla. Eshte si te thuash se kultura ka lindur ne vende me kriminalitet te zhvilluar.
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.