Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)
normalisht nje foton kur futet ne nje fushe gravitacionale shton energjine e tij,por per ti ikur kesaj fushe duhet te shoenzoje energji...por kur futet ne fushen gravitacionale te nje vrime te zeze,ne tentative per ti shpetuar e leshon te gjithe energjine pa patur mundesi ti shmanget...dhe duke pasur parasysh qe nje foton nuk ka peshe por eshte vetem energji...kemi zhdukje te fotonit,dmth te drites....nga kjo merr edhe emrin...vrime e zeze..sepse nuk vjen drite prej andej...
Disa Vrima te Zeza
Rrotullohen si vorbulla
Agjencia Amerikane e hapsires Nasa thote se tani astronomet kan prova se te pakten disa vrima te zeza rrotullohen si vorbulla. Vrimat e zeza jan nje mase shume e dendur me fusha te fuqishme rendese.
thuajse cdo lloj objekti ne hapsire rrotullohet ,duke perfshire planet,yjet dhe galaktikat , tani shkencetaret,qe studijojne vrimat ezeza mendojne se edhe ato rrotullohen.
Me qe vrimat ezeza nuk kan nje siperfaqe solide eshte veshtire qe ky rrotullim te shikohet ,por shkencetaret thone se ato mund te vezhgojme ndikimin e rrotullimi duke vezhguar driten ,qe leshon lenda kur ajo zhytet ne nje vrime te zeze .
Lenda vertitet furishem perreth vrimes se zeze,deri sa te gellditet pergjithmon prej saj.
hi!
Patjeter duhet te rrotullohen sepse kjo spjegon edhe forcen e madhe gravitacionale te tyre. Sa me e perkulur eshte hapesire-kohe aq me shume force gravitacionale ka. Dhe qendra e nje vrime te zeze eshte nje pike me zero volum dhe dendesi te infinite. Arsyeja pse drita nuk ka shpetim eshte sepse brenda vrimes se zeze nuk egzistojne vija te drejta vetem ato te perkulura, kurse drita udheton ne vije te drejte prandaj edhe smund te shpetoj prej saj. Edhe disa fotone qe mundohen te shpetojne gjate daljes zhduken gjate perfshirjes se lendeve ose materieve te tjera ne qender.
bye
rrezatimi i hawking-ut
gjeta dicka per "rrezatimin e hawking-ut"...normalisht sipas koncepteve te sotshem te fizikes vrima e zeze ka nje kufi qe quhet horizonti i ngjarjeve dhe se me afer asaj pike hyn ne loje graviteti i vrimes se zeze kurse me larg akoma mund te shkeputet nga ky gravitet....tani po sipas kocepteve te fizikes,nje hapesire boshe nuk eshte boshe fare por nje vend ku ndodhin dualiteti grimca-antigrimca dhe keshtu qe formohen dhe shkaterrohen grimca qe mund ti quajme virtuale sepse formohen dhe shkaterrohen ne te njejten kohe.por nese keto procese ndodhin ne afersi te atij horizonti ngjarjesh mund te ndodhe qe antigrimca te perfundoje ne gravitetin e vrimes ndersa grimca te largohet dhe keshtu kthehet ne grimca reale dhe largohen duke formuar edhe rrezatimin...po ashtu nese vrima e zeze nuk gelltit materie te re,atehere i bie qe do arrije nje pike qe do humbe masen e saj si pasoje e nderveprimit te antigrimcave...
problemi qendron se ky koncept nuk perputhet me ligjin e ruajtjes se mases dhe me duket se vete hawkingu eshte munduar ti jape nje zgjidhje tjeter kesaj gjeje ne menyre qe te pershtatet me ate ligj...
Re: hi!
Citim:
Po citoj ato që tha freespirit
Arsyeja pse drita nuk ka shpetim eshte sepse brenda vrimes se zeze nuk egzistojne vija te drejta vetem ato te perkulura, kurse drita udheton ne vije te drejte prandaj edhe smund te shpetoj prej saj.
Re: Universi
Citim:
Po citoj ato që tha Zinart
Cfar eshte Universi?
Si eshte krijuar?
A eshte e vertete se eshte i pafundshem?
Asnjeri nuk mund ta shpjegoj me qartesi si dhe perse eshte krijuar universi. Sidoqofte ka shume teori per krijimin e universit sic esht teoria Bing Bang. Njeriu nuk e shpjegon dot me qartesi as faktin se universi eshte i pafundshem. Shume njerez thone qe universi eshte i pafundshem sepse nuk ka se ku te mbaroje. Per shembull: Ta zeme se fundi i universit eshte nje mur. Ku mbaron ky mur dhe cfar ka pas tij??? Prandaj keto jane pyetje qe njeriu nuk i pergjigjet dot me saktesi sepse eshte e pamundur te mendoj aq larg. Njeriu nuk ka nje fantazi aq te madhe sa per te zgjidhur misteret e universit. Njeriu mund te mendoj vetem ne boten 3D(3 dimensionale).
Po ju si mendoni per universin?
ok po mundohem te jap une nje pergjigje.
e para s'kam degjuar qe universi po zgjerohet me shpjetesine e drites, kjo s'besoj se eshte e vertete, ajo qe eshte vene re eshte qe universi po zgjerohet dhe shpejtesia e zgjerimit eshte ne rritje, dmth ka nje nxitim.
sa per kohen qe ndalon, ky eshte nje rrjedhim i teorise se relativitetit. sipas kesaj teorie, kohezgjatja e nje ngjarjeje varet nga shpejtesia e vrojtuesit, dhe pikerisht nje vrojtues qe leviz me nje shpejtesi qe i afrohet asaj te drites, perjeton kohezgjate me te medha per te njejten ngjarje ne krahasim me nje vrojtues qe ka shpjetesi me te vogel. teoria e relativitetit thote gjithashtu qe shpejtesia e drites nuk mund te arrihet, por ne vetem mund t'i afrohemi pambarimisht asaj (ne teori gjithmone) dhe si rrjedhim kohezgjatja do te shkoje pambarimisht ne plus infinit (dmth koha ndalon).. ver re fjalen pambarimisht, kjo nenkupton process dhe jo moment statik. pra asnjehere s'do te vije nje moment qe te arrihet shpejtesia e zeros si rrjedhim ndalimi i kohes.
rrjedhime te tjera jane ato te distances, qe zvogelohet pambarimisht me afrimin e shpejtesise se drites si dhe te mases qe shkon ne plus infinit me afrimin e shpejtesise se drites...
prandaj edhe thuhet qe fotonet apo pjeseza te tjera, nuk kane as mase as dimension, pikerisht sepse levizin me shpjetesine e drites, dhe po te kishin mase atehere sipas teorise masa e tyre do te shkonte ne plus infinit..
Re: Disa Vrima te Zeza
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
Lenda vertitet furishem perreth vrimes se zeze,deri sa te gellditet pergjithmon prej saj.
pershendetje konti
Pasi qe Ajo eshte e ngjeshur ne menyren te pashprese brenda vetvetes deri ne ate pike ku vellimi i saj eshte bere zero ndersa dendesia eshte bere e pafundete
ja
kjo eshte nje
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.