Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga lorie datë 23 Qershor 2006 - 03:09:

Nqs do nisesha

nga cfare bejne te tjeret sigurisht qe brenda meje do formohej mur gjigand ,nje porte e celikte qe do hapej rralle, vetem kur njeriu te ishte testuar per nga intelekti,besnikeria, sinqeriteti etj. Ky tip burgu qe gjithkush kalon ne jete se gjithkush ka probleme me besimin tek njerezit,do sundonte mbi ndjenjat,mbi ciltersine,mbi bukurine e zhveshur njerezore.
Sa e lehte eshte te mbyllesh ne nje kulle te fildishte ,dhe sa e veshtire te tregosh sado pakez vulnerabilitet.
Per te gjetur nje force te tille mu desh te pranoja shpesh here ,ne menyra te ndryshme,duke thyer keshtu krenarine time fodulle se vertet une jam vulnerabel,eshte njerezore.
Dhe duke gjetur nje liri te tille, pa frena njerezore, kupton se vulnerabiliteti eshte budallalleku me i madh per boten dhe dituria me mencur per mua.
Tashme nuk varem se cfare bejne te tjeret,une dua te mbaj zemren e cilter per ta mbrojtur ate.
Eshte paradox i madh,por e vetmja gje drejt mosngurtesimit. Kur zemra fillon ngurtesohet, te gjithe njerezit do duken me njeqind difekte, me njeqind fytyra, me njeqind probleme, me njeqind goje duke te bere ty pesimist nderkohe qe ata nuk jane gje tjeter vecse njerez zemerngurtesuar si e jotja. Ndaj ne vend qe te shoh difektet,shoh sesi mund te permiresoj,te ngre lart nje person. Kjo eshte bukuria me e kendshme qe nje njeri mund te bej.
..what peace being free..
it's a voice inside me.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.