Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Pyes veten nese dikush ka kerkuar vertet te kuptoje ndonjehere ate qe kam brenda...pa me pare sy(genjejne!),pa me prekur duart(dridhen!),pa degjuar zerin(stonon!),pa me ndjekur nga pas(jam ndaluar!).
Me pergjigjet vetem nje mur heshtjeje dhe mbi te flamuri i bardhe.
Ndonjehere kam shume per te treguar dhe mbyll gojen. Tani kjo po behet e natyrshme. Nuk mendoja se forumi qe hapa me duart e mia do behej vendi qe per mua ne rradhe te pare nuk eshte i lire. Megjithate kur te vijne hapu deren.
Jashte pranvera afron dhe perceptoj njerez qe dine te dashurojne. Gjaku me vershon ne vena serisht, dhe fakti qe ka njerez qe dine te dashurojne me ben te rinohem brenda meje. Jo te gjithe dine te dashurojne ne fakt. Ka njerez qe dashurine e mbajne peng si politikanet mbajne Shqiperine. E natyrisht qe Shqiperia banalizohet, shkaterrohet, perdhunohet.
Ehhh dashuria. Kjo ndjenje intime qe rrallekush do e kuptonte vec teje qe e ndjen. Vershim ndjenjash kontrastante qe per ty nuk kane asnje kontrast. Qetesi e shpirtit qe qeteson fytyren tende teksa ngre syte nga kalldremet e trotuarit ku ecen. Njerezit rreth teje ecin te shkujdesur. Aq te shkujdesur sa ti e kupton se nuk e kane qetesine qee ti ke ne shpirt.
Ehhh dashuria. Burim shqetesimi qe te kthen castet ne shekuj. Sa cudi, e njejta dashuri eshte dhe qetesim i shpirtit dhe luhatje e tensionit te tij. Por kjo eshte e bukura e saj: ajo bukuri qe akoma shkencetaret s'ja kane gjetur sekretin. Mundohen te shkretet ta fusin dashurine ne nje kornize po gjithmone u del ndonje cep. Teste, eksperimente, thenie etj, akoma s'ja kane gjetur te perbashkten dashurive tona. E prape se prape e dime si ndihet dikush qe dashuron. E dime aq mire saqe dashuria e tjetrit na rinon vetem duke e menduar.
Ehhh more mjeshter. Pranvera po afron dhe bashke me te po nderrohen gjakrat. Jashte bota evolvon dhe ti bashke me te. Vetem disa njerez kane mbetur fikse ne osesivitetin e tyre teatral. Sa cudi, i njejti parim thone psikologet, osesiviteti, eshte dhe brenda vete dashurise. Po sa cudi, i njejti parim disa njerez i zhvillon e disa i ngul me forte ne toke e mua me ngjajne si peme ne buze te trotuarit.
Sa cudi, njeriu kur s'paska gje per te thene fliska me shume e me bukur sesa ku ka gje per te thene. Ehhh si nuk linda shkrimtar, te krijoja nje lidhje 10 mbit/sek me shpirtrat e tjere qe lexojne keto faqe. Nje lidhje ndryshe nga bitet normale qe po ju hapin kete faqe, ndryshe nga retorika e zerove dhe njeshve qe mbajne ngulur ne toke peme te plakura.
Hmmm
Ajo qe i druhesha me shume ndodhi. Duke qene se kesaj jave nuk kam shkolle, pushime mes-semestri, menca ku haj dreke dhe darke eshte mbyllur. Per rrjedhoje, bleva ca gjera te gjysem te gatshme, vetem sa per ti ngrohur me mikrovale, pasi vetem nje furre mikrovale kemi ne godine. Futa ca copa mish pule (chicken nuggets per te pasur idene se cfare konkretisht), dhe sipas udhezimeve te pakos, ta lija per 4-5 min. Furra e dogji fare, duke shkaktuar te binte alarmi kundra-zjarrit. Si perfundim erdhen zjarfikset, dhe kaq. Te shohim sesa do jete gjoba per alarm fallco, mgjs e shkaktuar padashje.
