Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)
Dhe vjen nje dite…
Vjen nje dite te ftohen duart
Dridhen parreshtur si purteke
Vjen nje dite te shtohen rrudhat
Kthehesh ne rrudhe dhe ti vete.
Dhe vjen nje dite disi papritur
Te ze mat, as vete se ndjen
E shikon veten rrudhosur, thinjur
Mbuluar koka me argjend
Vjen nje dite te le fuqia
Nuk je ne gjendje te mbash vetveten
Bashke me te vjen pleqeria
Kjo shtrige e keqe, moter me vdekjen
Dhe vjen nje dite loti rreshket
Ashtu si cika permbi cati
Shiritin vidios prapa e kthen
Kujton rinine plot dashuri.
Dhe vjen nje dite te lene dhembet
Koret e bukes dot si pertyp
Ah vjen nje dite te merren kembet
Veshet te lene, te lene dhe syte.
Vjen dite kur njerezit, te sillen ftohte
Sikur te ishin ngrire, ajsberge…
Tashme dhe kembet nuk te zene ngrohte
Madje mbeshtjellur dhe nen kuverte.
Re: Letra qe su sos kurre!
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Jam e ulur ketu ne shkalle
dhe po te shkruaj kete leter te bardhe
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir me ka marre malli per ty
ta dish, te dua me shume se k'ta dy sy
Bir vetem ty te kam
bir per ty zemra me qan
Me mire te binte termeti
sesa te egzistonte kurbeti
Ke ikur larg refugjat
dhe gjumi sme merr dit e nat
Bir mos te ka ndodhur gje?
se letra nga ti nuk kam marre me.
kam shume kohe qe po te pres
nga ky mall nje dite do vdes.
Shikoj tutje ne horizontin e larget
dhe mendja tek ti me rrin e vaket.
nga koka mend po pellcas
nga buzet me iku dhe ai pak gas.
tashme te pres te vish
atje me sdo te rrish
nuk kam nevoje per pasuri
se thesari im je ti
Ndaj eja o i vogelthi im
se ty te kam falur dashurine.
Ti je gezimi me i madh qe kam
nena as me jeten e saj nuk te ndan.
Ti linda bir te perkunda ne djep
te rrita,u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe jashte bente shterngate, furtune.
Me keto dy duar djepin ta perkunda
per dy vjet me rradhe me gjirin tim te menda
Babane dot se njohe e di
s'more nga ai ndopak dashuri
Ta dish bir, ai fort te deshi
por nje nate te lige vdekja e gjeti
e di bir e di, u rrite pa baba
por nena vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes
ne dimer te coja gjer tek pragu i shkolles
Kur kthehesha me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje se te doja shume.
Dhe tani te dua per mua je kerthi
he pra bir i nenes kur do te vish ti?
Qe kur ti ke ikur motra eshte bere grua
nena te eshte plakur nga floku ne thua
Motra ste ka pare eshte pergjeruar
ka dy vjet me varrin,eshte e martuar
syte sme jane shterur, zeri me eshte mbaruar
kane qe ate dite qe ike larg merguar.
Ne te dyja bashke muhabet bejme ndonjehere
shikoj shpesh nga rruga, te pres ty ne dere
njera porsi korbe, tjetra kukuvajke
njera rrin ne dere, tjetra ne varrziun nate
Se mbaj mend o bir sa vjet kam pa te pare
lotet s'me jane shterur syte me digjen zjarr.
as vete se di se si kane duruar
kaq vjet pa te pare si nuk jane verbuar!!
Eja pra o bir se une po te pres
te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty bir sa je rritur
se kur u largove dukeshe i mitur
Une i lutem Zotit te mos na kete denuar
nena te prese ne dere e djali te rrije merguar.
Ti bir nga letra ime mos u fut ne trishtim
se po ste pashe ne kete bote te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar
mbart ne shpine te saj shume te deshperuar
Eh o biri nenes nuk di cte te them
kam shume plage ne zemer e shpirti me dhemb
Me lot rrit dy femije e i nxjer ne jete
vajza transferohet,djali shkon n'kurbet.
Me motren kam folur, leter i kam derguar
me eshte caktuar dita atje per ta takuar.
