Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Sala eshte karizmatik . FLET ME PASION ..... te ben per vete ,por eshte edhe me i afte nga te tjeret .....
Opozita ka nivel SHUME te ulet....
Re: Re: Fëmijët në festën brohorasin “Sali Berisha"!!!
Citim:Ne kete videon nuk pash asgje te keqe faktikisht.
Po citoj ato që tha lorie
mi griti nervat.
Ee kurti eshte njecike qesharake n'fakt.
Mua me vjen shume keq qe femije qe s'dine fare nga keto gjera nisin edhe brohorasin emrat e Berishave dhe Edrave. Nuk me [pelqen qe pilitika te futet tek festa qe duhet te jene apolitike.
Eshte keq edhe per sistemin shkollor, qe lene oren e mesimit per te mbeshtetur njerez qe s'ia kane haberin fare. Boh vetem ne Shqipo keto gjera.
Ceci, ajo e peshores sec ka nje dicka te vertete, pothuajse te gjithe liderat nga Tetori /nentori kane lindur.
Ata qe kane lindur ne shenjen e Peshores jane Lidere te lindur, sepse jane karizmatik, inteligjente dhe te kulturar --
Kane nje sens te prirjes drejt shkencave humane dhe artit
Dmth Peshroja ka shpirt poetik dhe ne t e njejten kohe ka arsyetim perfekt , ne common sense ,per te drejtuar politken e vendit
I tille eshte edhe Sala, -Evetmja e mete e Sales, pervec te metes qe kane si krah i djathte politik,
eshte se po i ben qejfin politkes greke, duke cenuar pavarsine e vendit
Mrpo si politkan klasi qe eshte Sala, ai e kupton se PS-ja jane nje turme sherbetore te rendomte te grekut,
ndaj Sala duke i bere qejfin grekut i nxjerr jashte loje spiunet e grekut ne PS,
dhe ne te njejten kohe ben qe PS-ja te mos e radikalizoje veprimin e saj politk sepse eshte nen frenimin e politkes greke (e cila ep ranon Salen ne pushtet)
, pavaresisht defekteve te qeverisjes, apo vjedhjeve te votave etj
Kjo qe ben Sala eshte politke e zgjuar kur opozita eshte nje parti e mbushur me spiune te grekut , por ne kuriz te Shqiperise
Nese do ishte nje opozite patriotike do e ksihte hedhur ne gjyq per tradheti Salen, porse kjo opozite nuk thote azgje per keto gjera kardinale sepse eshte nen presionin e grekut-
-Biles edhe njehere qe u ndje Edi per patriotizem kunder Sales , ja futi direkt Saliu duke i thene
..U be dhe ky patriot njehere ---Me keto dy fjale Saliu e diskretitoi komplet Edin........
Pra te dashtun shoke e shoqe Saliu eshte politkan klasi.......por eshte fatkeqsi e Shqiperise politka e tij e jashteme dhe privatizimet ekstreme qe ai ben....
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Pra te dashtun shoke e shoqe Saliu eshte politkan klasi.......por eshte fatkeqsi e Shqiperise politka e tij e jashteme dhe privatizimet ekstreme qe ai ben....
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Shume e thelle kjo
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Pra te dashtun shoke e shoqe Saliu eshte politkan klasi.......por eshte fatkeqsi e Shqiperise politka e tij e jashteme dhe privatizimet ekstreme qe ai ben....
Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën
4 Janar, 2013
Nga Mero Baze
Në fund të vitit 2007, për herë të parë Partia Demokratike në pushtet hapi debatin rreth standardeve që do të vendoste në jetën publike për ata që akuzoheshin për korrupsion. Një vëlla i ish- Ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, kish biseduar diku për të hyrë në garë në një tender, që nuk u bë kurrë, dhe kish kërkuar t’i jepej shansi nëse ishin në kushte të barabarta me dikë tjetër. Biseda, që ngjante më shumë e kërkuar për të prodhuar një “dosje” ndaj njeriut që kish refuzuar t’i firmoste për projektin e Gërdecit, iu përdor atij publikisht dhe ai dha dorëheqje duke kërkuar të hetohet. Berisha e shpalli këtë si standardin më të lartë të luftës kundër korrupsionit në PD. Në të vërtetë dukej si një standard i lartë, por siç u pa më vonë, ishte një pisllëk i lartë. Sali Berisha nuk e hetoi kurrë “skandalin” dhe nuk e ktheu më kurrë në qeveri ministrin.
Pas atij “standardi”, plasi Gërdeci. I biri i kryeministrit, i cili shante korridoreve të partisë ministrat që nuk i firmosin projektin, ishte i përfshirë kokë e këmbë jo vetëm në fabrikën vdekjeprurëse, por dhe në biznesin e armëve kineze që po shiteshin në Afganistan, siç e provoi dhe New York Times.
Standardi Rusmali në këtë rast kërkonte që kryeministri jo vetëm të ikte nga detyra, por të shkonte në burg.
