Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Vajmedet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18769)


Postuar nga cecilia datë 28 Tetor 2014 - 02:27:

me qelloi nje here ti thoja njerit te nje operatori telefonik, (jo drejtperdrejt por per PDG e operatorit ne fjale) sa shume vidhni ore dhe e keqja eshte se s'ju kap asnje ligj..keni monopolizuar tregun..kjo eshte disfata me e madhe qe ka pesuar njerzimi se hajdutet fukarenj qe vjedhin disa kilovat energji per te pare nuk quhet vjedhje por mbijetese..po kjo gje nuk shihet mjafton te jete larg bythes se tij e keqja.


Postuar nga BRUNI11 datë 28 Tetor 2014 - 02:28:

kush i ben me shum dem kolektivitetit arturm kush vjedh energjin apo kush kalon me semafor te kuq!?


Postuar nga cecilia datë 28 Tetor 2014 - 02:29:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Ku je moj Lule se na morri malli.

Po operatoret telefonike ne France gratis i ke ti moj Lule?

I ka munguar inteligjenca jote forumit keto kohe.



nuk jam lulja jo jam manushaqja. Inteligjenca ime si hyn ne pune as dreqit jo me forumit.

ne France nuk ka asgje gratuite. te siguroj per kete.. vidhemi me te dyja duart.


Postuar nga arturm datë 28 Tetor 2014 - 03:10:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
me qelloi nje here ti thoja njerit te nje operatori telefonik, (jo drejtperdrejt por per PDG e operatorit ne fjale) sa shume vidhni ore dhe e keqja eshte se s'ju kap asnje ligj..keni monopolizuar tregun..kjo eshte disfata me e madhe qe ka pesuar njerzimi se hajdutet fukarenj qe vjedhin disa kilovat energji per te pare nuk quhet vjedhje por mbijetese..po kjo gje nuk shihet mjafton te jete larg bythes se tij e keqja.


Po s'te vjen rende o Lule, Cecile, Manushaqe a ku e di une se cfare dreqin je?

Po a ke pare ndonjehere ne rradhe per te paguar dritat ndonje biznesmen? Te gjithe pensioniste e fakira jane ata qe e paguajne o goce por ti je bere si Supermbesa qe jeton ne nje bote tjeter.

Sipas teje sistemi elektrik eshte ne gjunje ne Shqiperi sepse vjedhin fakirat?

Boll o goce boll se eshte turp.

Nejse, eshte kohe e humbur te flasesh me Supermbesat.


Postuar nga raid datë 28 Tetor 2014 - 03:19:

Po o derdimen po


Postuar nga Vizioner datë 28 Tetor 2014 - 12:26:

Citim:
Po citoj ato që tha BRUNI11
kush i ben me shum dem kolektivitetit arturm kush vjedh energjin apo kush kalon me semafor te kuq!?



Une mendoj se e shikoni pak ngushte-ceket formen e denimit kur kalon ne semafor te kuq!!!
Une biles, do ta fusja dhe kembesorin ne kete gjobe. Jo vetem perdoruesit e automjeteve kur kalojne semaforin ne te kuq por, edhe kembesoreve duhet vene gjobe e "majme" qe te mesojne te presin shenjen e kalimit per to dhe jo te kalojne sipas deshires ne cdo lloj ngjyre dhe aq me keq, kalojne rrugen kudo ku te kene deshire!!!

Edhe ne Demokraci ka diktature. Njerezimi nuk mund te jetoje me rregulla pa diktature dhe, diktatura ne Demokraci eshte ne formen e gjobave per veprime te csktuara te cilat thyejne ligjet dhe demtojne komunitetin.

Sa me te larta jane gjobat aq me te pakta jane kunderveniet.

Cfare faji ka nje perdorues makine i cili, qarkullon ne rrugen "X" me shpejtesine e lejuar te frenoje ne mes te rruges sepse kalojne njerezit e "trashe"-injorante me nje kapadaillek te papare duke i hedhur dhe veshtrime kercenuese nje perdoruesi makine qe nuk ndalon?!

Tjetra, dhe kur ky perdorues makine ben dhe aksident sepse injoranti kalon nga nje ane e rruges ne tjetren ku ti doje qejfi si dhe ne cdo ngjyre te semaforit, perdoruesi e makines jo vetem qe mund te marre denim (me pa te drejte), por perjeton dhd nje SHOK psikollogjik qe eshte me i rende se sa nje denim.

Pra, duhen denuar dhe kembesoret me shuma te majme dhe, mospagesa e ketyre shumave ti coje dhe per disa dite ne burg.