Eh ta dish o bir si endet shpirti im
nje here ne k'te bote nje here ne amshim.
Nuk di o bir jo, cte te them vertete
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
jam ketu ne shkalle ndjehem e vetmuar
koka sec me zien malli me ka copetuar
Eh o bir i nenes rri ketu te pres
nje here te te shoh e pastaj te vdes
Po i lutem Zotit te leshoje murlan
per nje cast te veten djalin t'me sjelle prane.
O ju shume rruge qe kemben sdi ku hedh
nena rri e pret e djali boten bredh.
nena rri e pret, e djale aty nuk ka
eshte bere e skalitur, veteveten po ha.
O ju dallendyshe qe veni e vini
djalit tim te vetem adresen a ja dini?
Pyet e pyet nena, por me kot
as murlan as zogj nuk ja sjellin dot
Stilolapsi i nenes sec mbeti pa boje
dy fjalet e fundit i mbeten ne goje
mbeti leter e shkruar,ngeli pa adrese
e vuri nen koke qe kollaj te vdese
nena e shkrete nga dhimbja vdiq aty ne shkalle
djali mbet ne mergim as vdekur as gjalle.
Re: Re: Letra qe su sos kurre!
Citim:
Po citoj ato që tha engjell_mbrojtes
cfare te te them indrit....nuk i kisha lexuar me pare keto poezit e tua...!
te rrenqethihn mishin.....ke vertet nje shpirt poetik dhe artistik...urime dhe suksese te metejshme...!
rrespekte engjelli![]()
Qiriri gjithmone ka qene frymezues per njerezit e letersise duke filluar qe me Saadiun e urte duke vazhduar me Kajamin e madh e Naimin dhe duke mos perfunduar me te "voglin" Indrit.
Perballe drites se qiririt
Perballe drites se qiririt sot po tretem si qiri.
Ne k'te nate kaq te erret shok te vetem kam qirine
Sot kam humbur gjithcka kisha, te kam humbur edhe ty
Sot kam humbur ndjenjen time, bashke me te dhe dashurine.
Sonte hena porsi zane, ne mes resh u fsheh papritur
Edhe ylli qe sodita per kaq nete me rradhe u fsheh
Me nuk pres as nuk kam shprese te ndricoje yll i ndritur
Sonte ylli i zemres sime ne nuk ndrin, u nxi, u zbeh...
Perballe dites se qiririt shpirti im sot pi vetmine
I tregon drites se tij per brengat ne kraharuar
I tregon plaget e zemres, i tregon per dashurine
I tregon edhe per ndjenjat qe tashme kane fluturuar.
Qiririt i rri per balle, i fshij lotet qe i rrjedhin
Dhe e pyes: perse digjet, pse i shkojne lotet varg"
"S'digjem vete- une i mjeri por te tjere po me djegin
Digjet trupi im dhe shpirti ,ndersa une qaj e qaj...
Zjarr i ndezur rri qiriri, neper trup nje lot i rrjedh
Loti ja pershkon tere trupin, sapo pak ti digjet filli
Dhe mua me rrjedhin lotet,shkasin thelle ne zemer thelle
Zjarr me ndizet kraharori, si fitil me digjet shpirti.
Keq me erdhi per qirine, se per shkakun tim po tretej
Me nje ndjenje dhembshurie u afrova per ta shuar
Ndoshta neser k'jo e mire permbi mua do te kthehej
Ndoshta neser do me shuaje vasha qe kam dashuruar.
Qiririt i rri per balle,por tashme nuk ndrin, u shua
Do ta shpoje erresiren lot i nxehte i shpirtit tim
Ne u djegsha, do te digjem per ty zemer, se te dua
Se gjithmone pas perendimit ka patjeter nje agim.
Te lumte !
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Kur te mos jesh
Kur prane meje, te mos jesh
Kuptimin plages do ja mesoj
S’do di te flas,as dhe te qesh
Zemervrare do te t‘kujtoj.
Kur ti te jesh larg meje
Plages do ja di kuptimin
S’do me mbetet pike hareje
Do te marr per himn vajtimin.