Ai në të vërtetë e harroi standardin që e vendosi jo për transparencë, por për të shpëtuar nga ata që e kishin marrë seriozisht luftën e tij kundër korrupsionit. Edhe pse në Gërdec mbeti i vrarë baxhanaku i kryeministrit, edhe pse i biri i tij ka gjurmë konkrete që provojnë autorësinë e tij, njeriu që duhet të paguante, kryeministri i vendit, nuk i hyri një gjemb në këmbë. Ai shkatërroi procesin gjyqësor dhe u shpalli luftë gjithë institucioneve që kërkuan ta hetojnë atë. Për shkak të këtij skandali, ai hyri në luftë me presidentin, kryeprokuroren, KLD dhe figura politike në PD.
Më pas shpërthyen një sërë skandalesh. E bija e tij doli se lobonte kontrata koncesionesh dhe kërkonte tre përqind të investimit vetëm për firmën e babait të saj kryeministër. Sali Berisha e quajti këtë gjest publikisht normal dhe nuk denjoi as ta pranonte si vjedhje dhe kapje të shtetit.
Një dosje e kopsitur e prokurorisë së Tiranës, që akuzonte Ministrin e Transportit për një dëm ekonomik prej 220 milion euro, sërish kaloi pa u gjykuar dhe i akuzuari për superhajdut është sot kryetar i bashkisë së Tiranës, po ashtu duke vjedhur vota.
Më pas një video me zë dhe figurë ku zëvendëskryeministri Ilir Meta fliste për miliona dollarë, u shfaq publikisht dhe Sali Berisha nuk u cenua nga standardi anti-korrupsion. Ai vazhdoi të hedhë poshtë ekspertiza angleze e amerikane për të vendosur me gjyqtarët dhe ekspertët e tij. Doli më në fund që kjo video nuk ekziston.
Një institucion nga më prestigjiozët në botë deklaron se nga Shqipëria kanë dalë jashtë në rrugë ilegale 1.3 miliard euro qyshkurse Berisha ka ardhur në pushtet dhe shifra kulmon me grafikun e skandaleve financiare të Berishës, dhe Berisha sërish nuk reagon. Pas tetë vitesh në pushtet, me një histori të zezë vjedhjesh dhe abuzimesh, me një superpushtet politik të Familjes dhe metastaza të saj në gjithë ekonominë kombëtare, me një pushtet gjyqësor që është kthyer në gardian të Familjes së tij, ai sot është më larg se kurrë përpjekjes së tij tinëzare për të hequr qafe një ministër në emër të vendosjes së standardeve kundër korrupsionit. Me atë standard sot jo vetëm gjithë qeveria, por shumica e administratës publike duhet të ishte në burg.
Kryeministri për fat u kujtua sot për një standard anti-korrupsion. Kosta Barjaba me gruan dhe vajzën e tij janë ndaluar nga policia lokale në Kaliforni dhe akuzohen për vjedhje të 286 dollarëve mall. Ngjarja është e shëmtuar dhe tragjike njëkohësisht, sidomos për vetë viktimat, të cilët dhe do ta përjetojnë rëndë për arsyen se kanë qenë të angazhuar politikisht në nivele partiake të opozitës. Po të ishin qytetarë të thjeshtë, ndoshta as do ta kishim botuar si lajm.
Por kryeministri u bë i gjallë. U bë i gjallë dhe i kërkoi opozitës llogari për dikë që është kontributor vullnetar i saj. Opozita para tij e kishte marrë një vendim, por Sali Berisha nuk pati turp dhe foli. Foli si babai i Shkëlzenit, që ka vrarë për të vjedhur, si babai i Argitës, që ka gjobitur në emër të tij, si burrë i Lirisë, që përdhunon publikisht biznesin të paguajë për të, foli si kryeministër i Ilir Metës Fatmir Mediut, Lulëzim Bashës, Ridvan Bodes, Genc Rulit e Arben Imamit, që u ka shkuar fatura e vjedhjeve dhe shpërdorimeve sa gjithë këto 20 vite pluralizëm së bashku. Foli dhe nuk pati turp. Foli sipas parimit se hajdutët e xhepit janë të rrezikshëm, kurse hajdutët e miliardave janë qeveritarë. Vetëm një njeri që ndjehet i pushtuar nga vjedhja dhe hajdutllëku familjar, një njeri i dorëzuar para mungesë së moralit për të qenë një familje dinjitoze, mund të ndjehet i çliruar që gjeti dhe një familje “opozitare” që ka vjedhur 286 dollarë për ta barazuar me veten.
Nuk të shpëtojnë dot Barjabajt Sali Berisha! Nëse ti do të ishe turpëruar, sa ç’janë turpëruar dhe terrorizuar ata për 286 dollarë, sot do ishe në varr i vdekur nga turpi. Ti do të vdesësh me turp, por pa u turpëruar për së gjalli. Si gjithë njerëzit e pacipë!
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.