Ne vendet perendimore (gjermani), kjo forme ka funksionuar dhe funksionon.
1-Kembesori mendohet mire kur kalon rrugen nga nje ane ne tjetren jo ne vendin e percaktuar dhe, kur kalon semaforin ne te kuq.
2-Po te ndodhe aksidenti per arsye se kembesori nuk ka respektuar rregullat ne rruge, perderuesi i makines nuk denohet, pervec SHOKUT qe peson me te cilin mund te erballet gjithe jeten!
3-Neqofte se i gjibituri nuk paguan gjoben ne kohe, i vine deri ne tre paralajmerime (sigurisht qe me cdo paralajmerim rritet dhe gjoba) dhe mbas te tretit i kalon ceshtja ne gjykate, ku mund te perfundoje dhe ne burg.
Tani Burgu. Kueh deshiron te futet ne burg qofte edhe per pak dite?! Rralle ka ndonje njeri.
Burgu per qytetarin gjerman do te thote; lenie e punes edhe per disa dite=humbje te diteve te punes=rroges. Do te thote, Shefi mund ta heqi fare nga puna sepse nuk deshiron asnje firme te kete njerez qe denohen me burg.
Per te bere aplikim ne nje firme tjeter, ne CV do te shenosh gjithmone kohen e burgut dhe kjo eshte minus.

Pra, thelbi i kesaj "diktature" Demokratike eshte; gjoba te majme se ka me pak kundervatje, gjobat me mire paguaji ne kohe se vonesa jo vetem ti shton por mund te kete dhe pasoja per hecurine e metejshme ne jete.

Po e njejta gje eshte dhe per perdoruesit e makinave. Ka shume te papergjegjshem. Mua me vjen cudi, me vjen per te qeshur me ironi kur lexoj nga forumista, rasti Piktorit, i cili jeton ne Itali, vend i cili njohet ne EU-BE per gjobat me te larta ne qarkullimin rrugor, i cili kundershton keto gjoba ne Shqiperi!!!
Nuk eshte justifikim se shqiptari ka rroge-marrje me te pakte se nje Italian. Ne Shqiperi papergjegjshmeria eshte me e madhe si nga kembesoret ashtu dhe nga shoferet se sa ne Itali. Papergjegjshmeria kerkon dhe gjoba te larta derisa te hyje ndergjegjshmeria.

Te gjithe bertasim se nuk ka rregull ne Shqiperi, dhe nga ana tjeter ulerijme kur kjo parregullsi denohet-gjobitet!!!???

Hipoteza e Piktorit se, Polici eshte ai qe do te majmet me shume tani me keto gjoba, nuk eshte justifikim se ligji eshte i padrejte. Police te tille edhe mund te kete por, zinxhiri i funksionimit te ligjit dhe ligjeve ka rendesi i cili, edhe keto police do ti denoje.
Nuk ka llogjike mendimi qe, te kemi gjoba te vogla-ulta qe Polici te marre me pak!!!!
Llogjika ime se kap kete. Llogjika ime kap qe, si kembesoret, si shoferet dhe Policet qe korruptohen te perfundojne ne Burg deri persa kohe nuk ka ndergjegje ne zbatim te rregullave-ligjeve.


E njeta gje eshte dhe me rrymen elektrike. Po po, burg dersa te futet ndergjegjia. Shqiptaret kane nevoje per kete, per ndergjegje ndaj ligjit dhe rregullave. Atje, ndergjegjia eshte gati me zero!


Hm...cudia me e madhe per mua eshte se, ketu ulerijne (kundra), me shume ATO qe jetone jashte Shqiperise dhe ku e perjetojne cdo dite Diktaturen Demokratike mbi kurriz se sa ato qe jane ne Shqiperi.
Bindja ime eshte se, shqiptaret ne Shqiperi jane me te bindur, se sa ne qe jetome prej vitesh jashte, qe kane mbi 20 vjet qe livadhisin, vjedhin, korruptojne ne cdo aspekt te jetes dhe, nuk cuditen shume qe vjen nje qeveri dhe thote; STOP-MJAFT vodhet!


Postuar nga cecilia datë 28 Tetor 2014 - 12:36:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Po s'te vjen rende o Lule, Cecile, Manushaqe a ku e di une se cfare dreqin je?

Po a ke pare ndonjehere ne rradhe per te paguar dritat ndonje biznesmen? Te gjithe pensioniste e fakira jane ata qe e paguajne o goce por ti je bere si Supermbesa qe jeton ne nje bote tjeter.

Sipas teje sistemi elektrik eshte ne gjunje ne Shqiperi sepse vjedhin fakirat?

Boll o goce boll se eshte turp.

Nejse, eshte kohe e humbur te flasesh me Supermbesat.