S’di ne jete kur do qetesohem…
S’di kur loti do me ndalet
Sot me lotin po martohem
Kur te vdes, prej tij do ndahem.
Sot dhe zemra po me tretet.
Kur ti shkruaj keto fjale…
Nga dy faqet loti shprehet
E godet zemren si dallge
Kete vaj nuk e shmang dot
Nga kujtesa dot se fshij.
I rende loti ne k’te bote
S’ka te rende aq sa ai.
Po ti valle a do kujtosh…?
Ne k'te bote sa te kam dashur!
Kur ti vije sa gezohesha…
Me te madh gezim s'kam pasur.
Kur gjithcka ty te tregoja
Emrin tim,te shkuaren time…
Kur c'do dhimbje e harroja
Ishe ti, me e madhja dhimbje.
Dot nuk mundem te harroj
Qe mes lotesh me braktise
Ty qe ne ndeshkim me flake
Qe aq larg prej meje ike.
Ty te kisha burim shprese
Ty te kisha rreze drite
Afshin zemres ti ja ndeze
E serish tani ja fike.
Caushi te falenderoj per vleresimin.Nje pershendetje per ty.
Kontrast.
Zemra ime nuk brengoset, ne me cjerr gjembi i trendafilit
Nuk merzitem dhe as qahem ne me shpon apo me ther
Se pas cjerrjes apo therrjes do mberrije cast i gezimit
E c’do dhimbje do harrohet kur prej tij do te marr ere.
Dhe ne bleta me thumbofte nuk brengosem asnje pike
Nuk brengosem se pas thumbit me dhuron mjaltin e embel
Kur shijon te verdhin mjalte harron thumb,andrralle te lige
Sapo mjaltin ke provuar e fal bleten me gjithe zemer.
Por me behet zemra cope nese grereza me thumbon
Sepse nuk ka mjalte si bleta, as si trendafili ere
Ere te mire ti nuk me jep, atehere pse me helmon?
Nese mjalte nuk me dhuron, mos me helmo me zeher.
Mos me kerkoni!
Mos me kerkoni,miq te nderuar
mos me kerkoni me mallengjim
tashme nga ju larg jam larguar
ne shteg te erret ne rruge pa kthim.
Mos me kerkoni me neper vargje
Me sjam aty kam ikur larg
Si lot jam tretur neper faqe
Nje lot i thare, as djeg as lag.
Mos me kerkoni, mos me kerkoni
si vese mengjesi jam tretur une
Me nuk vij pas, nuk mundem dot
kam ikur larg, pa name pa gjurme.
Citim:
________________________________________________
Po citoj ato që tha Indrit
Mos me kerkoni!
Mos me kerkoni,miq te nderuar
mos me kerkoni me mallengjim
tashme nga ju larg jam larguar
ne shteg te erret ne rruge pa kthim.
Mos me kerkoni me neper vargje
Me sjam aty kam ikur larg
Si lot jam tretur neper faqe
Nje lot i thare, as djeg as lag.
Mos me kerkoni, mos me kerkoni
si vese mengjesi jam tretur une
Me nuk vij pas, nuk mundem dot
kam ikur larg, pa name pa gjurme.
_______________________________________________
oh shume e trishtueshme ......... kjo poezia e fundit.
hope not really said!!!!!.........
_____________________
rrjedhje loti…, reflektim…, dhimbje….
_________________________________________________
Po citoj ato që tha Indrit
ÇANTA E UDHËTIMIT
O çantë
A nuk u lodhe nga udhëtimi
A s’të ka ardhur koha për t’u kthyer
Të kam mbajtur mbi supet e mia një kohë të gjatë
Dhe kurrizi më është kërrusur
... U lodha ...
Udhëtim akoma udhëtim...
Drejt një bote të panjohur
U bëre jastëku im
Ajo me të cilën ndaja jetën time
Shoqëruesja e udhëtimit tim të gjatë.
... Ah moj çantë ...
Ti që mbajte dhembjet dhe rënkimin tim
Ruajte të fshehtat e mia...
E çmendur je ti!
Je e dashuruar pas udhëtimit!?
Ti nuk ke as vend as vatan
Kurse unë
Kam humbur vatanin dhe ëndrrat e mia ...