Besoj se femrat ndahen ne dy lloje. Ne vajza te zgjuara dhe ne vajza te mencura. Gjithkush duhet ta dije ndryshimin.
jam e lumtur per shume arsye........ e rendesishme eshte qe jam e lumtur....
pacim ditari flasim here tjeter sot nuk me premton koha
Besoj qe gjate gjithe jetes do kem reagime surprize nga qeniet njerezore,disa here mund te jene te bukura
E di?
Mbasdite kisha nje ndjese harrese nga pregatitjet por s'dija se cfare ishte,kur mbas pak realizova qe kisha harruar te haja dreke My God :p
Ditaro jam très( :p ) e lodhur per te te rrefyer cdo gje,edhe pse do kisha shume te shtoja.Ah analizat mbi qeniet njerezore njehere tjeter
Vitet 2000
Vitet ku pergjigjet e pyetjeve te mia, jane pyetje me te medha sesa te para. Dhe ndersa une vertitem nga nje rreth ne tjetrin atehere kuptoj se ne kete bote jane vetem 2 lloje kenaqesish. Vrasja e mendimeve qe te fal ndjenjen e lehtesise dhe realizimi i mendimeve qe kerkon perqendrim. Jam shume i pire sonte, mbase me i pire sesa duhet edhe per te ****. Duhet te ndreqem , lol, e cuditshme ndreqja si koncept ka te beje me mekaniken , nderkohe qe e gjitha jeta, njerezit ekulibrat ne natyre kane lindur "te ndrequr" .
kam zbuluar pasionin tim te fundit spanjishten... e dashuroj kete gjuhe....
sot truri im eshte vetem spanjisht kenge pa fund ne spanjisht.. me duket sikur nje bote e re eshte hapur para meje.... s'paska perqendrim sot vetem lenie qe jeta te te marre perpara me valet e saj... meduket sikur jam shtrire me kurriz ne det. spo notoj por po le trupin te lekundet nga valet, nga ta cojne ato... nuk ka me lufte kunder rrymes apo perpjekje per te arritur bregun.. cfaredo ndodh ne breg me duket sikur ne mes te detit e rrethuar nga kaltersia jam me e sigurt dhe larg zhurmave larg shume gjerave..... vetem une dielli deti dhe zhurma e detit ajo melodi e kendshme qe te largon te gjitha mendimet, dhe thjesht ke nje prehje ne shpirt..... dhe nej relaksim ne trup...
Re: retrospektive
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
mezi prisja te vinte pranvera
te ulesha nen hijen e nje peme duke lexuar.............
ndersa tani me duket se pema do ulet tek mua............
sa sfida keto dite!! s'dua ti numeroj,.. jo tani .
^*^*pak gjume sonte??*^*^
s'do ishte keq,perderisa dhe fjalet po me shterojne si nje burim i thare.
e lodhur,e pergjumur..
Habitem me njerezit ,me menyren ne te cilen dine te sillen nganjehere,me menyren ne te cilen mundohen te manipulojne ndjenjat,me menyren e te shikuarit,me ndrojtjen e tepruar,e me cdo gje te ketije lloji.
Frike...frike nga cdo gje.Frike nga ajo qe munde te jete ose pikerisht e kunderta.
Ece ngadale pa ndier as vete hapat,sikur fluturon,pa lene shenja askund...ece ne rruget e kujteses,ndesh ne dicka te kendeshme ne ate rruge dhe ndalesh:mundohesh te shijosh dhe kujtimet.
Ece & ece,gjysme e fjetur...bora te bie ne fytyre dhe mundohet te te ktheje ne realitet,por jo,ka momente qe njeriu s'do realitet.Do thuash eshte e cuditeshme kjo qe them?Ah jo,mjafton te mendosh ne momentat ne te cilet je ne teater,ajo vija surreale qe te ndan...
Le gjurmet e mia ne bore,ashtu sic le ne jeten e njerezve qe me duan e i dua...por me nje ndryshim enorm;bora do i mbuloje serish shenjat qe tregojne qenien time ne ate rruge por ama nuk do arrije te fshije gjurmet e mia ne kujtesen e ketyre njerezve
Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.