Forumi Horizont Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga Isra datë 11 Tetor 2005 - 12:31:

(dedikuar shokut tim te jetes)

Me pyete nje dite, c'jam une per ty?

je drite e fuqishme
je enderr sublime
je mal me debore
mbret me kurore

je lot ne syt e mi
qe fort te shtrengoj
je fjale dashurie
vec ty ta dhuroj

je lule plot ves
mbremje e mengjes
marr force te jetoj
kur ty te kujtoj

me pyete nje dite, c'je ti pa mua?

jam rrenje e shkulur nen kembet e tua
jam zog qe s'kendoj
ne kafaz qendroj
jam trup pa koke
jam nate pa hene
jam yll pa shkelqim
jam flutur pa krahe
diell ne perendim


Te pyeta nje dite, c'jam une per ty?
embel me veshtrove me ata te zinj sy
je gjysma ime qe me mungon
je ti ajo qe mua me ploteson.........


  Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.