Nuk kam strehë që më mbulon
As vatan që më strehon.
Sillem vërdallë rrugëve
Dhe jam këtu
Duke ecur e ecur
I humbur mes rrugicash
Kaloj male e lumenj
Këmbët nuk më mbajnë më...
Nuk di a kam vend në këtë libër
Asgjë nuk më kujtohet
Përveç lotët e nënës në çastin e ndarjes
Ti o çanta ime
Të lutem, më thuaj
Kush e shkroi që ne të dy të jemi shokë rruge
Të përgjërohem me atë që të bëri ty
Shoqëruesën time të përjetshme.
Të lutem...
A nuk ka ardhur koha që të të lë në një cep
Që t’i tregoj rrëfimin shoqes time të jetës
Në takimin që kam ëndrruar prej kohësh
E di që je xheloze për këtë
Ngase ti kërkon të qëndroj me ty
Të shetisim çdo vend të kësaj bote
Sikur SINDIBADI
Të bëhem rob i yti.
Mos u frikëso moj çantë
Se akoma më merr e më dërgon aty ku dëshriron ti
Por, do të më humbasësh një ditë...
E do të merr malli për mua
Ti do të plakesh
Do të jesh e arrnuar
Por mos u mërzit
Nuk ka mërzi më te madhe
Se të humbasësh vatanin
Dhe të mos mund të kthehesh atje
Lerma mua mërzinë...
Ajo është shoqja ime e jetës
Është bashkëudhëtarja ime
Herë e mund e herë më mund
Kam frik të vdes dhe të lë vetëm
Kush do të mbajë pas meje?
Kush do të kujdeset për ty, o çanta ime?
Tek ti shikoj atdheun tim
Shokët, familjen
Fëmijërinë time, ditarin tim
Rënkimet e thellësisë së shpirtit
Nga pesha e kohës së pluhurosur
E mbushur me helmin e verdhë që rritet e rritet
Tallet me ne, na rethon
E pastaj na hedh nëpër rrugë
Të errëta e qorrsokaqe.
O çantë ...
A nuk ka ardhur koha të kuptosh
Se ai që humb vatanin është
I pa vend në këtë botë të çmendur.
Pa vend, pa identitet
Është thjesht një
______________________________________________
p.s. paqja te prifte indrit dhe suksese ne krijimtarine tende poetike kudo qofsh; ke shpirt te madh si i cdo poeti.
Belkisa te falenderoj per ndjekjen, urimin dhe vleresimin.Nderkohe te pershendes ngrohtesisht me disa vargje...
Indrit.
Me shpirt do qaj...
Mund te dukem se shkelqej
Por ne zemer jam i djegur
Mund te dukem se defrej
Rrebelohem duke qeshur.
Dhe ne qesh s’jam i gezuar
Me ben te qesh dhe trishtimi
Ne lotoj s’jam i munduar
Shpesh me rrjedhin lot gezimi.
Ndonjehere qesh ironia
S’di ne ka tjeter si mua
Qaj e qesh nga xhelozia
Qaj e qesh dhe kur nuk dua.
Tjetergje fsheh brenda vetes
S’jam gjithmone ai qe ngjaj
Mund te qesh ne jete te jetes
Por perjete me shpirt do qaj.
Cfare ka zemra qe po qan
per ty shume eshte permalluar
loti lotin nuk e ndan
nje puthjen tende pret paduruar
te shikoj ne sy dhe asnje fjale ste flas
sepse frika me ka mbuluar
ku je shpirt pergjigju ti
mos e ler kete zemer te perveluar
sa here zemra per ty mendon
nje pike loti ne sy me vjen
zemra ime te kerkon
ilaci i saj vetem ti sot je
neser ndoshta tjeter dashuron
po per sot fajj mos i ze
eshte mbyllur ne vetmi
qan pa ze qan per ty
ndaj pse qan ate mos e pyet
nuk besoj qe do pergjigjen
qan per mallin qe ajo mban
qan se pergjigje ajo nuk gjen
ne qofte se te gezuar perseri do ta shikosh
thuaji qe e ke falur dhe me puthje do e mbulosh
PER TY miremengjesi
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.