Per cfare te me vij rende zoteri? qe energjine elektrike e vjedhin fukarenjte sepse shteti jone punon per xhepat e veta? Te me vij turp per vilat dhe pushimet qe bejne politikanet mbi kurrizin e popullit? te me vij turp qe skane bere asgje te hajrit ne Tirane? qe nuk ke nje parking te madh apo me kate dhe nje tram tram si tip unaze ose dy linja te medha qe te lidhi dy akset kryesore te Tiranes? Te me vij turp per cfare se spo te kuptoj?

une nuk thashe qe duke e vjedhur fukarenjt energjine u bene fukarenj ata lart. thashe se nqs energjia vidhet shpesh ne Shqiperi vidhet sepse skemi akoma sistemin e duhur te aparateve qe te mos vidhet aq kollaj energjia elektrike. ja te te bej nje pyetje une, perse ne 20 vjet nuk vune nje sistem te tille qe te mos vidhet aq lehte?? une mendoj se cdo gje e rendomte ne Shqiperi i leverdis atyre biznesmeneve qe permende ti lart. Edhe nje gje nga une manushaqja, Shqiperia nuk do te behet kurre nga shqiptaret.


Postuar nga cecilia datë 28 Tetor 2014 - 12:47:

o piktor po kush vjedh sipas teje? per mua vjedh nje shtet i falementuar o njerez. nje shtet klloun. Vjedh nje shtet qe nuk zbaton ligjet kur duhet dhe si duhet. Vjedhin ata njerez qe kur kane nevoje sdine ne cilen dere te trokasin se gjithomne te shurdher dhe te paaftet u dalin perpara. Perse nuk vjedhin ne Zvicer o mik?? bobo ca mendje keni akoma ju.. une them ta vjedhin mire Shqiperine e sidomos te thyejne e grabisin bankat se vetem duke i vjedhur parate shqiptarit ze mend. po ca thoni keshtu se lat nam. une i pashe me syte e mi se ca rremuje ishte aty. kush e kush te te vidhte por jo nga qefi por nga skamja. futeni ne koke kete.


Postuar nga AngelDevil datë 28 Tetor 2014 - 13:46:

Pirxhu pirxhu u be kjo puna e energjise elektrike dhe jo vetem. Do me zevendesu paret Rama qe i dha CEZit nga buxheti i shtetit ne kurriz te qytetareve shqiptare. Une e majte jam por ama me sa po shof rame nga shiu ne bresher me keto levizje qe po behen kohet e fundit.


Per sa kohe energjia elektrike eshte monopol i bie qe populli i shkrete ta haje sa para mbrapa ne menyre te kulturuar ligjore dhe me etiketime te ndryshme te tipit aksion kunder vjedhjes se energjise apo rritje cmimit sepse eshte kusht i FMN.

Shteti ka per detyre te krijoje burime te tjera energjie ndryshe do ngelim si peshku pa uje gjithmone.


Postuar nga Vizioner datë 28 Tetor 2014 - 14:32:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pirxhu pirxhu u be kjo puna e energjise elektrike dhe jo vetem. Do me zevendesu paret Rama qe i dha CEZit nga buxheti i shtetit ne kurriz te qytetareve shqiptare. Une e majte jam por ama me sa po shof rame nga shiu ne bresher me keto levizje qe po behen kohet e fundit.


Per sa kohe energjia elektrike eshte monopol i bie qe populli i shkrete ta haje sa para mbrapa ne menyre te kulturuar ligjore dhe me etiketime te ndryshme te tipit aksion kunder vjedhjes se energjise apo rritje cmimit sepse eshte kusht i FMN.

Shteti ka per detyre te krijoje burime te tjera energjie ndryshe do ngelim si peshku pa uje gjithmone.



Jo Angel, nuk eshte (vetem) ajo qe thua ti. Populli duhet Disiplinuar, dhe disiplinimin e ben ligji, zbatimi i tije nga organet perkatese. Disiplinimin e bejne ndeshkimet per veprime te paligjshme ose kundra ligjit. Ndeshkimet jane te formave te ndryshme. Jane gjobat e majme por, edhe heqia e lirise, qofte dhe per disa dite-sipas demit.
Shqiptari nuk ka ndergjegje, nuk njeh ligj sigurisht, me koshience e them qe, nuk eshte vetem faji i tije por i politikave te ndjekura deri me sot nga qeveri te ndryshme ne keto 24 vjet.
Tani qe vjen nje qeveri, e cila kerkon te vere ne binare sistemin ne pergjithesi, dalin te pakenaqurit=te pandergjegjshmit dhe i kundervihen. I kundervihen sepse i pelqen kaosi. Sigurisht qe kaosi sjell perfitime per disa, per disa qe dine ta shfrytezojne Chaosin kurse, per nje mase te vogel, e pafuqishme te shfrytezojne Chaosin, Chaosi eshte rrenim.

Ndergjegjesimi nepermjet ligjit dhe gjobave, eshte rruga e vetme per te shmang Chaosin.


  Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.