Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 »
Trego 114 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijimet e Lozonjares (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7025)


Postuar nga Lozonjare datë 06 Tetor 2005 - 17:54:

Enderr e keqe

--------------------------------------------------------------------------------

Tymos brenda shpirtit tim
mendimin per ty
Qe erdhi tek une e u be ves
digjet si cigarja
nga frymemarrja e dites
Ne qiellin e vogel pa ty
fije mendimesh
te tjerrura
rregullisht ne menyre te cregullt
pluskojne ,
ne mjegullnajen e mugeses tende
Ndoshta nje dite kete ves" do e le
mbase dhe ti ke per te ardhe
atehere kur une nuk do jem me
Mendimi per ty , do me kete vrare....
shume keq......


Postuar nga Lozonjare datë 06 Tetor 2005 - 18:01:

Imazhi yte.....

Malli ka thyer kupat,
mbi koken time
Ne zemer te zjarrit
ka rene,
pas muzgu......
blu e gri
Ne veshjen e flakte te nje endrre
digjet per te njemijten here
imazhi yt


Postuar nga Lozonjare datë 06 Tetor 2005 - 18:04:

Pa titull

Mbreme ra shi
ndjeva gjethet
pas shpines sime
putheshin me pikat,
bari kokeulur ne gjurmet e tua
Ikja jote fjale e fundit e mbremjes
Nga gjoksi me del nje vaj qe kthehet shi
si vije uji ne bar.
Nata
rri e qete nen shi
si une pa ty.


Postuar nga Lozonjare datë 06 Tetor 2005 - 18:34:

Tingujt e harreses dhe ne
E une shume larg me nenqeshjet pas shpine luaj te heshturin
Te diturit imitojne njeri tjetrin
Te marret nuk dine se kujt duhet ti besojne
Tingujt e harreses dhe ne
E une shume larg nga ju mes jush
Imitoj te diturit
Te marret me mbajne hise


Postuar nga unforgiven datë 07 Tetor 2005 - 05:59:

Lozonjare shume te bukura poezite..(Por mungon fjala e kritikut..)


Postuar nga Isra datë 07 Tetor 2005 - 12:00:

Si gjithmone poezite e tua Lozka mbulohen nga vesa rinore e shpirtit tend te brishte.......
pergezime


Postuar nga Lozonjare datë 07 Tetor 2005 - 15:53:

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Lozonjare shume te bukura poezite..(Por mungon fjala e kritikut..)




Flm unforgiven....do mu bente shume qefi te merrja kritika...megjithate kam marr kritika dhe kane qene me vende...


Te pershendes Lozka shume..


Postuar nga Lozonjare datë 07 Tetor 2005 - 15:54:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
Si gjithmone poezite e tua Lozka mbulohen nga vesa rinore e shpirtit tend te brishte.......
pergezime




Isira ku je ti yllo...mos harro se ty te kemi njesh per shkrime..flm shume qe me vlersoni...i mirpres shume vlerat nga njeriz me vlere ne kete forum.



Ju puth forte Lozka


Postuar nga Lozonjare datë 07 Tetor 2005 - 16:36:

Dashuro dhe Fal

Eh mjaft me! Mjaft o i pabese
edhe sikur rrugeve te endesh pa shprese
edhe sikur zeri te dridhet para saj
mos e nemo ate kohe. mos se ti s'ke faj
Mos e lodh me pyetje me mundime shume
mos i faj vec heshtjes, naten e pagjume
mos e shif ne enderr me mall e harruar
mos e sfilit shpirtin, plagen e duruar
Mos o lyps i mjere, mos qaj per te tjere
ne shpirt ti ke dhimbje, loti s'te eshte prere
duro edhe pak semundjen e marre
fytyre vetmitare kapilare te vrare
Falja heshtjen nates, mistike e pabese
buzeqeshje embel, lengimi u tret
nen zene e saj te fshehte
ti dashuron serisht
Ty ethet te mbuluan, kurmi yt u nxi
shplodhu prane kujtimit, fshije mallin sot
leroi ti brengat, doren i shterngo
I epur per ndjenje, syte e tu shkendije
guximi Otellos sa per shtat te ri
kujtoje Shekspirin behu pak i gjalle
VEC MOS E TEPRO..."DASHURO DHE FAL"


Postuar nga Lozonjare datë 07 Tetor 2005 - 20:40:

RREFIM

Ma rrefeve ndjenjen
ndjenjen jeteshuar
me pluhur mbuluar.
Mallin nuk ma nxore
zemren ma kerkove
mua s'me besove.
Dhimbjen pagezuar
plagen e duruar
vec ti ma shkrutove.
Vec teje adhuroj
endrren tone te marre
nje lule rreth saj
shpirtin e paane.
VEC TI ME SHEROVE
TI ME LUMTUROVE
AH NE DASHURI
VEC ME TY UN RASHE.


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 »
Trego 114 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.