| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)
Po them edhe une 2-3
Dhente e dhite e Zeres,nami i Hasan qeres
Me mire te te dale syri se sa nami
Eres dhe hasmit tregoju gjoksin
Trimi i mire me shoke shume
Greku i pabese me thiken ne brez
Nuk e nxjerr qimen nga qulli
As ta bene as te leshon
Nuk humbet Stambolli per gjilpera
99 si shtepite e Tepelenes(dikur)
Punen e bene gomari tagjine e ha kali
do rrahur si gomari ne duhan
E dogji qulli,tani i fryn kosit
Hane fshat,hane Bagdad
Ik or turkoshak
Thuam me ke rri te te them se cili je
I ligu motres i miri botes
Motra jemi por shoqe s'jemi
Fajtori e ka mizen nen kesule
Ik o lab gjysem opinge
Polli mali beri nje mi
Kush i bene gropen tjetrit bie vete brenda
O ceco Muco Atika kerraba jote me pika
Citim:
Fajtori e ka mizen nen kesule


Ujin qe mendon ta pish, mos e turbullo!
Shkoder.
Kur te vine ment sti hane as qent...
(manati 
)
hej
mos bertit se nuk jeni ne male
kur ta gjuajshe gurin mos meshe doren etj.
"budallati hapi rrug" thon në tiron.....
Këto më erdhën në mend tani për tani. Shpresoj t'ju pëlqejnë. Kush thotë që gjuha shqipe nuk është e pasur?
Nuk mbulohet dielli me shoshë.
Po të flesh me qorrin, çakërr do të gëdhihesh.
Nuk lahet m..i me sh…ë.
Sipas kokës të verë festen.
Bjeri gjatë të të dale shkurt.
Me një brimë i bie fyellit.
I dhj..ri shan të përmjerin.
Pula e botës është më e majme.
Atij i pjell edhe pula edhe gjeli.
Fillimi i mbarë, gjysma e punës.
Dy mami e nxjerrin çyryk fëmijën.
O Zot bëmë me fat dhe hidhmë ne pleh.
Se të thashë nuk te rashë
Nuk mbahet shtëpia me miell hua.
Tamaqarllëku të le pa gjë.
Për një kockë, gjer në Poloskë.
Mos u shiko si gjeli me brekë.
U ngjit si m..i pas këpucës.
Ata të dy janë by…e brekë.
Ngrihu prift të ulet hoxha.
Gjete kishë ku te falesh.
Uthulla e forte, prish enën e vet.
Bëmë baba të të ngjaj.
Kur s’ke pulën do hash sorrën.
Pse të djegë duart, kur ka mashën?
Më mire një vezë sot se një pulë mot.
Ku rrjedh, do pikojë.
Fukarai s’bëhet zengjin.
Fukarain s'e ngroh as dielli i mëngjesit.
Kalit të falur mos i shiko dhëmbët.
Koka e falur nuk pritet.
Më i rëndë bishti se sqepari.
Dhelprën e urdhërojnë, dhelpra urdhëron bishtin.
Të këqiave hapu derën!
Budallai s’ka brirë.
Të dehurit i hap rrugë edhe budallai.
"Budallai nuk ka brire" - thone ketej nga ne,,
Shtesa e 1-rë
Ku ka zë, s'është pa gjë
Nuk ia ha qeni shkopin ( shprehje frazeologjike)
Shtesa e 2-të
Ç’e ze njeriun dhe s’e heq?
Mua më del tym nga mjekra, ti kërkon të ndezësh cigaren.
Siç u pre do të griset.
Mirë gomari na ngordhi po s’na lenë rehat as mizat.
Vdis pa të të dua!
Le larua të hajë balua?
Puna e shumtë e ha të zotin (ka shuuumë të drejtë populli këtu)
Qeni, qenin s'e ha.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.